Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

26/11/2026 - 12:40
në Kryesore, Lajme
A A
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka vlerësuar lart kontributin e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, në organizimin e aktiviteteve për çlirimin e vendit dhe në shtetndërtimin e Kosovës..

Në ceremoninë e përurimit të lapidarit të Jakup Krasniqit dhe tri shkronjave të UÇK-së, në fshatin e lindjes së tij në Negroc, Lladrovci ka thënë se Krasniqin e kishte njohur fillimisht përmes angazhimit dhe përkushtimit të tij për lirinë e Kosovës, para se ta njihte personalisht.

Ai ka treguar se për kontributin e Krasniqit kishte dëgjuar edhe nga ish-bashkëluftëtarët, përfshirë Ilaz Kodrën dhe Fadil Gashin, të cilët e kishin pasur mësues në Skenderaj, duke e përshkruar si njeri patriot dhe të përkushtuar.

Lladrovci ka kujtuar edhe aktivitetet e përbashkëta me Krasniqin, duke veçuar një natë të gjatë diskutimesh për unifikimin e politikës dhe të aktivistëve politikë, së bashku me vëllanë e tij, Fehmiun, dhe Gani Sylën.

Ai ka thënë se Jakup Krasniqi kishte qenë ndër të angazhuarit në aksionet e para dhe kishte dhënë orientime për organizimin dhe realizimin e tyre, duke qenë pjesë e organizimeve që i paraprinë themelimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe fillimit të luftës.Lladrovci ka kujtuar edhe natën e 31 dhjetorit 1991 dhe fillimin e vitit 1992, kur, sipas tij, Krasniqin, së bashku me Adem Jasharin dhe bashkëluftëtarët e tjerë, e kishin pritur pas rezistencës ndaj policisë serbe, në sulmin e parë ndaj familjes Jashari.

Kryetari i Drenasit ka folur edhe për kontributin e Krasniqit në shtetndërtimin e vendit, ndërsa ka shprehur bindjen se ai dhe ish-krerët e tjerë të UÇK-së do të lirohen nga Gjykata Speciale në Hagë.

“Baci Jakup ka dhënë kontribut shumë të çmueshëm në shtetndërtimin, në çlirimin e vendit, shtetndërtimin e vendit dhe tash po përballen padrejtësisht në Gjykatën e Hagës dhe unë personalisht shpresoj me bindje të madhe se Apeli do t’i lirojë, sepse heronjtë tanë Baci Jakup, Hashimi, Kadria, Rexha, Cali dhe të tjerët janë heronj të lirisë së Kosovës dhe janë ata që nuk kanë bërë asnjë krim, por e kanë ruajtur, e kanë mbrojtur, e kanë mbështetur popullin tonë”, ka deklaruar Lladrovci./EO

Tags: Jakup KrasniqiRamiz Lladrovci

JU REKOMANDOJMË

Haxhiu: Jemi pranë krerëve të UÇK-së që edhe këtë nëntor po mbahen në Hagë, vendi i tyre është në Kosovë, do të angazhohemi që ata të lirohen

Haxhiu: Jemi pranë krerëve të UÇK-së që edhe këtë nëntor po mbahen në Hagë, vendi i tyre është në Kosovë, do të angazhohemi që ata të lirohen
26/11/2026 - 12:34

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, kujtoi momentin historik të paraqitjes së parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa deputetët u ftuan të ndjekin pamjet e asaj dite...

Më shumëDetails

“E di se kush ia ka vrarë babën”, Besian Mustafa i përgjigjet Xhavit Halitit

“E di se kush ia ka vrarë babën”, Besian Mustafa i përgjigjet Xhavit Halitit
26/11/2026 - 11:54

Deputeti i LDK’së i është përgjigjur Xhavit Halitit pasi ky i fundit në një emision televiziv ka thënë se “Besian Mustafa e din se kush ia ka vrarë...

Më shumëDetails

Flamuri kuqezi dhe ai i UÇK-së vendosen edhe në ulëset e deputetëve të Listës Serbe – dikush i largon

Flamuri kuqezi dhe ai i UÇK-së vendosen edhe në ulëset e deputetëve të Listës Serbe – dikush i largon
26/11/2026 - 11:14

Flamuri kombëtar shqiptar dhe flamuri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë vendosur edhe në ulëset e deputetëve të Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës. Kjo është vërejtur gjatë...

Më shumëDetails

Rritja e madhe e çmimeve në Kosovë: Uji shtrenjtohet për 32.2 për qind, pijet për 20.1 për qind

Rritja e madhe e çmimeve në Kosovë: Uji shtrenjtohet për 32.2 për qind, pijet për 20.1 për qind
26/11/2026 - 10:15

Çmimet e produkteve të importuara në Kosovë janë rritur për 5.4 për qind në baza vjetore, ndërsa çmimet e produkteve të prodhuara brenda vendit kanë shënuar rritje prej...

Më shumëDetails

Aksion i madh i Policisë, FIT-it dhe AKI-së në Prishtinë, arrestohen 3 persona dhe sekuestrohet pasuri mbi 1 milionë €

Aksion i madh i Policisë, FIT-it dhe AKI-së në Prishtinë, arrestohen 3 persona dhe sekuestrohet pasuri mbi 1 milionë €
26/11/2026 - 09:54

Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion të madh me mbështetjen e Njësisë Speciale Fit dhe AKI-në në katër lokacione në Prishtinë dhe Fushë Kosovë, ku ka arrestuar...

Më shumëDetails

Sot përurohet lapidari i Jakup Krasniqit në fshatin e tij të lindjes

Sot përurohet lapidari i Jakup Krasniqit në fshatin e tij të lindjes
26/11/2026 - 09:05

Në hyrje të fshatit Negroc, vendlindjes së Jakup Krasniqit, sot do të përurohet një lapidar në nderim të figurës së njohur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Me këtë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Selam Alejkum, Selam Alejkum…”, zbardhen bisedat në rastin e vra’sjes së policit Muhamet Lika

    “Selam Alejkum, Selam Alejkum…”, zbardhen bisedat në rastin e vra’sjes së policit Muhamet Lika

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Aksion i madh i Policisë, FIT-it dhe AKI-së në Prishtinë, arrestohen 3 persona dhe sekuestrohet pasuri mbi 1 milionë €

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Çka ndodhi në seancën që përfundoi me përleshje fizike në Kuvendin e Mitrovicës, flet Safet Kamberi

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Aksion policor në “Marigona Hill”, tre persona përfundojnë në pranga për mashtrime me kartela

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • “E di se kush ia ka vrarë babën”, Besian Mustafa i përgjigjet Xhavit Halitit

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë