Në hyrje të fshatit Negroc, vendlindjes së Jakup Krasniqit, sot do të përurohet një lapidar në nderim të figurës së njohur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Me këtë rast do të zbulohet edhe mbishkrimi me tri shkronjat “UÇK”.
Lajmi është bërë i ditur nga nipi i tij, Agron Krasniqi, i cili ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në këtë ngjarje, që shënon një moment të veçantë për fshatin dhe familjen Krasniqi. Jakup Krasniqi aktualisht ndodhet në paraburgim në Hagë.
Ndryshe, Krasniqi kishte qëndruar katër ditë në Kosovë, pas një vizite humanitare të lejuar nga Trupi Gjykues i Dhomave të Specializuara. Gjatë kësaj kohe ai qëndroi pranë familjes në Prishtinë, ndërsa netët i kaloi në objektin e EULEX-it në Fushë Kosovë, nën masa të veçanta sigurie. Më pas, ai u kthye në Hagë.













