Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

5 milionë euro për familjet në nevojë nga Qeveria, Kurti: Dimri të kalohet sa më lehtë

06/12/2023 - 10:43
në Lajme
A A
5 milionë euro për familjet në nevojë nga Qeveria, Kurti: Dimri të kalohet sa më lehtë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministria e Financave ka prezantuar masën 1.2 për zbutjen e ndikimit të menjëhershëm socio-ekonomik të krizës energjetike përmes mbështetjes shtesë për blerjen e lëndëve djegëse për ngrohje gjatë dimrit për familjet përfituese të asistencës sociale.Subvencionimi do të bëhet përmes llogarive bankare të familjeve përfituese. Janë 21 mijë familje me 81 mijë anëtarë përfitues. Shuma totale e subvencionimit është pesë milionë euro, derisa masa është mbështetur nga Bashkimi Evropian.
Kryeministri Albin Kurti tha se po mbështesin familjet me asistencë sociale për blerjen e lëndëve djegëse. Ai përmendi të arriturat e kësaj Qeverie sa i përket mirëqenies së qytetarëve.“Shumë sfida i kemi kaluar dhe i kemi shndërruar në arritje. Varësisht nga rrethana mund të ndryshoj rrethana po asnjëherë cakun. Përkrahëm me 1.4 milion euro katër kuzhina popullore 36 mijë pako ushqimore. Qysh në vitin e parë të Qeverisë tonë e formuar kujdesimin e nënave e lehonave. Aktualisht jemi në proces të sipër të subvencionimit të energjisë elektrike”.
“Me 5 milionë euro mundësohet subvencionimi i lëndës djegëse për ngrohje në mënyrë që dimri të kalohet sa më lehtë”, ka shtuar ai.
“Sot jemi bashkë për ta prezantuar edhe një masë e cila në qendër ka grupe të cenueshme të shoqërisë ata që kanë nevojë më së shumti për dorën e shtetit. 5 milionë euro kemi nda, ku qeveria do të mundësojë masën për blerjen e lëndëve djegëse për familjet me asistencë sociale. Jemi dhe do të mbetemi qeveri që udhëheq e mbështet dhe nuk lë askënd mbrapa”.
Ministri i Financave Hekuran Murati tha se në kuadër të kësaj mase për një familje katër anëtarësh do të jepen 120 euro dhe 30 euro për çdo anëtarë të familjes.Përfitues të kësaj mase, siç tha Murati, do të jenë familjet me asistencë sociale.
“Masa më e fundit është kjo për familjet me asistencë sociale ku do të përftojnë për mbështetje shtesë për blerjen e lëndës djegëse, për stinën e dimrit. Pakoja energjetike emergjente është mbështetur nga Bashkimi Evropian. Janë 5 milionë euro të alokuara për këtë masë”.“Qendrat për punë sociale i kanë familjet me asistencë sociale. Për një familje katër anëtarësh janë 120 euro dhe 30 euro për çdo anëtar të familjes, që i bien gjithsej 240 euro për një familje katër anëtarësh. Ai po ashtu tha se janë në proces të verifikimit të familjeve, ku janë diku 21 mijë familje”./EO/

JU REKOMANDOJMË

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë