Deputetja Shqipe Mehmeti-Selimi ka reaguar në 6-vjetorin e arrestimit të bashkëshortit të saj, Rexhepit, nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.
Duke shpërndarë një pjesë të fjalimit të 10-shit në Hagë, që thoshte se është krenar që i ka dalë zot lirisë, Mehmeti-Selimi u shpreh se UÇK-ja do të jetë përgjithmonë.
Postimi i plotë:
UÇK n’Kosovë!
UÇK n’Hagë!
UÇK një herë,
UÇK gjithmonë!
“Koha se kur do të kthehem në Kosovë tash e tutje varet nga vendimi juaj, por Prokuroria duhet ta kish kuptuar se, kurdo që të kthehem, unë do të kthehem në Kosovën e lirë, në Kosovën për të cilën jam krenar që i kam dalë zot në kohën më të duhur dhe për lirinë e së cilës kam qenë dhe mbetem i gatshëm ta jap edhe jetën, sa herë që do të kërkohej nga unë.”
Rexhep Selimi














