Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shëndetësia me probleme bazike, pacientët në listat e pritjes së QKUK-së që nga viti 2018

20/05/2023 - 22:28
në Kryesore, Lajme
A A
Shëndetësia me probleme bazike, pacientët në listat e pritjes së QKUK-së që nga viti 2018
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shëndetësia kosovare vazhdon të ballafaqohet me probleme të ndryshme. Mungesa e profesionistëve dhe e aparaturave ka shkaktuar vështirësi në ofrimin e shërbimeve shëndetësore në institucionet publike. Për shërbime të caktuara ka raste kur qytetarët presin nga viti 2018. Shoqata e Pacientëve kërkon më shumë transparencë.

Pacientët që kërkuan shërbime të caktuara në Klinikën e Ortopedisë 5 vjet më parë, ende janë duke pritur.

Me të njëjtin problem po përballen edhe të tjera klinika, ndonëse janë krijuar grupe punuese për revidimin e listave. Një nga arsyet është mungesa e stafit, materialit shpenzues apo aparaturave.

Gazmend Spahia, drejtor i Klinikës së Anesteziologjisë, thotë se ka pak staf krahasuar me kërkesat e klinikave. Thotë se janë detyruar t’i shpeshtojnë edhe kujdestaritë.

“Jemi 45 anesteziolog dhe ky është numër i vogël që duhet të ndahet në 34 njësi brenda QKUK-së. Klinika e Ortopedisë ka më së shumti kërkesa dhe tash me objektin e ri kanë shtuar kapacitetet por ne nuk kemi shtuar numrin e anesteziologëve”, tha Gazmend Spahia, drejtor i Klinikës së Anesteziologjisë

Pritje ka edhe për shërbime radiologjike, ndërkohë edhe numri i këtyre profesionistëve nuk konsiderohet i mjaftueshëm pasi nga QKUK-ja duhet të asistojnë në spitalet rajonale.

“Kërkesat në klinikën e radiologjisë ende janë shumë të larta ku brenda ditës vijnë deri në 50 kërkesa për ekzaminim me rezonancë magnetike. Kemi zbut listën e pritjes”, tha Shkëndije Nuza, drejtoreshë e Klinikës së Radiologjisë.

Shoqata e të Drejtave të Pacientëve ka kërkuar më shumë transparencë në krijimin e listave.

“Duhet të menaxhohen pak më ndryshe dhe listat duhet të jenë më transparente normalisht të kodifikuara për të ruajtur privatësinë”, tha Besim Kodra nga PRAK.

Kodra konsideron se duhet shmangur mundësitë për keqpërdorim në krijimin e listave pasi dëmtohen qytetarët që detyrohen të harxhojë shuma të mëdha parash në institucionet private./RTK/

JU REKOMANDOJMË

Inspektorati mbyll shtatë biznese në veri, shqipton shtatë gjoba për shkelje ligjore

Inspektorati mbyll shtatë biznese në veri, shqipton shtatë gjoba për shkelje ligjore
30/10/2026 - 15:48

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) ka mbyllë shtatë biznese afariste në komunat veriore të vendit për shkak të mosplotësimit të kushteve minimale teknike për ushtrimin e...

Më shumëDetails

Xhevdet Tolaj dyshohet se sulmoi protestuesit në Pejë, arrestohet nga Policia

Xhevdet Tolaj dyshohet se sulmoi protestuesit në Pejë, arrestohet nga Policia
30/10/2026 - 15:21

Policia ka arrestuar një qytetar që dyshohet se ka sulmuar protestuesit gjatë protestës së mbajtur në Pejë. Sipas burimeve të Indeksonline, personi i dyshuar për këtë përleshje është...

Më shumëDetails

Kuvendi i KMShK-së mori vendime për 19 ankesa

Kuvendi i KMShK-së mori vendime për 19 ankesa
30/10/2026 - 15:14

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) në mbledhjen e rregullt ka shqyrtuar gjithsej 19 ankesa. Anëtarët e Kuvendit të KMShK-së kanë vendosur që të miratohen dy...

Më shumëDetails

Sveçla publikon dokumentin për pagesat e “Arkitektit të Kryeqytetit”: Komuna pagoi mbi 1 milion euro për dy muaj

Sveçla publikon dokumentin për pagesat e “Arkitektit të Kryeqytetit”: Komuna pagoi mbi 1 milion euro për dy muaj
30/10/2026 - 14:46

Shefi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Gëzim Sveçla, ka reaguar pasi kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, u paraqit në Prokurorinë Speciale, ku po intervistohet në cilësinë...

Më shumëDetails

“A jeni lodhë?”, “Shteti i ka durt me gjak” – Mitrovica proteston para stacionit policor kundër vrasjes së grave (Video)

“A jeni lodhë?”, “Shteti i ka durt me gjak” – Mitrovica proteston para stacionit policor kundër vrasjes së grave (Video)
30/10/2026 - 14:14

Protestuesit në Mitrovicë janë mbledhur para stacionit policor për të kundërshtuar vrasjen e grave, pas rastit të Arlinda Zekajt në Pejë. Gjatë protestës, qytetarët kanë shpalosur parullën “A...

Më shumëDetails

Përparim Rama paraqitet në Prokurorinë Speciale, dyshohet për projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”

Përparim Rama paraqitet në Prokurorinë Speciale, dyshohet për projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”
30/10/2026 - 13:38

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është parë duke hyrë në objektin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës. Rama pritet të intervistohet sot lidhur me projektin “Arkitekti i...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Emrat e zyrtarëve policorë të suspenduar për rastin e Arlinda Zekajt

    Emrat e zyrtarëve policorë të suspenduar për rastin e Arlinda Zekajt

    137 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 34
  • Ambasada Amerikane reagon për rastin e Arlinda Zekajt: Siguria e qytetarëve amerikanë është prioriteti ynë

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Ahmeti: Djali i Arlindës kishte probleme me shëndetin, ajo e menaxhonte

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Nuk e fsheh më, Dolce shfaqet në momente intime me të dashurin (Foto +16)

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Aksidenti me motoçikletë i merr jetën Beratit, vëllait të aktorit të njohur

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë