Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Sveçla publikon dokumentin për pagesat e “Arkitektit të Kryeqytetit”: Komuna pagoi mbi 1 milion euro për dy muaj

30/10/2026 - 14:46
në Lajme
A A
Sveçla publikon dokumentin për pagesat e “Arkitektit të Kryeqytetit”: Komuna pagoi mbi 1 milion euro për dy muaj
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shefi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Gëzim Sveçla, ka reaguar pasi kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, u paraqit në Prokurorinë Speciale, ku po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit lidhur me projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”.

Sveçla ka publikuar në Facebook një dokument, përmes të cilit pretendon se Komuna e Prishtinës ka paguar mbi një milion euro për shërbimet e ofruara nga Zyra e Arkitektit të Kryeqytetit, vetëm gjatë muajve tetor dhe nëntor të vitit 2023.

Sipas tij, pagesat për këta dy muaj kanë arritur në 1 milion e 48 mijë euro, ndërsa vlera e përgjithshme e kontratës për këtë projekt është 12 milionë euro.

Sveçla ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje e ka denoncuar këtë projekt që nga fillimi.

“Plot 1 milion e 48 mijë euro i ka paguar Komuna e Prishtinës për shërbimet e ofruara nga Zyra e Arkitektit të Kryeqytetit, vetëm për dy muaj, tetor dhe nëntor të vitit 2023. Ndërkohë, kontrata e përgjithshme për këtë projekt kap vlerën prej 12 milionë eurosh”, ka shkruar Sveçla.

Ai ka lidhur këto pagesa me intervistimin e Ramës nga Prokuroria Speciale.

“Tre vjet më vonë, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është thirrur për t’u intervistuar në cilësinë e të dyshuarit nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, pikërisht lidhur me këtë projekt të cilin si Lëvizje VETËVENDOSJE! e kemi denoncuar qysh nga dita e parë”, ka deklaruar Sveçla.

Përparim Rama është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale për intervistim lidhur me projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”. Ai po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit.

JU REKOMANDOJMË

“A jeni lodhë?”, “Shteti i ka durt me gjak” – Mitrovica proteston para stacionit policor kundër vrasjes së grave (Video)

“A jeni lodhë?”, “Shteti i ka durt me gjak” – Mitrovica proteston para stacionit policor kundër vrasjes së grave (Video)
30/10/2026 - 14:14

Protestuesit në Mitrovicë janë mbledhur para stacionit policor për të kundërshtuar vrasjen e grave, pas rastit të Arlinda Zekajt në Pejë. Gjatë protestës, qytetarët kanë shpalosur parullën “A...

Më shumëDetails

Përparim Rama paraqitet në Prokurorinë Speciale, dyshohet për projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”

Përparim Rama paraqitet në Prokurorinë Speciale, dyshohet për projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”
30/10/2026 - 13:38

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është parë duke hyrë në objektin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës. Rama pritet të intervistohet sot lidhur me projektin “Arkitekti i...

Më shumëDetails

Lista Serbe në panik pas zgjedhjeve në Serbi: Do angazhohemi që të mos ndalen ndihmat sociale nga Beogradi

Lista Serbe në panik pas zgjedhjeve në Serbi: Do angazhohemi që të mos ndalen ndihmat sociale nga Beogradi
30/10/2026 - 13:18

Lista Serbe, ka reaguar pas zgjedhjeve të mbajtura në Serbi, ku fitoi Lista Studentore. Lista Serbe, përmes një komunikate për media në Facebook, ka miratuar disa pika, ku...

Më shumëDetails

Përparim Rama sot intervistohet nga Prokuroria Speciale, dyshime për korrupsion në projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”

Rama i reagon Pecit për “bllokimin” e ndërtimit të objektit të Ministrisë: Dokumentacioni është i pakompletuar, i mungon dokumenti i matjeve gjeodezike
30/10/2026 - 12:56

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, sot do të intervistohet nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës. Gazeta Nacionale ka mësuar se ai do të intervistohet në cilësinë e...

Më shumëDetails

Rasti i Arlinda Zekajt: Jep dorëheqje drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha – ministri Sveçla refuzon të dorëhiqet

Rasti i Arlinda Zekajt: Jep dorëheqje drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha – ministri Sveçla refuzon të dorëhiqet
30/10/2026 - 12:44

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka dhënë dorëheqje pas rastit të vrasjes së Arlinda Zekajt. Lajmin e bëri të ditur Qeveria e Kosovës, e cila tha...

Më shumëDetails

Qytetarja, ministrave që s’dhanë dorëheqje: Qysh s’ju vjen turp, a keni gjak shqiptari?

Qytetarja, ministrave që s’dhanë dorëheqje: Qysh s’ju vjen turp, a keni gjak shqiptari?
30/10/2026 - 12:36

Një qytetare derisa po protestonte para Qeverisë për varsjen e Arlinda Zekajt, u shpreh e shqetësuar pasi dy ministrat e Kurtit, ajo e Drejtësisë, Donika Gërvalla dhe Xhelal...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Emrat e zyrtarëve policorë të suspenduar për rastin e Arlinda Zekajt

    Emrat e zyrtarëve policorë të suspenduar për rastin e Arlinda Zekajt

    137 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 34
  • Ambasada Amerikane reagon për rastin e Arlinda Zekajt: Siguria e qytetarëve amerikanë është prioriteti ynë

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Ahmeti: Djali i Arlindës kishte probleme me shëndetin, ajo e menaxhonte

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Nuk e fsheh më, Dolce shfaqet në momente intime me të dashurin (Foto +16)

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Aksidenti me motoçikletë i merr jetën Beratit, vëllait të aktorit të njohur

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë