Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pse nuk “guxojmë” të shndërrohemi në antiamerikan?

05/06/2023 - 17:24
në Opinione
A A
Pse nuk “guxojmë” të shndërrohemi në antiamerikan?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Opinion nga Fadil MALOKU, sociolog dhe profesor Universitar

1. Javëve të fundit, në mediet tona sociale (portale e tv-t nacionale) është evdidente se është duke u rritur një frymë do thoja më shumë artificiale se sa faktike e diskursit mbi temën e antiamerikanizmit. Natyrisht, ata që i dhënë “flakë” i kanë arsyet dhe interesat e tyre. Derisa ky grupimi tjetër që i bë “avokaturë” vullnetare, natyrisht që ka motive dhe synime dalluese nga të parët. Por, edhe të parët, po edhe të dytët duke apologjetizuar në veçanti interesat shtetërore e kombëtare të Kosovës, në një farë mënyre, duke u munduar ta arsyetojnë po edhe sulmojnë njëra tjetrën bien në grackën popullore,”e kruan vetullën, e nxjerr syrin”!? Sociologjikisht, fenomenet dhe dukuritë e reja sociopolitike në shoqêrinë tonë, duhet paraprakisht t’i diagnostifikojmë në mënyrë që të kuptojmë “terapinë” adekuate. Sepse, nga këto dy taborre, mund të ndodh që qëllimin e kanë të njëjtë, por, dallojnë në qasjet metodologjike pêr këto fenomene. E kam fjalën për antiamerikanizmin! Por, duke e bërë një analizë më të thellë sociologjike, ti krijon edhe konkluza logjike e racionale. Për mua, fakti dhe akti i hapjes se debatit (që sigurisht e qëllimisht mund të jetë i iniciuar edhe nga qarqet antishqiptare) është jo vetëm shume i frikshëm e i rrezikshëm për gjithë neve shqiptarëve, por, në të njejtën kohë është edhe i panevojshëm, i pakuptueshëm e padyshim edhe në shpêrputhje me trendet aktuale, globale, kontinentale e rajonale…

2. Nuk guxojmë të vetëmjaftohemi me frymën euforike të nacionalizmit tonë irracional. Sepse, mu ky turravrap i yni i pamenduar mirë dhe me peshorën e arit” mund të na fut në rrugë të pakthim të konfrontimit me vlerat perëndimore. Andaj, adresa e pushtetit për të afirmuar vlerat tonë të nëpërkëmbura nga e kaluara jo fortë e largët, nuk guxon dhe nuk duhet assesi të na e krijojë “distancën sociale” me minoritetet (sidomos me serbët e manipuluar dhe kontrolluar nga regjimi fashist i Serbisë!) dhe grupet tjera etnike. Arsyeja është shumë e thjeshtë; ne si Kosovë, nuk e kemi problemin me serbët vendas, por, me Serbinë e cila është duke bërë gjithçka për ta “mbjellur” farën dhe disponimin antiamerikan në trojet tona shqiptare. Nacionalizmi i kosovarëve, duhet të “spastrohet” dhe dekontaminohet nga synimet dhe ambiciet irracionale nacionaliste. Poashtu, ai nuk duhet as të figuroj në programet dhe agjendat shtetërore (derisa në ato partiake, mund të shërbej përkohësisht për interesa ekskluzive për animimin e opinionit të gjerë për t’i zgjedhur ata në aulën e pushtetit), ngase, Programet e simuluara dhe të stimuluara përmes “agjendave” shtetërore, shumë lehtë mund ta krijojnë një gjeneratë antiamerikane e antiperëndimore. Natyrisht, këtë synim programor, kurrë nuk kisha dashur ta shoh, e aq më pak ta realizoj ndonjë subjekt i yni nga Kosova!

3. Suma sumarum, situata në veri të Kosovës është ai “tehu i shpatës” ku më së miri do mund ta “testonim” këtë diskurs , të cilin Serbia është shumë e interesuar të na e amputoj me të gjitha mjetet (politike, diplomatike, mediale, civile, fetare, etj.) e mundshme. Pra, rreziku i politikës sonë assesi nuk guxon ta kaloj këtë “rubikon” kurthe! Ajo çka duhet tani, është se ne duhet të kërkojmë standarde e përvoja të dëshmuara evroamerikane. Të cilat në pamje të parë për nacionalistët irracional, fillimisht mund të duket humbje (pozitash në pushtet) e përkohshme, duhet të kompensohet nga opozita racionale (por, jo me pretendime krejt kozmopolite!) përmes ofertave programore afatshkurtra, afatmesme e afatgjata sociale e sociopolitike. Ndryshe, në aulën parlamentare siç edhe pamë këto ditë do të kemi vetëm; zhurmues irracional që nuk e kanë synim dhe strategji ruajtjen dhe kultivimin e konturave shtetërore, por, të ruajtjes së privilegjeve pushtetare. Thënë edhe më thjesht; në këto orë të liga kur ekziston rreziku të na amputohet pa dëshirën dhe interesin tonë epiteti (i shumëdëshiruar nga Serbia) dhe paradigma e “tehut të shpatës” së antiamerikanizmit, duhet të demonstrojmë lojalitetin dhe ambicien e synimin tonë të padiskutuar për vlera dhe standarde evroperëndimore…

në këto orë të liga kur ekziston rreziku të na amputohet pa dëshirën dhe interesin tonë epiteti (i shumëdëshiruar nga Serbia) dhe paradigma e “tehut të shpatës” së antiamerikanizmit, duhet të demonstrojmë lojalitetin dhe ambicien e synimin tonë të padiskutuar për vlera dhe standarde evroperëndimore…

JU REKOMANDOJMË

Mbreti i popullit

Mbreti i popullit
28/08/2026 - 21:51

Shkruan: Petrit Selimi Mbreti Harald V i Norvegjisë u nda nga jeta. Gjatë luftës në Kosovë, ai tregoi dhembshuri të thellë ndaj refugjatëve kosovarë, si pjesë e një...

Më shumëDetails

A ka orë më cinike? – Bota Serbe nderon gjenocidalin Mladic, luftëtarët e lirisë e aleatët e NATO’së po kriminalizohen

A ka orë më cinike? – Bota Serbe nderon gjenocidalin Mladic, luftëtarët e lirisë e aleatët e NATO’së po kriminalizohen
28/08/2026 - 19:15

Vdekja e gjeneralit famëkeq, arkitektit te Srebrenicës dhe akterit gjenocidial – Ratko Mladic ndodhi në një kohë interesante. Në Serbi po bëhen gati për zgjedhje dhe nuk do...

Më shumëDetails

Kur absurdi i shtetit bektashi bëhet normalitet: Deliri mesjetar i një republike të marrë peng

Kur absurdi i shtetit bektashi bëhet normalitet: Deliri mesjetar i një republike të marrë peng
22/08/2026 - 11:56

Shkruan: Adri Nurellari Rikthimi i debatit për të ashtuquajturin “shtet bektashi” dëshmon qartë se si absurdi mund të riciklohet vazhdimisht në mënyrë kokëfortë, derisa të pranohet e të...

Më shumëDetails

A po mendon Lumiri se është ekzorcist?

Kush kë e mund, Buzhala me analizë për zgjedhjet: Me Bedri Hamzën PDK-ja del e dyta!
19/08/2026 - 18:17

Për disa javë me radhë, Lumir Abdixhiku dhe miku i tij i ri, Albin Kurti, janë takuar për ta gjetur një formulë bashkëpunimi për krijimin e institucioneve. Mundësitë...

Më shumëDetails

Zjarri në Vlorë dhe tymi në Kosovë

Zjarri në Vlorë dhe tymi në Kosovë
17/08/2026 - 13:36

Shkruan: Maro Baze Zjarri në një hotel në qendër të Vlorës dhe kundërpërgjigjja e dobët ndaj tij është një aksident që ka shkaktuar, deri tani, së paku pesë...

Më shumëDetails

Ndarja territoriale. A ka ardhur koha ta zhdukim jugun dhe veriun?

Ndarja territoriale. A ka ardhur koha ta zhdukim jugun dhe veriun?
10/08/2026 - 11:06

Shkruan Ben Blushi Unë jam gjithmonë pro ndarjes territoriale. Duke lëvizur nga një vend në tjetrin, njerëzit i ndryshojnë kufinjtë ekonomikë, politikë dhe administrativë. Në 2000 vjetët e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë