Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Një shkrim i Avni Klinakut mbi mundësitë e zgjidhjes në veri

27/06/2023 - 21:35
në Opinione
A A
Një shkrim i Avni Klinakut mbi mundësitë e zgjidhjes në veri
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shkruan: Avni Klinaku

Tri drejtime dhe një zgjidhje e përhershme – kah mund të shkojë çështja e veriut të Kosovës?

Që nga përfundimi i luftës dhe çlirimi i Kosovës nga pushtuesi serb, veriu i Kosovës ka qenë problemi më i rëndë dhe që e ka mbajtur Kosovën peng si në zhvillimin e saj të brendshëm, ashtu edhe në integrimet kombëtare e ndërkombëtare.

Kohëve të fundit kjo çështje ka dalë në pah me gjithë seriozitetin e saj dhe situata ka filluar ta marrë trajtën e vërtetë. Kjo çështje tanimë kërkon urgjentisht një zgjidhje, përndryshe rrezikon ose të shpërthejë edhe një luftë, ose të mbetemi në një status quo për dekada të tëra.

Cilat janë drejtimet që mund të marrë çështja e veriut:

1) SHTRIRJA E SOVRANITETIT ME FORCË – Ky është drejtimi të cilin e preferon (për shkak të populizmit) më së shumti qeveria aktuale në krye me Albin Kurtin. Ky drejtim apo kjo mundësi e zhvillimit të ngjarjeve në veri të Kosovës është më e rrezikshmja dhe me pasojat më të mëdha e më afatgjate për Kosovën e për krejt kombin shqiptar. Është kështu jo vetëm për shkak të fuqisë së serbëve e Serbisë, por, në radhë të parë, për shkak të qëndrimit dhe kundërshtimit të NATO-s e të krejt faktorit ndërkombëtar perëndimor. Apo ndoshta edhe për shkak të kombinimit të këtyre dy faktorëve, kombinim që do të ishte fatal për Kosovën.

2) SHTRIRJA E SOVRANITETIT NË MARRËVESHJE ME SERBINË – Që nga shpallja e pavarësisë, e veçanërisht që nga viti 2011 (fillimi i dialogut Kosovë-Serbi) janë bërë përpjekje të vazhdueshme që Kosova ta shtrijë sovranitetin në veri përmes bisedimeve, përmes kompromiseve me Serbinë. Ky është drejtimi i dëshiruar i faktorit ndërkombëtar (posaçërisht BE – Rusi) dhe i PDK-së, LDK-së e AAK-së (për shkak të servilizmit e karrierizmit të tyre). Ky drejtim, në rastin më të mirë, e lë Kosovën këtu ku është, ndërsa me zhvillimin e këtij drejtimi, kompromiset shkojnë duke u rritur në proporcion të zhdrejtë me funksionalitetin e shtetit të Kosovës (qëllimi i vërtetë i Serbisë).

3) SHKËPUTJA E VERIUT NGA KOSOVA; Në rast të dështimit të drejtimit të dytë (shtrirja e sovranitetit me ndihmën e Serbisë), atëherë do të aplikohej drejtimi i parë, drejtim i cili tanimë ka filluar të aplikohet nga qeveria Kurti. Ky drejtim i zhvillimit të ngjarjeve nuk i lë hapësirë më asnjë lloj marrëveshjeje dhe i hap rrugë drejtimit të tretë – vetëqeverisjes së veriut, apo shkëputjes së plotë të tij, por që në mënyrë të pashmangshme do të përcillet me tensione të larta nacionaliste, e deri të mundësia e rifillimit të një lufte.

Por ka edhe një drejtim tjetër të zhvillimit të ngjarjeve: RECIPROCITETI NË TË DREJTA NË MES TË VERIUT TË KOSOVËS DHE KOSOVËS LINDORE (Preshevë, Bujanoc e Medvegjë) DERI NË RIPËRCAKTIM TË KUFIJVE. Ky drejtim i zhvillimit të ngjarjeve (sado që sot duket i pamundur) është rruga e vetme e duhur për Kosovën, zhvillim i cili çon drejt një zgjidhjeje të drejtë e të përhershme të të gjitha problemeve me Serbinë dhe Kosovën e bën plotësisht funksionale e të aftë për zhvillim të brendshëm e integrime, qofshin ato kombëtare apo ndërkombëtare.

JU REKOMANDOJMË

Kimete Berisha: Alkimia malore e Bedri Hamzës, pluhurin e kthen në premtim
Opinione

Kimete Berisha: Alkimia malore e Bedri Hamzës, pluhurin e kthen në premtim

14/12/2025 - 21:20
Arianit Koci vendos “sfidën e 10 mijë pëlqimeve”: Nëse arrihen deri në mëngjes, hyn në politikë
Opinione

Kosova në krizë ekonomike: Koha për t’u përballur me të vërtetën

08/12/2025 - 11:35
Për dy vëllezërit e vetëvrarë: Arbnor dhe Astrit Dehari
Opinione

VLEN ose zbrazëtia e një bashkimi pa projekt

02/12/2025 - 15:09
UÇK-ja- Ftesë për Respekt dhe Kujtesë: kush ishte (dhe mbetet) UÇK?
Opinione

UÇK-ja- Ftesë për Respekt dhe Kujtesë: kush ishte (dhe mbetet) UÇK?

30/11/2025 - 15:11
Fertiliteti dhe infertiliteti, shkaqet, diagnostika dhe trajtimi
Opinione

Fertiliteti dhe infertiliteti, shkaqet, diagnostika dhe trajtimi

28/11/2025 - 19:28
Situata aktuale e luftës në Ukrainë dhe lëvizjet politike ndërkombëtare, një analizë e thelluar
Opinione

Situata aktuale e luftës në Ukrainë dhe lëvizjet politike ndërkombëtare, një analizë e thelluar

26/11/2025 - 15:29

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “1, 2, 13”: Kurti përpiqet të bëjë “show” me pagën e 13-të për sektorin publik

    “1, 2, 13”: Kurti përpiqet të bëjë “show” me pagën e 13-të për sektorin publik

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Arrestohet i dyshuari për plagosjen e 17 vjeçares E.V. në Vushtrri

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • “Ka qenë një burrë i urtë, punëtor dhe i ndershëm”- Fadil Geci njofton për vdekjen e babait të bashkëshortes!

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • “U monitoruan takimet private, u kapën duke i numëruar paratë”-ja si u zbuluan personat që i shkaktuan shtetit dëm mijëra eurosh

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Mijëra euro dëm shtetit përmes tokave të shpronësuara, Prokuroria shpjegon rolin e ish-ministrit si ndërmjetësues

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë