Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Pa leje s’ki drejt me inçizu”, pronari i “Afri Universal”, Shaqir Osmanaj, pengon gazetarin që po raportonte për objektin banesor që ua çau shtëpitë banorëve përreth

01/07/2023 - 21:11
në Kryesore, Lajme
A A
“Pa leje s’ki drejt me inçizu”, pronari i “Afri Universal”, Shaqir Osmanaj, pengon gazetarin që po raportonte për objektin banesor që ua çau shtëpitë banorëve përreth
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjithçka filloi në një debat politik ku analisti nga Mitrovica, Nexhmedin Spahiu, deklaroi se një ndërtesë që po vazhdon të ndërtohet afër shtëpisë së tij dhe fqinjve të tij, ka çarë shtëpitë e tyre.

“Ministrat e korrptuar Albin Kurti janë duke ma rrezikuar jetën mua dhe familjes time. Janë duke ma rrënduar shtëpinë. Ata kanë dhënë një leje ne kundërshtim me tri ligje në fuqi. Në fakt lejen e ka dhënë Komuna në kombinim me Ministrin e Liburn Aliut. Që ua ka hedh poshtë komunës vendimin dhe tani komuna u çu e ka dhanë lejen më u ndërtu soliter 10 katësh, në afër shtëpisë sime, por jo vetëm afër shtëpisë sime, stacionit policor jugor, përballë AKI-së. Që nuk lejohet përballë AKI-së. Ngjitur me oborrin e shkollës, përballë Monumentit të Kulturës, ku nuk lejohet me u ndërtu asgjë në 50 metra. Ndërtimi i kësaj ndërtese katër fqinjëve jau ka ca shtëpi dhe tani ka filluar të çahet shtëpia ime. Nëse vi ndonjëherë në pushtet kam me ia rrëzu shtëpinë Albin Kurtit dhe ministrave të tij”, ka thënë Spahiu në RTV Dukagjini.

Bëhet fjalë për ndërtesën e “Afri Universal” që po ndërtohet në Mitrovicë, saktësisht përballë objektit të AKI (Agjencionit Kosovar të Inteligjencës), dhe stacionit policor, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Pronari i kompanisë “Afri Universal” është Shaqir Osmanaj, i cili derisa gazetari po inçizonte storien dhe po pyeste për pronësinë ai nuk tregon që është pronar i objektit.

Madje në një moment pikërisht pronari, Shaqir Osmanaj, i thotë gazetarit se nuk mund të inçizojë pa leje në atë pjesë.

Në storien e realizuar nga Nacionale shihet se lejen për këtë ndërtim e ka lëshuar komuna e Mitrovicës në bashkëpunim me ministrinë e Liburn Aliut, të cilën edhe e akuzoi direkt analisti Spahiu se po ja rrezikon jetën.

Por përveç rrezikimit të shtëpive, del se objekti 10 katësh në ndërtim e sipër, është përballë objektit të AKI, ku qytetarët do të kenë mundësi të shohim brenda oborrit të këtij institucioni sekret.

Madje objekti i AKI-së ndalohet të fotografohet dhe inçizohet, por qytetarëve u është dhënë një mundësi e paimagjinueshme që do të shohin brenda oborrit të Inteligjencës kosovare.

Por ky del të mos jetë problemi i dytë me këtë objekt, pasi i radhës është se ai është afër stacionit policor dhe ngjitur me oborrin e shkollës.

Pronari është personi me maicë të verdhë në videon e mëposhtme:

JU REKOMANDOJMË

Policia parandalon kontrabandën me ujëmatës mekanikë, dyshohet se po silleshin nga Serbia

Policia parandalon kontrabandën me ujëmatës mekanikë, dyshohet se po silleshin nga Serbia
28/11/2026 - 02:09

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Doganën, ka parandaluar një rast të dyshuar të kontrabandimit me mallra në brezin kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku janë sekuestruar 191...

Më shumëDetails

Kurti: Synimi ynë është i qartë, t’i dalim zot atdheut dhe ushtria jonë të jetë pjesë e NATO-s

Kurti: Synimi ynë është i qartë, t’i dalim zot atdheut dhe ushtria jonë të jetë pjesë e NATO-s
28/11/2026 - 02:07

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Qeveria synon të investojë mbi 1 miliard euro në ushtri gjatë mandatit aktual, duke theksuar se Forca e...

Më shumëDetails

Hoti për Vjosa Osmanin: Deklaratat e saj e kanë humbur çdo relevancë publike

Hoti për Vjosa Osmanin: Deklaratat e saj e kanë humbur çdo relevancë publike
27/11/2026 - 22:36

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj ish-presidentes Vjosa Osmani, duke e bërë atë përgjegjëse për një pjesë të madhe të rezultatit zgjedhor të...

Më shumëDetails

Dimri “pushton” Kosovën këtë vikend: Reshje bore dhe temperatura deri në -5°C

Dimri “pushton” Kosovën këtë vikend: Reshje bore dhe temperatura deri në -5°C
27/11/2026 - 22:10

Kosova gjatë fundjavës do të përfshihet nga masa të ftohta ajrore, të cilat do të sjellin ulje të temperaturave, vranësira dhe reshje shiu e bore, sipas Institutit Hidrometeorologjik...

Më shumëDetails

“Kush është ‘LART’ që ndaloi muralin e Nënës Terezë?” – Përparim Rama kërkon llogari nga Policia

“Kush është ‘LART’ që ndaloi muralin e Nënës Terezë?” – Përparim Rama kërkon llogari nga Policia
27/11/2026 - 22:04

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ashpër pasi sonte u pengua vendosja e muralit kushtuar Nënës Terezë në kryeqytet, ndonëse Komuna kishte dhënë leje për këtë, raporton...

Më shumëDetails

Deklarohet KFOR-i për vizitën e ushtarakëve serb në Kosovë

Deklarohet KFOR-i për vizitën e ushtarakëve serb në Kosovë
27/11/2026 - 21:30

KFOR-i ka dhënë sqarime lidhur me takimin e mbajtur në kampin “Film City” në Prishtinë me pjesëtarë të Forcave të Armatosura të Serbisë, në kuadër të Komisionit të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ja kush janë tre “bossat” e arrestuar dje në Prishtinë, iu sekuestruan pasuri mbi 1 milion euro

    Ja kush janë tre “bossat” e arrestuar dje në Prishtinë, iu sekuestruan pasuri mbi 1 milion euro

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • I shkolluar ushtarakisht në ShBA dhe Britani: Kush është Enver Cikaqi, gjenerali që pritet të marrë drejtimin e Ushtrisë së Kosovës?

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Parashikimi i motit për sot

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Çka thuhet në aktakuzën ndaj Arberita Mehmetaj, Fadile Dyla, Xhemajl Buzuku, Fehmi Zylfiu e Naim Demiri që dyshohen për dallavere me tender

    157 Shpërndaje
    Shpërndaje 63 Tweet 39
  • 16 kushtet që Specialja ia vendosi Jakup Krasniqit për ta vizituar gruan e sëmurë

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë