Jo pak jetë njerëzizh kanë humbur vitet e fundit në vendin tonë gjatë punës në sektorin e ndërtimtarisë.
Krejt kjo për shkak të mungesës së masave të sigurisë nga kompanitë e ndërtimit, që shpeshherë nuk ofrojnë as kushtet elementare për punëtorët, shkruan Gazeta Online Veriu.info.
Institucionet përgjegjëse, në këtë rast Inspektorati i Punës, marrin masa duke ndërprerë punën e kompanisë ndërtimore.
Një gjë e tillë i ndodhi edhe kompanisë “Afri Universal” nga Mitrovica, që derisa po ndërtonte objektin baensor tek stacioni i Policisë, në mars të këtij viti iu ndërpre puna nga Inspektorati i Punës për shkak të mungesës së sigurisë në punë.
Bëhet fjalë pikërisht për banesën që po vazhdon të ndërtohet nga “Afri Universal” e cila gjendet afër stacionit policor në jug të Mitrovicës, e përballë objektit të AKI-së.
Punimet në këtë objekt kanë bërë që disa shtëpi që gjenden përreth të çahen, temë të cilën e mediatizojë analisti politik nga Mitrovica, Nexhmedin Spahiu, shtëpia e të cilit po ashtu ka pësuar.
“Afri Universal” kishte siguruar lejen përmes ankesës në Ministrinë e Ambientit.
Pas këtyre ankesave në vendpiunishte kishte dalë Inspektorati i Punës, i cili kishte konstatuar se kompania “Afri Univerzal” nuk i kishte marrë masat adekuate për siguri në punë, duke mos bërë sigurimin e zonës përreth objektit dhe rrjedhimisht duke rrezikuar sigurinë e qytetarëve që jetojnë pranë, por edhe duke rrezikuar punëtorët e institucioneve të sigurisë.
Veriu.info kishte siguruar pamje nga vendpunishtja, ku shihen se Inspektorati i Punës i ka bllokuar punimet dhe i ka vendosur shiritat për mos hyrje ne vendpunishte.

Rreziku ishte paralajmëruar muaj më parë, por kjo nuk ka ndaluar “Afri Universal” që të vazhdojë punën dhe të shkaktojë dëme tek banorët përreth.
Përvec rrezikimit dhe dëmtimit të shtëpive përreth, objekti banesor 10 katësh po ndërtohet afër stacionit Policor e përballë objektit të AKI-së, duke mundësuar për banorët që nga ballkonet të shohin oborrin e institucionit të inteligjencës kosovare.
Shaqir Osmanaj, pronari i “Afri Universal” i thoshte gazetarit para pak ditësh se nuk ka të drejt të inçizojë pa leje nga aty, ani pse gazetari gjendej në rrugë.
Po ashtu mësohet se me këtë rast po merren edhe krimet ekonomike për të parë se çfarë ka ndodhur me këtë proces.










