Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pas raportimit të Veriu.info, Prokuroria autorizon Krimet Ekonomike të fillojnë hetimet për shitjen e 10 tonë metaleve nga menaxhmenti i “Stacioni i Autobusëve” Mitrovicë

04/07/2023 - 10:29
në Kryesore, Lajme
A A
Pas raportimit të Veriu.info, Prokuroria autorizon Krimet Ekonomike të fillojnë hetimet për shitjen e 10 tonë metaleve nga menaxhmenti i “Stacioni i Autobusëve” Mitrovicë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ditë më parë Gazeta Online Veriu.info raportoi ekskluzivisht për një rast të kundërligjshë në ndërmarrjen publike lokale “Stacioni i Autobusëve” në Mitrovicë, ku u shitën 10 tonë metale të kulmit të objektit përmes një procesi të manipuluar.

Në raportin e KKA të NPL Stacioni i Autobusëve – Sh.A. të siguruar nga Veriu.info shpjegohet rrjedha e shitjes së bakrit, hekurit dhe inoks-it, ku gjitha raportet nga Komisioni për shitjen e këtyre asete janë shkruar me shkrim dhe si proces është i dyshimtë, sidomos për shkak të numrave të protokollit që mbajnë dokumentet.

Raporti vërteton shqetësimet publike se i gjithë procesi ishte i kundërligjshëm, pasi që shitja e aseteve të kompanisë nuk është bërë përmes rregullave të prokurimit publik, përkatësisht manualit të KRPP-së (Komisioni Rregullativ të Prokurimit Publik) E Rregullat per shitjen e Aseteve (1), i cili është nxjerrë më 10.06.2016 në bazë të Nenit 87.2.18 të Ligjit Nr. 04/042 për Prokurimin Publik të Republikës se Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin Nr. 04/L-237, ligjin Nr. 05/L-068 dhe ligjin Nr. 05/L-092.

Kjo çështje ishte pikë e rendit të ditës edhe në seancën e fundit të Kuvendit komunal të Mitrovicës, ku asamblistët e pushtetit dhe ata të opozitës diskutuan mbi këtë proces të dyshimt ku nuk u respektua asnjë procedurë ligjore.

Raportimi i rastit nga Gazeta Online Veriu.info ka aktivizuar Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, e cila në një përgjigje për gazetën ka konfirmuar se ky institucion ka autorizuar Policinë e Kosovës, saktësisht departamentin e krimeve ekonomike që të nis hetimet për këtë rast.

“Prokuroria Themelore në Mitrovice ka autorizuar Policin e Kosovës – Njësia e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Mitrovicë që të ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore sipas ligjit për ndiqimin e fakeve dhe rrethanave të paraqitura nga ju për këtë rast.” – deklaroi për Veriu.info prokurori i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Ismet Ujkani.

Më poshtë ju sjellim shkrimin e plotë të Veriu.info të datës 29 qershor ku detajizohen me dokumentacion të gjitha shkeljet në shitjen e aseteve nga menaxhmenti i ndërmarrjes “Stacioni i Autobusëve”:

Stacioni i Autobusëve i Mitrovicës shiti kundërligjshëm 10 tonë metale të kulmit të objektit përmes një procesi të manipuluar (Dokument)

JU REKOMANDOJMË

Murati: Nga ky muaj shërbyesit publikë do të marrin pagën me rritje prej 55 euro shtesë
Kryesore

Murati: Edhe këtë muaj janë mbi 90 mijë familje të cënueshme që kanë pranuar subvencionin e faturave të energjisë elektrike

25/12/2025 - 15:34
Sërish probleme me rrymën: Pse nuk po stabilizohet situata në Kosovë?
Kryesore

Sërish probleme me rrymën: Pse nuk po stabilizohet situata në Kosovë?

25/12/2025 - 15:02
SHBA i jep ultimatum NIS-it serb
Lajme

SHBA i jep ultimatum NIS-it serb

25/12/2025 - 14:58
Mbesa e Salih Mustafës emocionon për vdekjen e gjyshit: Afër kishe fëmijët e tu; Gencin, Benin e Dritën, por jo Calin
Lajme

Mbesa e Salih Mustafës emocionon për vdekjen e gjyshit: Afër kishe fëmijët e tu; Gencin, Benin e Dritën, por jo Calin

25/12/2025 - 14:43
Ambasadori francez: Duhet një qeveri me të cilën mund të punonim për Planin e Rritjes, Dialogun me Serbinë, zhvillimin e Kosovës
Kryesore

Ambasadori francez: Duhet një qeveri me të cilën mund të punonim për Planin e Rritjes, Dialogun me Serbinë, zhvillimin e Kosovës

25/12/2025 - 14:39
Seebass: Veprimet e njëanshme dhe bllokimet e Kurtit i kanë ofenduar partnerë tradicionalë të Kosovës
Kryesore

Seebass: Veprimet e njëanshme dhe bllokimet e Kurtit i kanë ofenduar partnerë tradicionalë të Kosovës

25/12/2025 - 14:34

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Hekuran Murati: Besojmë në pafajësinë e ish-luftëtarëve të UÇK-së

    Ekzekutohen nga 100 euro për këtë kategori

    188 Shpërndaje
    Shpërndaje 75 Tweet 47
  • Kurti merr vendim: Nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistët

    183 Shpërndaje
    Shpërndaje 73 Tweet 46
  • Kompania Union Sh.P.K. ka njoftuar opinionin publik se formula për foshnje Aptamil AR 1 është e sigurt për përdorim

    143 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • Loni Dekor lanson me sukses AI – Intelegjencën artificiale të parë të brendshme

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • A shkon vendi në zgjedhje nëse Osmani s’bëhet sërish presidente? Përgjigjet Gërvalla

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë