Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti midis Dedalit dhe Ikarusit

17/07/2023 - 17:34
në Opinione
A A
Rikthimi i demokracisë militante
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Për njerëzit me mend në kokë politika ka qenë, është dhe do të mbetet gjithmonë një art i të mundshmes. Një art i Dedalit dhe jo i birit të tij ambicioz që donte të arrinte diellin.

Shkruan: Blerim Latifi

Kush merret me filozofi, sidomos me tekstet e filozofisë antike, heret a vonë do t’i duhet të kalojë edhe nëpër botën e mahnitshme të mitologjisë greke. Aty, në mesin e qindra perëndive e heronjve, e gjejmë edhe një figurë të jashtëzakonshme, Ikarusin.

Çka thotë tregimi për të?

Ikarusi ishte i biri i Dedalit, mjeshtrit gjenial të miteve antike greke. Mbreti i Kretës, Minosi, ishte në hall me përbindëshin Minotaur dhe i kërkoi Dedalit që të ndërtonte një labirint të madh për ta burgosur përbindëshin. Labirinti do të duhej të ishte aq i ngatërruar, sa përbindëshi të mos e gjente kurrë shtegdaljen prej tij.Vetë fjala “Labirint” dhe kuptimi që kemi sot për të, na vjen nga ky tregim mitik. Dedali dhe djali i tij Ikarusi e mbaruan punën me sukses, por pastaj mbreti Minos nuk iu përmbajt marrëveshjes me ta dhe nuk i la të largoheshin nga mbretëria e tij ishullore. Ai donte që të dy mjeshtërit të punonin vetëm për të.

Një ditë Dedali i tha të birit se kishte një ide se si të largoheshin nga skllavëria e Minosit. Do të merrin puplat e shpendëve, do t’i ngjisnin me dyll, do t’i bënin pastaj në formën e krahëve dhe me ta do të iknin, duke fluturuar si shpendët. Plani funksionoi dhe babë e bir e nisën fluturimin. Duke fluturuar Dedali i thotë të birit që të mos fluturojë shumë lart, sepse rrezet e diellit do t’ia shkrinin dyllin dhe pastaj gjithçka do të merrte fund. Ikarusi nuk e dëgjoi të atin dhe nisi të ngjitej lart e më lart, derisa në një moment rrezet e forta të diellit ia shkrinë dyllin që ia mbante puplat të ngjitura dhe kështu krahët e tij u prishën dhe ai përfundoi i vdekur mes valëve të detit, i cili që nga ajo kohë e mori emrin e tij, Deti Ikarian.

Tregimi mitik mbi fatin e Ikarusit është kthyer në metaforë për ambicien e shfrenuar, iracionale, ambicien, e cila duke mos u përputhur me mundësitë reale, përfundon me dështim fatal.

Kritikët e Iluminizmit e kanë marrë metaforën e Ikarusit për ta ilustruar dështimin e projekteve të mëdha të tij. Njëri prej këtyre projekteve ishte utopia komuniste, e cila dështoi sepse ambiciet e saj i tejkalonin mundësitë reale të shoqërive njerëzore.

Studiues të ndryshëm tregimin mitik të Ikarusit e kanë përdorur për të emërtuar atë që ata e quajnë “Sindromi i Ikarusit”. Ky sindrom përshkruan sjelljet e njerëzve, sidomos liderëve politikë, të cilët ushqejnë ambicie të shfrenuar e iracionale, duke i injoruar kufizimet e tyre njerëzore dhe burimet në dispozicion. Këto ambicie gjithmonë shpien në dështime të shoqërive, shpeshherë edhe me koste katastrofale.

Simpoziumi Symi, një forum grek i proveniencës së majtë, i cili çdo vit mbledh në Greqi mendimtarë të ndryshëm dhe ish politikanë, për të diskutuar mbi çështje të ndryshme globale, këtë vit e paska zgjedhur për temë qendrore pikërisht konceptin e “Sindromit Ikarus”. Kryeministri ynë, i pasionuar tej mase pas forumeve të së majtës ideologjike, nuk ka shkuar në takimin e Tiranës ku do të takohen kryeministrat e Ballkanit perëndimor, me arsyetimin se i duhet të jetë prezent në Simpoziumin në Kretë. Një politikan normal do ta bënte saktësisht të kundërtën, por ja që Kurti, kur janë në pyetje forumet ndërkombëtare ku mendimtarët e të majtës spekulojnë mbi të ardhmen e njerëzimit, nuk do t’ia dijë për obligimet e tij kushtetuese.

Çfarë na mbetet është të shpresojmë që Kurti analizat për “Sindromin Ikarus”, që do t’i dëgjojë gjatë simpoziumit në Kretë, t’i aplikojë në përvojën e tij politike. Përfitimi do të ishte i dyfishtë : ai do të kuptonte se projektet dhe ambiciet politike që i tejkalojnë mundësitë reale janë jo vetë të parealizueshme, por edhe me pasoja të dëshmshme për vendin dhe, me këtë, edhe Kosova do të përfitonte duke mos humbur kohë dhe kosto në politika që ushqehen nga projekte dhe ambicie të tilla. Për njerëzit me mend në kokë politika ka qenë, është dhe do të mbetet gjithmonë një art i të mundshmes. Një art i Dedalit dhe jo i birit të tij ambicioz që donte të arrinte diellin.

Edhe një gjë të fundit, e cila del nga tema e diskutuar në këtë tekst. Etimologët kanë hasur në vështirësi në zbërthimin e etimologjisë së emrave Ikarus dhe Dedal. Zbërthimet e tyre nga greqishtja nuk kanë rezultuar të kënaqshme dhe në tekstet ku flitet për këtë problem, zakonisht thuhet se origjina e këtyre dy emrave është e panjohur. Askujt nuk i ka shku në mendje që mbase kjo origjinë mund të shpjegohet me leksikun e shqipes. Ikarusi dhe Dedali janë dy njerëz që duan të ikin nga një ishull.

A mos ka lidhje emri Ikarus me fjalën shqipe “ikës”, “njeri që ikë”? A ka mundësi që emri Dedal të ketë lidhje me fjalët shqipe “dhe” dhe “dalje”, pra “dhedalje”, dalje nga toka?

Kush mund ta thotë se si qëndron e vërteta? Unë nuk e di. Unë vetëm i bëra dy pyetje. E pyetjet shpeshherë janë më të rëndësishme se vetë përgjigjjet. Sepse, siç thotë Martin Heidegger, shpirti i mendimit qëndron tek pyetjet dhe jo tek përgjigjjet.

JU REKOMANDOJMË

Shkruan Lorik Lipoveci: Suspendimi i 4 policëve për përqeshjen e Dimal Bashës, shkelja nuk hyn në korpusin e shkeljeve të rënda
Opinione

Shkruan Lorik Lipoveci: Suspendimi i 4 policëve për përqeshjen e Dimal Bashës, shkelja nuk hyn në korpusin e shkeljeve të rënda

17/09/2025 - 19:59
James Rubin rrëzon ‘kullën e kartonit’ – aktakuzën në Specialen e Hagës!
Opinione

James Rubin rrëzon ‘kullën e kartonit’ – aktakuzën në Specialen e Hagës!

17/09/2025 - 14:45
Kosova u ndërtua me mbështetjen e SHBA-së — 26 vjet më vonë, Kryeministri i saj rrezikon ta shkatërrojë
Opinione

Kosova u ndërtua me mbështetjen e SHBA-së — 26 vjet më vonë, Kryeministri i saj rrezikon ta shkatërrojë

14/09/2025 - 15:12
Opinion/ Krimi i trefishtë i Vjosës së Raifit të Jugosllavisë
Opinione

Opinion/ Krimi i trefishtë i Vjosës së Raifit të Jugosllavisë

10/09/2025 - 20:34
Shkruan Baton Haxhiu: Kur fjala tradhti rri si pasqyrë para Glaukut dhe Albinit
Opinione

Shkruan Baton Haxhiu: Kur fjala tradhti rri si pasqyrë para Glaukut dhe Albinit

07/09/2025 - 14:56
Shtatori – Muaji Ndërkombëtar i Parandalimit të Vetëvrasjeve
Opinione

Shtatori – Muaji Ndërkombëtar i Parandalimit të Vetëvrasjeve

06/09/2025 - 19:07

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Rubin në Hagë, gazetarja e famshme dhe ish-gruaja e tij i kërkon detaje: S’mund të flas, po e tregoj të vërtetën

    Rubin në Hagë, gazetarja e famshme dhe ish-gruaja e tij i kërkon detaje: S’mund të flas, po e tregoj të vërtetën

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • “Me përjashtim të njërit, kam punuar me të gjithë kryeministrat e Kosovës”, kush nuk bashkëpunoi me Williams?

    150 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38
  • “Kurti i rekrutuar nga Serbia” – Haradinaj nxjerr dokumente: Ja suksesi i Serbisë

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • 7 premtime të pambajtura të Fadil Nurës – qytetarët e Skenderajt në pritje të nënkalimit që s’filloi kurrë

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Çun apo qen? – PZAP merr vendim për deklaratën e Faton Pecit

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë