Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gjuha denigruese e parlamentarëve në Kosovë e Shqipëri, është më shumë pasqyrë e personalitetit, se sa “reklamë” partiake e ideologjike!

21/07/2023 - 11:55
në Opinione
A A
Gjuha denigruese e parlamentarëve në Kosovë e Shqipëri, është më shumë pasqyrë e personalitetit, se sa “reklamë” partiake e ideologjike!
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shkruan Fadil Maloku

Me gjuhen aktuale denigruese e irituese, shumica e deputeteve të Kosovës e sidomos ata të Shqipërisë (pa dallime partiake), as që e meritojnë statusin e të qenit përfaqësues legjitim të qytetarisë shqiptare!
Një ad hoc analizë sociologjike, na shti të mendojmë, se ka ca arsye të forta që të njejtit të sillen me kete sfond të (pa)njohur social;
1. Arsyeja e parë dhe kryesore, mendoj unë, se DISA prej tyre as që e kanë të qartë se përse gjenden dhe përse votojnë e debatojnë aty! Të njejtit, në në vend të AVOKATISË qytetare në shumicën e rasteve janë shndërruar vetëm në makineri votimi e në figura shahu të “shefit” të tyre partiak;

2. Arsyen e dytë, duhet kërkuar te një standard tjetër (padyshim shumë joshës, por, padyshim absurd!) djalli që tashmë është ngulitur në (shumicën e legjislaturave) aulën e komunikimi ndërparlamentar, se të qenit deputet i Parlamentit, përveç pagës enorme gëzon edhe (VIP) privilegje e imunitet joekuivalent me pozitat tjera publike, në dy shtetet shqiptare;

3. Arsyen e tretë, duhet kërkuar tek sistemi (korruptues) zgjedhor që në vazhdimësi është duke “prodhuar” kryesisht deputet; infantil, mediokër, matrapaz…që lëre që s’i lexojnë fare as ligjet, as amendamentet, e madhe as projekt propozimet kuvendore, por, votojnë me inercion (klanor) sikurse i gjithë subjekti i tyre parlamentar;

4. Arsyen e katërtë, padyshim duhet kërkuar te handikapi i injorancës, ku dobësitë dhe komplekset e tyre: personale e profesionale, mëtojnë t’i kamuflojnë ekskluzivisht përmes zhurmës, kakofonisë, etiketimeve, dhe gjuhës (garuese!) irituese e denigruese. Dhe ate çka është më e rëndësishme; jo përmes kundërshtarëve të tyre ideologjik,(shkaku se nuk udhëhiqen dhe nuk i përkasin asnjë kodi etik ideologjik!) por, përmes klaneve dhe institucionit të fisit (lexo; Kanunit!?);

(P.S. Në fakt, këtu kemi të bëjmë jo vetëm me kompleksin e inferioritetit dhe mjerimit të tyre social (se ai politik, po detektohet nga helikopteri!), por edhe me prirjet për mashtrime e dredhi djallëzore që në fakt, nuk mund të themi se janë as inventive e as dobiprurëse për shtetin e kombin! Ato, siç edhe mund të konstatohet nga shumica e rasteve (kur debatohet për ligjësi e sundim të ligjeve) konsistohen vetëm si copy paste, e propozimeve, ideve apo iniciativave që vijnë nga subjekti (e jo kompromisi i debateve të gjata me subjektet tjera!) përkatës partiak. Them kështu, ngase, misioni, roli dhe imperativi i aulës parlamentare nuk janë kakofonia, gjuha e ashpër dhe urrejtëse, e as denigrimi e fyerja, e aq më pak mësymja fizike, por, janë: debati, kompromisi, interesi publik dhe utilitarizmi qytetar. Shikuar me “dioptri” sociologjike, fitohet përshtypja se; ky soj deputetësh (pa i nda fare nga ata të Shqipërisë) me këtë gjuhë, e me këtë qasje drithëruese e impotente ndaj qytetarisë (tashmë në një nivel shumë më të avansuar dhe më të emancipuar!) nuk gjendet fare në “tokë të bukës”…

JU REKOMANDOJMË

Dhomat e Specializuara të Kosovës: Kur dyshimi bie mbi vetë gjykatën

Dhomat e Specializuara të Kosovës: Kur dyshimi bie mbi vetë gjykatën
25/06/2026 - 15:13

Opinion nga Ulsi Manja Raporti i Komitetit për të Drejtat e Njeriut të Dhomës së Avokatëve të Anglisë dhe Uellsit ngre pikëpyetje serioze mbi pavarësinë, paanshmërinë dhe standardet...

Më shumëDetails

Mos ia hiqni Albin Kurtit meritat për protestat në Tiranë

Mos ia hiqni Albin Kurtit meritat për protestat në Tiranë
22/06/2026 - 16:38

Ky debat rreth qytetarëve shqiptarë të Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë që vijnë në protestë është shumë hipokrit. Përpjekja e Edi Ramës për t’i distancuar ata...

Më shumëDetails

Peci qeverisë: Pranojeni gazin amerikan, mos luani me të ardhmen e Kosovës

Peci qeverisë: Pranojeni gazin amerikan, mos luani me të ardhmen e Kosovës
20/06/2026 - 21:52

Analisti politik Lulzim Peci ka kritikuar qasjen e Qeverisë së Kosovës ndaj projektit të gazit amerikan, duke e cilësuar atë si “aventurën më të madhe politike që nga...

Më shumëDetails

Si mund ta ripërcaktojë energjia rolin e SHBA-së në Ballkanin Perëndimor

Maliqi: Një Serbi nën ndikimin dhe varësinë prej NATO-s dhe BE-së është mbi të gjitha në interes të Kosovës
20/06/2026 - 15:47

Shkruan: Agon Maliqi Që nga momenti kur administrata Trump mori detyrën në janar të 2025-ës, vëzhguesit në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë kanë pyetur veten nëse politika e...

Më shumëDetails

Cila është e vërteta për ndërtimin e kapaciteteve të reja energjetike dhe rolin e “SHOQËRISË CIVILE “

11/06/2026 - 14:09

Shkruan: Muhamet Mustafa CILA ËSHTË E VËRTETA PËR NDËRTIMIN E KAPACITETEVE TË REJA ENERGJETIKE DHE ROLIN E “SHOQËRISË CIVILE “ Çka parashihte “Strategjia e zhvillimit te energjisë 2005-2015”...

Më shumëDetails

DITA BOTËRORE E MJEDISIT

DITA BOTËRORE E MJEDISIT
05/06/2026 - 11:03

Shkruan: Msc. Labinot Smakaj  I. Një shoqëri mund të mbijetojë përkohësisht edhe pa stabilitet politik dhe ekonomik, por nuk mund të mbijetojë pa ujë të pastër, ajër të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • ​”Nuk u lëshoj këngë serbisht”: 9 zyrtarë policorë dyshohet se sulmuan pronarin e restorantit në Mitrovicë dhe djalin e tij

    ​”Nuk u lëshoj këngë serbisht”: 9 zyrtarë policorë dyshohet se sulmuan pronarin e restorantit në Mitrovicë dhe djalin e tij

    204 Shpërndaje
    Shpërndaje 82 Tweet 51
  • Murati jep lajmin e shumëpritur, ekzekutohen 100 eurot për këtë kategori

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • “Këta deputetë nuk do ta votonin një koalicion me LVV-në”

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Ish shefi i kabinetit të Kurtit rehatohet në pozitë të rëndësishme shtetërore

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Shteti pagoi 91 mijë euro pensione për persona të vdekur

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë