“Kampi Belvedere” në Mitrovicë nga data 26 korrik do ta mbajë emrin e policit Enver Zymberi.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Kosovës, pllaka e emërimit bëhet në ditën memoriale të policëve të rënë në detyrë.
Janë bërë 12 vjet nga aksioni i 25 dhe 26 korrikut i Policisë së Kosovës në veri të vendit. Aksioni për shtrirje të sovranitetit në atë pjesë të Kosovës, nuk kishte shkuar i gjithi sipas planit.
Përball kësaj sfide policët e Kosovës ishin gjendur kur nisi një prej aksioneve të para për shtrirje të sovranitetit në veriun e vendit, për të marr në kontroll pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak
Pas një sulmi me snajper, kishte mbetur i vdekur polici Enver Zymberi. Megjithatë, ky aksion po vlerësohet si pikënisje e shtrirjes së sovranitetit në komunat veriore të Kosovës.
Osmani për TRT-n turk: Kosova vend demokratik, nuk toleron askënd që do t’i ketë të gjitha nën kontroll
Ish-presidentja Vjosa Osmani ka folur në një intervistë për telvizionin turk “TRT”, për zgjedhjet e fundit dhe tema të tjera. Osmani ka thënë se Kosova është një demokraci...
Më shumëDetails











