Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ekskluzive: Ministrisë së Rozeta Hajdarit ia zhvati afër 600 mijë euro mashtruesi polak Tomasz Tokarski

24/08/2023 - 17:27
në Kryesore, Lajme
A A
Ekskluzive: Ministrisë së Rozeta Hajdarit ia zhvati afër 600 mijë euro mashtruesi polak Tomasz Tokarski
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Historia e mashtrimit i ngjan filmit “Catch Me If You Can” (Kapëm nëse mundesh), që rolin kryesor e ka aktori, Leonardo DiCaprio, që falsifikon diplomën e doktorit, avokatit e pilotit.

Historia është e ngjashme me pronarin e kompanisë “Xanto Sp. z o.o”, i quajtur Tomasz Tokarski, që ka mashtruar një shtet, duke ia zhvatur paratë për 200 mijë litra vaj e 120 mijë kilogram sheqer, që sipas Prokurorisë vlera e tyre është afër 600 mijë euro, pa e llogaritur edhe vlerën e 52 tonë grurë.

Kosova kishte paguar 120 mijë kilogramë sheqer dhe 200 mijë litra vaj te një kompani polake e quajtur “Xanto Sp. z o.o”. Por as vaji e as sheqeri nuk erdhën kurrë. Sipas një hulumtimi që ka kryer Albanian Post e gjithë skema është një mashtrim dhe shteti i Kosovës ka rënë në grackën e një mashtruesi i quajtur Tomasz Tokarski, që është edhe pronari i kompanisë “Xanto Sp.z.o.o”.

Tokarski mashtron që është një biznesmen dhe investitor. Ai ka hapur një kompani në Poloni ku ka kërkuar nga qytetarët që të investojnë në një produkt, që sipas tij, shëron kancerin. Kompania “Xanto Sp. z o.o”, nuk është e specializuar për transportin e produkteve, por pandeh që ka shpikur një bari që shëron kancerin.

Produkti quhet Humulus lupulus, që Tokarski e proklamon si bimë shëruese.

Ai përmes disa shkrimeve që i ka publikuar në media me pagesë, shpjegon se investimi në këtë bimë për një kohë të shkurtër kthehet në disa fish.

Dhe kjo Tokarskit i ka funksionuar dhe ka arritur t’i mashtrojë shumë qytetarë polakë, që kanë investuar shuma të mëdha parash, por që nuk i kanë marrë mbrapsht asnjëherë.

Mediumi Newsbeezer.com përmes një shkrimi të gjatë ka diskutuar me disa nga personat që janë mashtruar nga Tokarski.

Ata e përshkruajnë Tokarskin si një mashtrues që ju ka premtuar kthimin e investimeve, por që kjo nuk ka ndodhur.

“Shumë e përsërisin shprehjen: nëse një ofertë investimi duket shumë e mirë, ajo duhet të shmanget. Ky rregull nuk u ndoq nga disa qindra polakë të cilët investuan në kompaninë polake XANTO. Produkti i tij kryesor është Humulus lupulus, cili është quajtur “mbreti i antioksidantëve” .

Tokarski kishte proklamuar se duhet të jetë një investim i sigurt me një garanci që fitimi do të jetë dy herë më i madh”, nis shkrimi i mediumit për mashtrimin e personit që ia zhvati Kosovës afër 600 mijë euro dhe nuk ia solli 120 mijë kilogram sheqer dhe 200 mijë litra vaj për rezervën shtetërore.

Newsbeezer ka kontaktuar edhe me pronarin e kompanisë XANTO Tomasz Tokarski.

“President i Xanto në një bisedë telefonike tha se nuk ka shumë kohë për shkak të qëndrimit jashtë vendit dhe se do t’i përgjigjet me email pas kthimit nga delegacioni. Deri në publikimin e këtij shkrimi, ai nuk është përgjigjur”, vazhdon shkrimi.

Mediumi Newsbeezer ka folur me disa nga të mashtruarit që kanë treguar se investimet e tyre nuk u janë kthyer kurrë dhe kanë angazhuar avokat për t’i kthyer të hollat e tyre.

Tokarski është siguruar që mashtrimi i tij është bindës, duke paguar media që t’i publikojnë shkrime se produkti i tij është i së ardhmes dhe investimi në të është fitimprurës.

Në shkrimin e sponzorizuar nga Tokarski produkti që promovon kompania XANTO konsiderohet natyral dhe shumë efikas në shërbimin e sëmundjeve.

“Hopi i zakonshëm ( Humulus Lupulus) është përdorur në mjekësi për shekuj – shpjegon Tomasz Tokarski, President i Bordit Drejtues të Xanto, një kompani polake e cila është e vetmja e licencuar në botë e një patente për një teknologji unike të marrjes së xanthohumol me pastërti maksimale të mundshme”, thuhet në shkrimin e botuar, që reklamon produktin e kompanisë mashtruese.

Albanian Post ka dërguar pyetje në adresën e XANTO-së duke i pyetur se kur do ta sjellin sheqerin dhe vajin në Kosovë, por që nuk janë përgjigjur.

Tomasz Tokarski po ashtu në vitin 2013 përmes një projekti kishte tentuar që t’i bind biznesmenët që të investojnë për transmetimin e filmave në kinema në 6D, por edhe ky projekt si të tjetër i kishte dështuar.

Tokarski, sipas avokatit Mahmut Halimi që përfaqëson Ridvan Muharremin, ishte edhe në Kosovë, por organet ligjzbatuese nuk kanë ndërmarr asnjë veprim. Pak a shumë historia është si në filma, personi që ka zhvatur mallin e rezervës qëndroi në Kosovë dhe shpëtoi pa therrë në këmbë.

AP ka dërguar pyetje edhe në Prokurorinë Speciale, për ta marrë një qëndrim në lidhje me pronarin e kompanisë XANTO, por që nuk kanë kthyer përgjigje deri në publikimin e këtij shkrimi.

AP nga burime brenda Organeve të Drejtësisë merr vesh se më vonë Ministria e Rozeta Hajdarit përkundër përpjekjeve nuk ka arritur t’i bie në kontakt pronarit të kompanisë XANTO.

Nga ky skandal tre persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës dhe iu është caktuar 30 ditë paraburgim nga Gjykata, për shkak të anashkalimit të procedurave ligjore për blerjen e rezervave shtetrore.

Nga Prokuroria Speciale akuzohen dy zyrtarë të MINT drejtori i Departamentit të Rezervave Shtetrore, Hafiz Gara, Drejtori i Integrimeve Evropiane, Irfan Lipovica dhe Ridvan Muharremi, afarist.

Organi i Akuzës i ngarkon Garën e Lipovicën se kanë anashkaluar ligjin e Prokurimit Publik kur kanë kërkuar që malli të blihet pa procedura, por me negocim.

Prokuroria në Dosje thotë se buxheti i Kosovës është dëmtuar 600 mijë euro si shkak i mos ardhjes së vajit, sheqerit dhe 52 tonë grurë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit. /Albanianpost.com

JU REKOMANDOJMË

Kandidimi i Osmanit, Murati: Opozita na tha “është kandidate e juaja”, Hamza tha “nuk rrijmë në sallë”

Kandidimi i Osmanit, Murati: Opozita na tha “është kandidate e juaja”, Hamza tha “nuk rrijmë në sallë”
07/03/2026 - 04:29

Ministri i Financave, Hekuran Murati, i ftuar në Pressing në T7, është deklaruar rreth çështjes së presidentit, ku u pyet se pse Vetëvendosja s’e kandidon Vjosa Osmanin për...

Më shumëDetails

“Ramushi do të jetë pjesë e listës në zgjedhjet e ardhshme”, vjen konfirmimi nga Daut Haradinaj

“Ramushi do të jetë pjesë e listës në zgjedhjet e ardhshme”, vjen konfirmimi nga Daut Haradinaj
07/03/2026 - 04:25

Daut Haradinaj ka konfirmuar se Ramush Haradinaj, do të jetë pjesë e garës në zgjedhjet e ardhshme. Në një deklaratë në emisionin Blic InterView, Haradinaj theksoi se ai...

Më shumëDetails

Haradinaj: Jam pro një koalicioni më të gjerë opozitar, edhe Vjosa Osmani mund të jetë pjesë e frontit

Haradinaj: Mafia energjetike me qendër në Serbi po lulëzon financiarisht nga xhepat e qytetarëve tanë
07/03/2026 - 04:23

Deputeti Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) është shprehur pro krijimit të një koalicioni më të gjerë opozitar për zgjedhjet e ardhshme, duke theksuar se...

Më shumëDetails

Tahiri: Glauku është si Luizi – djalë pozitiv

Tahiri: Glauku është si Luizi – djalë pozitiv
07/03/2026 - 04:19

Deputeti i AAK’së, Besnik Tahiri, ka bërë një krahasim interesant duke thënë se Glauk Konjufca është si Luiz Ejlli nga Big Brother Albania. Tahiri në komentet e tij...

Më shumëDetails

Gruda thotë se në fund të javës së ardhshme caktohet data e zgjedhjeve: Do t’i dorëzojmë komentet në Kushtetuese, dekreti kushtetues

Gruda i PDK-së: S’ka asnjë ndryshim të pozicionit
07/03/2026 - 04:15

Përparim Gruda, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, i ftuar në Pressing në T7, ka thënë se ai ‘’mendon’’ që në fund të javës së ardhshme do të...

Më shumëDetails

E dhimbshme: Ky është personi që vdiq pasi u godit nga vetura gjersa ishte duke punuar

E dhimbshme: Ky është personi që vdiq pasi u godit nga vetura gjersa ishte duke punuar
07/03/2026 - 03:28

Imer Hoti, punëtor i “Eko Drinia” humbi jetën sot tragjikisht në Nagavc të Rahovecit. Siç raporton mediumi lokal, Rahoveci Press, ai në momentin kritik ishte duke kryer detyrën...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Drama për presidentin: Kushtetuesja deklarohet se kur merret vendimi ndaj kërkesës së Haxhiut?

    Drama për presidentin: Kushtetuesja deklarohet se kur merret vendimi ndaj kërkesës së Haxhiut?

    200 Shpërndaje
    Shpërndaje 80 Tweet 50
  • Albin Kurti bën një veprim të qëlluar në Prekaz, nuk përdorë homazhet për deklarim politike

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Hekuran Murati tregon datën e saktë kur ekzekutohet paga e 13-të

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Osmani fton në takim nga ora 13:00 liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Nuk mbledh mend “Aurora Group”: pas uzurpimit të parkingut publik, komuna ia gjen vendpunishten të mbushur me mbeturina si në “Kandahar”

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë