Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku ka reaguar lidhur me shifrat e importit të energjisë elektrike në Kosovë.
Në një postim në rrjetin social, të dielën, Sadiku ka thënë se vetëm dje mbi dy milionë euro janë shpenzuar për importin e rrymës.
“Derisa, po arsyetohen për mosfunksionimin e blloqeve B1 dhe B2, paska ra edhe blloku A3. Domethanë, mbi 2 MILIONË EURO i kemi shpenzu dje për import të rrymës. DJE. VETËM DJE! 2 MILIONË”, ka shkruar ai.
Ai ka thënë se si gjithmonë faturën e paguajnë qytetarët.
“Mos u nalni, amatera! Derisa ta shkatërroni krejt. KEK-un, buxhetin, shtetin. E faturën, si gjithmonë, e paguajnë qytetarët”, ka shkruar Sadiku.
















