Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Masa për pakënaqësinë ndaj pushtetit – Rama me pako që tenton ta shuajë revoltën studentore

25/10/2026 - 15:48
në Lajme
A A
Masa për pakënaqësinë ndaj pushtetit – Rama me pako që tenton ta shuajë revoltën studentore
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Rama ka prezantuar një paketë të re kundër dhunës.

MASA PËR PAKËNAQËSINË NDAJ PUSHTETIT Rama me pako që tenton ta shuajë revoltën studentore
Edi Rama
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka prezantuar një pako, të cilën e ka quajtur “paketa e re ligjore kundër dhunës urbane”, e cila tha se përbëhet nga gjashtë instrumente, duke tentuar kështu që të shuajë revoltën e studentëve, të cilët që gati dy javë janë duke protestuar kundër tij dhe Qeverisë që ai e drejton.

Në paketën e Ramës, ndër të tjera, parashihen gjoba për protestuesit, të cilët nuk largohen pas thirrjeve të Policisë, por edhe masa ndaj mësuesve që i nxisin nxënësit që të protestojnë.

Sipas kësaj pakete, bizneset e dëmtuara nga thyerjet, grabitjet dhe zjarret do të marrin dëmshpërblim nga shteti, por ndër të tjera parashihet që të ketë edhe gjoba.

“Një akt normativ për dëmshpërblimin e menjëhershëm të biznesit të vogël, një ligj i posaçëm për riparimin e dëmeve, disa ndryshime në ligjin për tubimet një regjistër elektronik i posaçëm për dhunuesit urban, një ndryshim në kodin e etikës së mësuesve dhe disa propozime për ndryshime në kodin penal të Republikës së Shqipërisë”, tha Rama.

Ndër të tjera, tek instrumenti i parë, Rama theksoi se bizneset, të cilat u dëmtuan nga thyerjet, grabitjet, zjarret, do të mbështeten financiarisht.

“Instrumenti i parë akt normativ për dëmshpërblimin e menjëhershëm të biznesit të vogël, ky akt vjen si mbështetje e menjëhershme financiare për ata që u dëmtuan nga thyerjet, grabitjet, zjarret. Me këtë akt shteti do të mbulojë nga 100 për qind të dëmeve materiale për më të vegjlit deri te minimumi 70 për qind për më të mëdhenjtë”.

Ata që janë përfshirë në djegien e bizneseve, Rama tha se do të paguajnë pjesën e vet.

“Ata që u përfshinë në ato akte ku thyen, shkatërruan, dogjën dhe dëmtuan bizneset dhe për të cilat gjykata e vlerësoi të ligjshëm arrestimin do të paguajnë secili pjesën e vet të gjobës për dëmet e shkaktuara. Për dëmet e shkaktuara nga të miturit, përgjegjësia për mbulimin e pjesës së dëmit kalon te prindërit”.

Tek instrumenti i dytë, Rama tha se “ligji i ri sipas modelit francez, kush thyen paguan”.

“Ligji zbatohet për të gjitha tubimet në vende publike të njoftuara, të ndaluara ose spontane përfshirë grumbullimet sportive kulturore dhe festive ku vijnë si pasojë dëme materiale mbi pronën publike apo private. Natyrisht, pa asnjë dyshim askush nuk paguan dëmin pse ka protestuar apo ka qenë i pranishëm në një grumbullim të çfarëdo natyre”.

Kjo përgjegjësi për të paguar dëmin e shkaktuar, ai njoftoi se lind vetëm nga sjellja vetjake e personit. “Çdo person që merr pjesë në një tubim të dhunshëm dhe nuk largohet pas paralajmërimit të Policisë do të përgjigjet financiarisht”.

Pra, ai tregoi se kush zgjedh të vazhdojë, të qëndrojë një turmë apo në një grup duke e ditur që përreth tij po gjuhet me gurë, po digjet me zjarr, po thyhet dhe po shkatërrohet “do të përgjigjet administrativisht përmes gjobës, bashkë me ata që i kryejnë veprimet e dhunshme dhe gjoba do të shkojë deri në 500 mijë lekë të reja”. “Përjashtohen sigurisht nga ky rregull, gazetarët, mjekët, vëzhguesit, nëpunësit në detyrë apo kalimtarët e rastësishëm”.

“Kjo gjobë hyn në fuqi menjëherë”.

Instrumenti i tretë, Rama tregoi se ka të bëjë me ndryshimet në ligjin për tubime.

“Ndryshimet i japin Policisë kapacitete parandaluese për vendet publike dhe më të ndjeshme, aftësitë reaguese ndaj fenomenit të thirrjeve për dhunë në rrjetet sociale dhe mundësi sanksionesh të cilat aktualisht janë krejt simbolike krahasimisht me masat që sot vendet e tjera evropiane kanë marrë dhe po marrin në përgjigje të këtij realiteti të ri dhune dhe anarkie urbane”.

Konkretisht, perimetra sigurie rreth objekteve të ndjeshme, thekson ai, “kur ka rrezik real dhe të afërt dhune Policia mund të kufizojë tubimet deri në 72 orë në një perimetër të caktuar rreth institucioneve arsimore, shëndetësore dhe shtetërore, objekteve të kultit dhe të trashëgimisë kulturore”.

Ai përmendi edhe thirrjet për dhunë në rrjetet sociale. “Kur identifikon një thirrje për dhunë në kuadër të një tubimi, Policia i dërgon mbajtësit të llogarisë një njoftim për fshirjen e postimit menjëherë dhe për mos përsëritjen e tij duke i ofruar dhe mbështetje psikologjike kur ky i fundit ka nevojë”.

“Nëse postimi nuk fshihet ose sjellja përsëritet, Policia vepron sipas legjislacionit në fuqi, përfshirë ndjekjen penale…”.

Kryeministri Rama paralajmëroi masa edhe për mësuesit.

“Shkolla duhet të mbetet hapësirë e sigurt për fëmijët dhe nëpërmjet kodit të etikës parashikohet se asnjë mësues nuk mund të përdorë autoritetin e tij për t’i çuar fëmijët nën 18 vjeç në tubime të çfarëdo natyre në kundërshtim me interesin e tyre dhe me pritshmërinë e prindërve”.

“Mësuesit do të pezullohen ose largohen nga detyra kur shfrytëzojnë autoritetin e tyre shtetëror profesional për të nxitur, organizuar ose koordinuar pjesëmarrjen e nxënësve nën 18 vjeç në tubime në kundërshtim me interesin më të lart të fëmijës”.

Studentët protestues janë duke kërkuar dorëheqjen e Ramës, por ky i fundit ka thënë se nuk do ta jap.

JU REKOMANDOJMË

Nuk ka dialog me kreun e qeverisë – Karriget e Ramës digjen para Kryeministrisë

Nuk ka dialog me kreun e qeverisë – Karriget e Ramës digjen para Kryeministrisë
25/10/2026 - 16:35

Është tensionuar situata para godinës së Kryeministrisë në Tiranë, ku protestuesit u kanë vënë flakën karrigeve të vendosura mëngjesin e sotëm nga kryeministri Edi Rama si simbol i...

Më shumëDetails

“E dërguam me kursimet tona për kurim në Itali”, motra e Erion Vishkullit “nxjerr blof” Ramën: E çoi familja dhe miqtë, jo shteti!

“E dërguam me kursimet tona për kurim në Itali”, motra e Erion Vishkullit “nxjerr blof” Ramën: E çoi familja dhe miqtë, jo shteti!
25/10/2026 - 16:26

Motra e 28-vjeçarit Erjon Vishkulli, i cili u plagos rëndë në sy nga një plumb gome gjatë protestës studentore në Tiranë, ka reaguar publikisht duke përgënjeshtruar pretendimet se...

Më shumëDetails

Pushteti i Vuçiqit po e bën gati xhandarmërinë për t’i shtypur sonte protestuesit

Pushteti i Vuçiqit po e bën gati xhandarmërinë për t’i shtypur sonte protestuesit
25/10/2026 - 16:11

Disa automjete të xhandarmërisë serbe, të pajisura për shpërndarjen e demonstruesve, janë parë sot në qendër të Beogradit, në ditën kur po mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, raporton...

Më shumëDetails

“Amatera”, Sadiku i LDK-së: Vetëm dje mbi dy milionë euro kushtoi importi i rrymës

Ermal Sadiku: Vetëvendosje po synon bllokadë dhe zgjedhje të reja
25/10/2026 - 16:00

Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku ka reaguar lidhur me shifrat e importit të energjisë elektrike në Kosovë. Në një postim në rrjetin social, të dielën, Sadiku ka thënë...

Më shumëDetails

Dita e 13-të e protestës, mblidhen studentët para Ministrisë së Arsimit në Tiranë

Dita e 13-të e protestës, mblidhen studentët para Ministrisë së Arsimit në Tiranë
25/10/2026 - 15:40

Protestues të shumtë kanë nisur të mblidhen para Ministrisë së Arsimit. Në vendngjarje ka një prani të shtuar të forcave të rendit dhe efektivëve të policisë, të cilët...

Më shumëDetails

VIDEO- Serbia voton mes dhunës, të maskuarit sulmojnë të rinjtë pranë qendrës së votimit

VIDEO- Serbia voton mes dhunës, të maskuarit sulmojnë të rinjtë pranë qendrës së votimit
25/10/2026 - 15:33

Një grup burrash të maskuar kanë sulmuar disa të rinj pranë një qendre votimi në Pançevë të Serbisë, në afërsi të Shkollës Bujqësore. Sipas raportimeve, të rinjtë u...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    186 Shpërndaje
    Shpërndaje 74 Tweet 47
  • Arlind Qorri në gjendje të rëndë flet për Veriu.info pas sulmit që i bëri policia (VIDEO)

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Rikthehet Asociacioni, kërkohej si kusht për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tani përmendet për statusin e vendit kandidat në BE

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • E rëndë: Ky është 79-vjeçari që u gjet i shtrirë në rrugë në Likoc të Skenderajt, ndërroj jetë në emergjencë

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Familjet ankohen për subvencionimin e energjisë, Ministria ndan 15 milionë euro

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë