Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti s’duket që nga “përlamja” me Bërnabiqin, mungoi në Ditën e të Zhdukurve, s’ishte as për kongresmenin amerikan

01/09/2023 - 14:31
në Pa kategori
A A
Kurti s’duket që nga “përlamja” me Bërnabiqin, mungoi në Ditën e të Zhdukurve, s’ishte as për kongresmenin amerikan
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka disa ditë që s’është dukur në aktivitete. Kreu i ekzekutivit kosovar dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje s’është parë në ndonjë paraqitje publike apo në ndonjë ngjarje që nga Forumi dy ditor në Bled të Sllovenisë ku edhe mori vëmendjen për shkak të kundërpërgjigjes që i dha kryeministres serbe, shkruan Gazeta Express.

Kurti s’ka qenë në Kosovë as për ta pritur kongresmenin amerikan, Mike Turner, i cili të enjten më 31 gusht e takoi në Prishtinë presidenten, Vjosa Osmani.

Numri një i Qeverisë s’ka qenë në Prishtinë as për të marrë pjesë në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve me Dhunë. Këtë e kishte konfirmuar edhe kreu i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i cili gjatë shënimit të kësaj dite, në një bisedë me Nusrete Kumnovën, kishte thënë se me gjasë kthehet pasditen e së mërkurës.

“Tu u kthy… Besoj që sot pasdite kthehet. Aeroplanin kushedi qysh e ka pasë prej Sllovenisë… Ishte atje pak.. U përla pak me kryeministren”, dëgjohej teksa thoshte Konjufca, shkruan Gazeta Express.

Që kryeministri Kurti më 30 gusht s’ka qenë në aktivitete publike e vërteton edhe komunikata e Zyrës për Media të Kryeministrisë, ku tregon për mbledhjen virtuale që ka mbajtur Qeveria e Kosovës për të ndarë paratë për subvencionimin e librave dhe materialeve shkollore.

Në mbrëmjën e 29 gushtit, kryeministri Kurti kishte bërë një postim përmbledhës për qëndrimin e tij në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni, që nisi me darkën e shtruar nga kryeministri Robert Golob më 27 gusht, e ndërkohë që eventi vazhdoi edhe dy ditë më pas.

Në platformën “X” kryeministri ka bërë dy publikime, një ku ka folur për dekalratën e Charles Michel për 2030-ën si vit kur mund të pranohet ndonjë shtet i ri në BE dhe një postim tjetër për Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve me Dhunë, raporton Express.

Nuk ka pasur ndonjë reagim nga Kurti edhe përkundër faktit që Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borell ka caktuar 14 shtatorin si datë për një takim të nivelit të lartë me Vuçiqin.

Emri i kryeministrit Kurti ndërkohë ka qenë prezent në media ditëve të fundit jashtëzakonisht shumë. Krejt kjo si rezultat i një deklarate skandaloze të Faton Klinakut të OVL’së së UÇK-së i cili ka ka thënë se “më parë e vras Albin Kurtin sesa që ia lëshoj rrugën e iku nga Kosova”. Klinaku për këtë deklaratë është intervistuar nga institucionet e hetuesisë. Gjithashtu është arrestuar edhe një person për kanosje ndaj kryeministrit Kurti./GazetaExpress/

JU REKOMANDOJMË

Osmani për TRT-n turk: Kosova vend demokratik, nuk toleron askënd që do t’i ketë të gjitha nën kontroll

Osmani për TRT-n turk: Kosova vend demokratik, nuk toleron askënd që do t’i ketë të gjitha nën kontroll
13/06/2026 - 21:53

Ish-presidentja Vjosa Osmani ka folur në një intervistë për telvizionin turk “TRT”, për zgjedhjet e fundit dhe tema të tjera. Osmani ka thënë se Kosova është një demokraci...

Më shumëDetails

‘Treni për gazin amerikan po ikën’ Selimi ngre alarmin: Marrëdhëniet Kosovë–SHBA kurrë nuk kanë qenë në pikë më të ulët

Selimi: ShBA ka ndërprerë çfarëdo vizite të Qeverisë së Kosovës në Uashington
13/06/2026 - 11:03

Ish-kryediplomati i Kosovës, Petrit Selimi, ka folur për marrëdhëniet mes Kosovës dhe ShBA-së, duke ngritur shqetësimin se kurrë më parë këto marrëdhënie nuk kanë qenë në nivel kaq...

Më shumëDetails

Hasani: Albulena Haxhiu, si u.d. e presidentes, s’mund ta dekretojë kryeministrin e ri

Enver Hasani dorëzon kallëzim penal ndaj Avni Pukës në Prokurorinë Themelore – dokumenti i plotë
12/06/2026 - 23:01

Profesori i së Drejtës Ndërkombëtare, Enver Hasani, ka deklaruar se sipas aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese , ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, nuk ka kompetencë...

Më shumëDetails

Viti: Gjen portofolin me para dhe dokumente, qytetarja e dorëzon në polici

Viti: Gjen portofolin me para dhe dokumente, qytetarja e dorëzon në polici
12/06/2026 - 22:42

Një qytetare ka dorëzuar në Stacionin Policor në Viti një portofol të gjetur, i cili përmbante dokumente personale, karta bankare dhe një shumë parash. Sipas njoftimit të Policisë...

Më shumëDetails

“Vada’ s’i kreu punë Armend Mujës, “poshtërohet” keq me vota në Lupç të Llapit

“Vada’ s’i kreu punë Armend Mujës, “poshtërohet” keq me vota në Lupç të Llapit
10/06/2026 - 16:54

Po vazhdon numërimi i votave të kandidatëve për deputetë, ku deri tani janë numëruar mbi 70% e kutive, shkruan Gazeta Online Veriu.info E kur po shkojmë drejt fundit...

Më shumëDetails

I hyri garës për herë të parë për deputet, mulla Osman Musliu lë pas me vota shumë ministra të Kurtit

I hyri garës për herë të parë për deputet, mulla Osman Musliu lë pas me vota shumë ministra të Kurtit
09/06/2026 - 12:24

Imami i njohur nga Drenasi, Osman Musliu, i cili ka kandiduar për herë të parë për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit, ka arritur të marrë 5 mijë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • KQZ: Për dy raundet e zgjedhjeve lokale, planifikohen të shtypen rreth 5 milionë fletëvotime

    Në këtë link mund t’i përcillni rezultatet preliminare të zgjedhjeve

    673 Shpërndaje
    Shpërndaje 269 Tweet 168
  • Numërohen mbi 50% e votave me postë, ky është rezultati deri më tani

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • 100 eurot, hapet aplikimi për punëtorët e sektorit privat

    327 Shpërndaje
    Shpërndaje 131 Tweet 82
  • Ja si tentoi AUV ta fshehë rastin e piperit Besiana që u kthye nga Finlanda për shkak të mykotoksinës

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Kaq ulëse i mori Lëvizja Vetëvendosje nga diaspora

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë