Area34 është projektuar dhe do të realizohet pa asnjë intervenim në natyrë, kishte deklaruar arkitekti Visar Geci gjatë prezantimit të projektit të ndërtimit të kasollave në pjesën malore të Liqenit të Batllavës.
Por projekti kishte hasur në pengesa për t’u realizuar, me ç’rast aplikuesit për leje për këtë project Visar Geci dhe Blend Zymi në shkurt të këtij viti kishin akuzuar drejtorin e Urbanizmit të Komunës së Podujevës, Leutrim Krasniqi se sipas tyre ka ndërhyrë në Ministrinë e Mjedisit për moslejimin e projektit të tyre, raporton Veriu.info.
Por duket se tash, disa muaj pas përplasjeve mediale mes investitorëve dhe zyrtarëve të komunës së Podujevës, gjërat kanë ndryshuar dhe projekti po realizohet.
Kështu ka lënë të nënkuptohet bashkëinvestitori dhe arkitekti, Visar Geci, i cili përmes një statusti në Facebook që është shoqeruar me disa fotografi, ka thënë se projekti tashmë po realizohet
“Përkundër tentimeve me na ndal’, area34 po realizohet…”, ka shkruar Visar Geci.
Ndryshe, investitorët muaj më parë kanë thënë se kasollat janë sistem montazhë me nga 60m2 (Paradhoma, banjo/wc, 2 dhoma gjumi dhe kuzhina me qëndrim ditorë).
Secila parcelë ka sipërfaqe rreth 5.2 Ari, në mënyrë që kasollat të kenë intimitet dhe distancë mes vete. Secila kasollë ka terasën e vet (8x4m) që qëndron në pjesën e sipërme të kasollave që të sigurohet pamje më e mirë në liqe.
Ekipi profesional hulumtues dhe projektues:
Ark.: Visar Geci
Ark.: Monika Gjoka
Ark.: Arvanita Nura
Ark.: Leon Zeqiri
Ark.: Leana Mahmuti
– Struktura e konstrukcionit / Statika: Dipl. -Ing.: Arber Mucaj
– Elaboratin për kushte ujore: Dipl. -Ing.: Avdi Gjonbalaj
– Hartimi i raportit për VNM (Vlersimi i Ndikimit në Mjedis): Mr.sci. Luljeta Ajdini (Hidrobiologe dhe specialiste e Mikrobiologjisë)
– Matjet Gjeodezike Rilevoi: „GjeoGauss“ Dipl. -Ing.: Xhelal Osmani
Për ndërtimin e këtyre kasollave është organizuar edhe një Debatin Publik më datë 22 korrik, në të cilin është prezantuar në hollësi projekti i ndërtimit.