Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Krasniqi: Sot, Kurti e kuptoi që pranoi marrëveshje përmes së cilave ka hequr dorë nga njohja

14/09/2023 - 20:01
në Pa kategori
A A
Krasniqi: Sot, Kurti e kuptoi që pranoi marrëveshje përmes së cilave ka hequr dorë nga njohja
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar pas takimit të sotëm në Bruksel, ku tha se Kurti tek sot e ka kuptuar që në Bruksel e Ohër ka pranuar një marrëveshje dhe një aneks, përmes të cilave ka hequr dorë nga njohja e ndërsjellë.

Krasniqi tha se në situatën e qëndrimit refuzues si pasojë e pranimit paraprak, Kurti e ka futur veten vet dhe se sipas tij, askush s’e ka detyruar të pranojë marrëveshjen dhe aneksin e zbatimit.

“Tash, pasi e ka kuptuar se ka gabuar, ka vendosur të bëjë lojëra fjalësh dhe hapa mbrapa. Fatkeqësisht, ky ndryshim i qëndrimit nuk do t’i kushtojë atij, por Kosovës. Kosova dhe qytetarët e saj nuk i kanë borxh asgjë Kryeministrit Kurti – aq më pak sanksionet të cilat tashmë po i vuajmë dhe të tjera që janë paralajmëruar”.

“Një gjë është e qartë: Serbia gjithmonë ka qenë destruktive, duke sulmuar jo vetëm shtetin e Kosovës, por edhe aleatët tanë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj nesh. Por sot, për fatin tonë të keq, me këtë Kryeministër është Kosova ajo që po vihet në thumb të kritikës ndërkombëtare, derisa Serbia po lirohet nga presioni. Faktet janë këto, ndërsa deklaratat e Kryeministrit Kurti janë vetëm arsyetime”, tha Krasniqi.

Tutje, Krasniqi tha se thirrjet populiste për t’u bashkuar kundër perëndimit dhe botës demokratike në një shtet që ka synim integrimin euroatlantik është çmenduri e llojit të vet.

“Qytetarëve dhe shtetit tonë nuk i duhet e nuk i ndihmon ky kurs i konfrontimit me aleatët strategjikë. Sot, para se gjithash, Kosova ka nevojë për një Qeveri tjetër – kredibile, të aftë dhe të përgjegjshme, e cila e rikthen vendin në kursin e nevojshëm të zhvillimit dhe integrimit euro-atlantik”, tha ai.

Postimi i plotë:

JU REKOMANDOJMË

Rasti në Gjilan: Një muaj paraburgim për kryefamiljarin, gjykata zbulon si ndodhi gjithçka

Rasti në Gjilan: Një muaj paraburgim për kryefamiljarin, gjykata zbulon si ndodhi gjithçka
02/11/2026 - 21:45

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë dhe ia ka caktuar masën e paraburgimit Brahim Demirit, i dyshuar për vrasje të rëndë. Demiri dyshohet se e...

Më shumëDetails

Protestuesit rrëzojnë dronin e policisë, vendosin tela gomëshpues për t’i ngadalësuar autobotet e ujit

Protestuesit rrëzojnë dronin e policisë, vendosin tela gomëshpues për t’i ngadalësuar autobotet e ujit
31/10/2026 - 18:41

Edhe sot, protesta në Tiranë është shoqëruar me tensione. Policia dhe protestuesit kanë pasur pak çaste “paqeje”, pasi tubuesit kanë hedhur gurë e molotovë drejt tyre, ndërsa ata...

Më shumëDetails

Nëna e Eronës: Ajo nuk ishte vetëm një emër në lajme, ishte vajza ime – familjet kërkojnë drejtësi për vikt’imat e femicidit

Nëna e Eronës: Ajo nuk ishte vetëm një emër në lajme, ishte vajza ime – familjet kërkojnë drejtësi për vikt’imat e femicidit
31/10/2026 - 18:21

Milihate Cokli, nëna e Erona Coklit, e vrarë nga ish-bashkëshorti në vitin 2024, thotë se kishte kërkuar ndihmë nga institucionet për ta mbrojtur vajzën e saj, por se...

Më shumëDetails

Policia ndjek protestuesit, ata fshihen nëpër rrugica, hidhen molotovë drejt autobotit të ujit

Policia ndjek protestuesit, ata fshihen nëpër rrugica, hidhen molotovë drejt autobotit të ujit
31/10/2026 - 18:08

Protesta është zhvendosur nga Kryeministria në rrugët e Tiranës. Policia ka nisur ndjekjen e protestuesve, ndërsa këta të fundit kanë hedhur bomba molotovë drejt autobotit të ujit në...

Më shumëDetails

Protestat e Gjeneratës Z arrijnë edhe në Gjermani, janë planifikuar në 34 qytete

Protestat e Gjeneratës Z arrijnë edhe në Gjermani, janë planifikuar në 34 qytete
31/10/2026 - 17:56

Mijëra njerëz në të gjithë Gjermaninë u bashkuan me protestat sot, ndërsa një lëvizje e udhëhequr nga të rinjtë, e frymëzuar nga protestat në vende të tjera të...

Më shumëDetails

Pas arrestimit, suspendohet drejtori i Spitalit të Mitrovicës

Pas arrestimit, suspendohet drejtori i Spitalit të Mitrovicës
31/10/2026 - 16:58

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se do të procedojë me suspendimin e drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës, Dr. Gëzim Berisha, pas konfirmimit...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • SKANDAL: Një punëtor i “Raiffeisen” qaset pa autorizim në llogarinë e Përparim Ramës, ia shpërndan gjendjen dhe transaksionet bankare

    SKANDAL: Një punëtor i “Raiffeisen” qaset pa autorizim në llogarinë e Përparim Ramës, ia shpërndan gjendjen dhe transaksionet bankare

    137 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 34
  • Ambasada Amerikane reagon për rastin e Arlinda Zekajt: Siguria e qytetarëve amerikanë është prioriteti ynë

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • “Mendoj se ka ardh koha”: Deputeti i LDK-së pritet të kandidojë për kryetar të partisë

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Rrihet sërish gazetari i showbizit, Elton Tozaj (Pamje)

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Cila ishte marrëveshja me Gjykatën Speciale për atë se si do të dorëzohej Hashim Thaçi në EULEX- flet Çollaku për herë të parë

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë