Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Isco e pranon se duhej të ishte larguar më herët nga Real Madridi

17/09/2023 - 14:41
në Sport
A A
Isco e pranon se duhej të ishte larguar më herët nga Real Madridi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pas disa muajsh si futbollist i lirë, Isco iu rikthye futbollit gjatë verës me Real Betisin, pasi u largua nga Sevilla në dhjetor të vitit të kaluar pas një mosmarrëveshjeje me drejtorin e atëhershëm sportiv, Monchi.

Spanjolli kishte oferta për t’u rikthyer në futboll më parë, por siç tha për “Diario AS”, ai donte të përgatitej në mënyrën më të mirë përpara se të kthehej, transmeton Gazeta Express.

“Unë jam i apasionuar pas profesionit tim, të luaj futboll është ajo që dua. Kur vendosa të ndaloja për disa muaj, e bëra për t’u përgatitur për të qenë më i mirë se kurrë në të gjitha nivelet. Kam punuar shumë, por i kam vënë vetes një synim për të treguar se kam uri, ambicie dhe aftësi në futboll. Mund të keni lojëra më të mira ose më të këqija, por mbi të gjitha dua të tregoj përkushtim dhe dëshirë për të ndihmuar ekipin”, u shpreh fillimisht ai.

Isco u largua nga Real Madridi në verën e vitit 2022 për t’iu bashkuar Sevillas. Ai kishte kaluar nëntë vjet në “Santiago Bernabeu”, por e pranoi se duhej të kishte ardhur më shpejt largimi i tij.

“Nuk ndihem sikur jam trajtuar padrejtësisht vitet e fundit, edhe pse mendoj se mund të kisha luajtur më shumë. Futbolli është kompleks dhe duhet të dish të përshtatesh me çdo situatë. Unë zgjedh të fokusohem në atë që unë mund të bëj për të ndryshuar gjërat, sesa në atë që mund të bëjnë të tjerët. Gjithmonë u përpoqa të bëja më të mirën time (te Real Madrid), megjithëse ndoshta duhej të largohesha më shpejt për shkak të situatës sime afër fundit të qëndrimit tim atje”, deklaroi mesfushori.

Në fund, 31-vjeçari tha se do të donte te pritej mirë nga tifozët e Real Madridit, kur do të luajë ndaj tyre tani si futbollist i Real Betisit.

“Do të doja të kisha një pritje të mrekullueshme nga tifozët sepse Real Madridi ishte skuadra më e rëndësishme e karrierës sime sportive. Unë gjithmonë do t’i dua dhe do t’i respektoj ata dhe klubin. Nëse Betis nuk mund ta fitojë La Ligan, shpresoj që Real Madridi ta fitojë”, deklaroi Isco. /Gazeta Express/

JU REKOMANDOJMË

FC Vushtrria reagon ndaj Dallkut: E përfshiu veten dhe stafin në listën e pagesave, më pas u largua

FC Vushtrria reagon ndaj Dallkut: E përfshiu veten dhe stafin në listën e pagesave, më pas u largua
13/08/2026 - 10:49

FC Vushtrria ka reaguar ndaj deklaratave të ish-kryetrajnerit Armend Dallku, të bëra në Kanal 10, duke i cilësuar ato si të pasakta, të padrejta dhe nënçmuese ndaj klubit,...

Më shumëDetails

Trump merr kontrollin e NBA, Kushner blen Lakers për 12,5 miliardë dollarë

Trump merr kontrollin e NBA, Kushner blen Lakers për 12,5 miliardë dollarë
13/08/2026 - 10:00

Në një zhvillim befasues, ish-drejtuesi ekzekutiv i Disney-t, Bob Iger, dhe investitori amerikan, Josh Kushner, po blejnë një nga asetet më prestigjioze në sportin amerikan: Los Angeles Lakers....

Më shumëDetails

Barcelona interesohet për Lautaro Martinez, Deco takon agjentin

Barcelona interesohet për Lautaro Martinez, Deco takon agjentin
12/08/2026 - 22:34

Barcelona po e mban në radar Lautaro Martinezin si një alternativë për sulmin, në rast se dështon tentativa për të transferuar Julian Alvarez nga Atletico Madrid. Sipas Calciomercato.com,...

Më shumëDetails

Arrihet marrëveshja! Xavi trajner i Holandës

Arrihet marrëveshja! Xavi trajner i Holandës
12/08/2026 - 22:33

Kombëtarja e Holandës është bërë me trajner të ri. Siç raporton gazetari, Fabrizio Romano – Xavi dhe Federata e Holandës kanë arritur marrëveshje. Ish-trajneri i Barcelonës rikthehet në...

Më shumëDetails

Lautaro – Barcelona, diçka “po zihet”

Lautaro – Barcelona, diçka “po zihet”
12/08/2026 - 13:58

Tifozët e Interit po qëndrojnë me zemër të ngrirë. Gjatë orëve të fundit, nga Spanja kanë ardhur raportime për një lëvizje të mundshme të Barcelonës për Lautaro Martinez,...

Më shumëDetails

Scholes kërkon që Man United t’ia rrëmbejë Romeron Atletico Madridit

Scholes kërkon që Man United t’ia rrëmbejë Romeron Atletico Madridit
11/08/2026 - 19:28

Paul Scholes i ka bërë thirrje Manchester Unitedit të hyjë në garë për Cristian Romero, pavarësisht kritikave të tij të mëparshme ndaj mbrojtësit të Tottenhamit. Atletico Madrid është...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Pas përleshjeve në Kuvend, Kurti mbledh online Qeverinë në detyrë, marrin disa vendime

    Pas përleshjeve në Kuvend, Kurti mbledh online Qeverinë në detyrë, marrin disa vendime

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Ky është identiteti i personit të arrestuar si i dyshuar për kërcënim ndaj Ramush Haradinajt

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Mërgimtari hyn “i përgatitur” në Kuvend, bën thirrje skandaloze për pushkatimin e Ramush Haradinajt

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Në shtëpi iu gjetën armë nga Policia e Kosovës – Serbi Nenad Rashkoviq dyshohet se fshehë armë që janë përdorur në Mas’akrën e Kalludrës

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Tensionet në Kuvend, PDK merr këtë vendim!

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë