KB Peja e ka prezantuar përforcimin më të ri të skuadrës, basketbollistin amerikan Jack Hemphill, i cili do të përforcojë pozitën qendër.
I gjatë 206 cm, Hemphill sjell përvojë ndërkombëtare, pasi gjatë karrierës së tij profesionale ka luajtur në disa liga evropiane dhe jashtë Evropës, duke përfaqësuar klube në Serbi, Turqi, Sllovaki, Çeki, Holandë, Bullgari dhe Portugali, si dhe në Kanada.
Ndër klubet ku ka luajtur veçohen KK Metalac Valjevo (Serbi), Konyaspor (Turqi), Inter Bratislava (Sllovaki), BK Olomoucko (Çeki), LWD Aris Leeuwarden (Holandë) dhe Akademik Plovdiv (Bullgari)./Indeksonline/













