Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

24 vjet nga themelimi i TMK-së

19/09/2023 - 08:44
në Lajme
A A
24 vjet nga themelimi i TMK-së
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Sot bëhen 24 vjet nga themelimi i TMK-së, ku sipas marrëveshjes së Kumanovës dhe në pajtim me marrëveshjen e Rambujesë, ishte paraparë çarmatimi i ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe transformimi i saj në Trupat Mbrojtëse të Kosovës.

Me hyrjen e trupave ushtarake të NATO-s, KFOR-it, në Kosovë në vitin 1999 filloi edhe transformimi i UÇK-së, duke përfunduar në vitin 2000.

Udhëheqësi i parë i TMK-së u emërua Gjeneral-lejtnant, Agim Çeku. Sipas marrëveshjes, detyrat dhe të drejtat e TMK-së në atë kohë ishin veprimi për ndalimin dhe zvogëlimin dëmeve nga katastrofat natyrore dhe aksidentet, ofrimi i ndihmës në zona të rrezikuara, ndihma në pastrimin e fushave të minuara, ndihma për ri-ndërtimin dhe komunitetet.

TMK-ja u themelua në kohën e fillimit të organizmit institucional të vendit, që po ndodhnin jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon, e cila rritej e forcohej por në kushte jo të mira dhe paga të ulëta.

Më 2 shkurt 2007 i dërguari special për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari, dorëzoi propozimin e tij në Prishtinë dhe Beogradi, “Standardet për Kosovën”, në të cilën parashihej edhe shpërbërja e TKM-së, dhe krijimi i një force të re.

“Do të krijohet një forcë e re, profesionale dhe shumë-etnike për sigurinë e Kosovës, e cila do të jetë e armatosur lehtë dhe do të jetë e aftë të mbulojë nevoja të caktuara të sigurisë sipas Shtesës VII të kësaj marrëveshje. Trupat Mbrojtëse të Kosovës, pasi e arritën qëllimin e tyre, duke përfshirë këtu lehtësimin e rindërtimit pas lufte të Kosovës. Ato do të shpërndahen 1 vit pas miratimit të kësaj marrëveshjeje”, shkruhej në Planin e Ahtisaarit.

Shpërbërja e TMK-së është bërë me pajtimin e të gjithë faktorëve relevantë vendorë dhe të huaj. Më 21 janar 2009 u krijua Forca e Sigurisë së Kosovës, e cila fillimisht kishte përgjegjësi që të përballet me katastrofat e rënda, siç janë tërmetet, vërshimet ose zjarret që mund të kërcënojnë Kosovën.

Para pesë vjetësh FSK është shndërruar në ushtri të Kosovës, kurse Ministria e FSK-së në Ministri të Mbrojtjes.

JU REKOMANDOJMË

Kontrata të tejkaluara, 23.7 milionë euro pa garanci dhe miliona euro subvencione pa kontroll – gjetjet e Auditorit në Ministrinë e drejtuar nga Hajrulla Çeku

Kontrata të tejkaluara, 23.7 milionë euro pa garanci dhe miliona euro subvencione pa kontroll – gjetjet e Auditorit në Ministrinë e drejtuar nga Hajrulla Çeku
26/06/2026 - 16:50

Nga tejkalimet e kontratave dhe pagesat për punë të parealizuara, te kontratat milionëshe pa garanci dhe shpërndarja jotransparente e subvencioneve — raporti i ZKA dokumenton një model të...

Më shumëDetails

Ditëlindja e 73-të e Ferdonije Qerkezit, simbol i kujtesës dhe qëndresës

Ditëlindja e 73-të e Ferdonije Qerkezit, simbol i kujtesës dhe qëndresës
26/06/2026 - 16:45

Ferdonije Qerkezi sot shënon ditëlindjen e 73-të, një grua që është bërë simbol i qëndresës, dinjitetit dhe ruajtjes së kujtesës për viktimat e luftës në Kosovë.Historia e saj...

Më shumëDetails

Akuza, sharje e fyerje mes Dodikut dhe Izetbegoviqit në telefon, publikohet audio-incizimi

Akuza, sharje e fyerje mes Dodikut dhe Izetbegoviqit në telefon, publikohet audio-incizimi
26/06/2026 - 16:35

Bakir Izetbegpviq dhe Milorad Dodik, udhëheqësit e dy partive më të mëdha në Bosnjë dhe Hercegovinë shkëmbyen akuza dhe fyerje në një bisedë telefonike, përmbajtja e së cilës...

Më shumëDetails

“Cila parti bre? Trus bon aty” – Përplasje e ashpër verbale mes asamblistëve të LDK-së dhe VV-së në Gjilan

“Cila parti bre? Trus bon aty” – Përplasje e ashpër verbale mes asamblistëve të LDK-së dhe VV-së në Gjilan
26/06/2026 - 16:11

Seanca e Kuvendit Komunal të Gjilanit ka esklauar në një debat me gjuhë rrugësh dhe fyerje të rënda mes përfaqësuesve politikë. Gjatë diskutimeve, asamblistët e Lidhjes Demokratike të...

Më shumëDetails

Kraki reagon për kodin e veshjes në Komunën e Mitrovicës të vendosur nga Peci: “Komuna s’mund t’u imponojë rregulla qytetarëve”

Kraki reagon për kodin e veshjes në Komunën e Mitrovicës të vendosur nga Peci: “Komuna s’mund t’u imponojë rregulla qytetarëve”
26/06/2026 - 15:31

Kandidati i VV-së për deputet, Nezir Kraki, ka reaguar lidhur me një njoftim të Komunës së Mitrovicës së Jugut, ku përcaktohet se me cilat veshje ndalohet hyrja në...

Më shumëDetails

Dosja: 66 prona në Mitrovicë dyshohet se u tjetërsuan me falsifikime – prokuroria 3 vjet mban pa epilog kallëzimin e Policisë (Emrat)

Dosja: 66 prona në Mitrovicë dyshohet se u tjetërsuan me falsifikime – prokuroria 3 vjet mban pa epilog kallëzimin e Policisë (Emrat)
26/06/2026 - 15:17

66 prona (parcela) në zemër të Mitrovicës dyshohet se janë grabitur, jo me forcë, por me dokumente të falsifikuara. Krejt ky krim, dyshohet se ka ndodhur në periudhën...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Lista e zezë e SHBA-së: Ja subjektet nga Kosova që janë nën sanksione, nga Zvonko Veselinoviq e deri te Naser Kelmendi

    Lista e zezë e SHBA-së: Ja subjektet nga Kosova që janë nën sanksione, nga Zvonko Veselinoviq e deri te Naser Kelmendi

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Ish shefi i kabinetit të Kurtit rehatohet në pozitë të rëndësishme shtetërore

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Murati jep lajmin e shumëpritur, ekzekutohen 100 eurot për këtë kategori

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Dosja: 66 prona në Mitrovicë dyshohet se u tjetërsuan me falsifikime – prokuroria 3 vjet mban pa epilog kallëzimin e Policisë (Emrat)

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • ​”Nuk u lëshoj këngë serbisht”: 9 zyrtarë policorë dyshohet se sulmuan pronarin e restorantit në Mitrovicë dhe djalin e tij

    207 Shpërndaje
    Shpërndaje 83 Tweet 52

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë