Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Lutfi Haziri: Jemi gati për rikthimin e madh, do të dalim të parët në zgjedhje – Kurtin e ka kap frika

19/09/2023 - 17:20
në Lajme
A A
Lutfi Haziri: Jemi gati për rikthimin e madh, do të dalim të parët në zgjedhje – Kurtin e ka kap frika
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Të hënën, kryeministri Albin Kurti në një konferencë për medie ka folur rreth mundësisë së mbajtjes së zgjedhjeve nacionale në Kosovë.

Kryeministri Kurti tha se zgjedhjet e parakohshme s’i konvenojnë opozitës pasi sipas tij, ajo zhdukët dhe ai ka dëshirë t’i mund e jo ti zhduk.

Me këtë deklaratë të dhënë nga Kurti partitë opozitare janë aktivizuar me deklarata të ndryshme.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri deklaratën e kryeministrit për zgjedhje e ka vlerësuar si çështje frike.

Haziri në një intervistë për Front Online ka thënë se LDK-ja është gati për një rikthim të madh politik.

Ai tha se Qeveria po merret vetëm me dialog, e kështu , sipas tij, nuk jetohet, por duhet të punohet.

“Shpërfaqja e frikës më shumë se sa qëndrim real politik. Sondazhet në Prishtinë dhe komuna tjera të mëdha tregojnë një përafrim mes LDK-VV me tendencë që LDK të ecë para ngadalë por sigurt me një rikthim të madh politik. Ne kemi thënë që e mbështesim Qeverinë në dialog në kuadër të parimeve e duke u bazuar në Kushtetutë. Në Kosovë duhet të punohet nuk mund të jetojmë vetëm nga dialogu me Serbinë siç po bënë kjo Qeveri 120% e fokusuar në dialog kohën kur e ka injoruar për 1 vit e gjysmë që nuk është marr fare me dialog“, thotë Haziri.

Haziri thotë se Qeveria ‘Kurti’ po frikësohet për rikthimin e LDK-së.

Nënkryetari i LDK-së shprehet optimist për fitore në zgjedhje, në rast se ndodhin.

Ai deklaroi se kjo parti është e gatshme të hyjë në garë qysh nesër.

“Ne gjithmonë synojmë për vendin e parë, rikthimin e madh e kemi projektuar dhe kjo do të ndodh dhe kjo shihet edhe në deklaratat e Qeverisë që janë plotë frikë e arrogancë politike. Ne po e afrojmë vetën për një rikthim të madh i cili nuk është akt që mund të ndodh sot apo nesër por proces që ndodh kurdo që mbahen zgjedhjet nesër jemi të gatshëm ose mbas 40 ditësh sipas Kushtetutës jemi të gatshëm t’i shkojmë këtij procesi zgjedhor dhe të dalim fitues”, u shpreh Haziri.

Takimi Kurti-Vuçiq, Haziri: Kryeministri po e udhëheq vetëm dialogun, përgjegjësin ta mbajë vetë ai

Më 14 shtator, kryeministri Albin Kurti dhe presidenti Aleksandër Vuçiq kanë zhvilluar një takim në kuadër të dialogut.

Edhe ky takim mes dy palëve i teti me radhë rezultoi pa sukses.

E, nga ky takim pritshmëri nuk pati as ish-negociatori për dialog, Lutfi Haziri.

Ai për Front Online ka thënë se përgjegjësia mbetet te Kurti sepse ai vetëm po e udhëheq procesin e dialogut.

“Nuk kemi pas pritje që do të ndodhë diçka në takim, përkundër përpjekjeve të ndërmjetësve as ata se askush nuk kanë pasur pritje. Pozicionet politike janë të njëjtat tash e 21 muaj duke pas parasysh marrëveshjen e Ohrit. Kurti po vazhdon me udhëheq vetëm këtë proces dhe përgjegjësia bie mbi të”, thotë ai.

Haziri: E kemi njoftuar Qeverinë që ‘Elefanti’ në dhomën e bisedimeve është draft-statuti i Asociacionit, jemi në pikën zero të marrëveshjes

Në një intervistë të realizuar për Front Online, ish-negociatori për dialogun Kosovë-Serbi, Lutfi Haziri ka folur edhe për Asociacionin.

Ai tha se palët Kurti-Vuçiq po luajnë në procesin e dialogut.

Haziri thotë se kryeministri I vendit duhët të dalë ta pranojë para qytetarëve se në marrëveshje është edhe Asociacioni.

“Është e ndershme që Kurti të dalë para qytetarëve dhe të thotë që ka pranuar dhe ekziston në këtë marrëveshje të Ohrit vetë menaxhimin i komunave por kjo nuk po ndodh. Kemi një lojë mes palëve në këtë proces”, tha Haziri.

Ai tha se opozita e ka njoftuar Qeverinë se ‘elefanti’ në dhomën e bisedimeve është draft-statuti i Asociacionit.

“Kurti një kohë të gjatë ka refuzuar që mos ta themelojë Asociacionin duke mos pranuar publikisht që marrëveshja e Ohrit e njeh dhe do ta zbatoj Asociacionin. Në dokumentin e fundit kanë paraparë ta zbatojnë në hapat e caktuar politik, ne kemi njoftuar Qeverinë e qytetarët se elefanti në dhomë është draft-statuti i Asociacionit, partnerët ja kanë kërkuar draft-dokumentin Kosovës që ta shohin se si e sheh organizmin, strukturimin dhe kufizimin dhe të drejtat e këtij Asociacioni, ne jemi në pikën 0”, theksoi Haziri.

Haziri thotë se masat e BE-së nuk i meritoi Kosova.

“Departamenti Amerikan dhe BE e bënë të qartë që Kosova do vazhdojë të vuaj me masa ndëshkimi, kjo është e padrejtë dhe presion i madh për popullin dhe këtë nuk e kemi merituar por Qeveria”, u shpreh Haziri.

Haziri-Kurtit: Në negociata duhesh me u sjell si burrështetas

Ish-negociatori për dialog, njëherësh nënkryetari I LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë për Front Online se Kurti pas takimit në Bruksel solli përshtypjet e tij e jo çka parasheh dokumenti I BE-së.

Ai thotë se Qeveria ‘Kurti’ nuk ka njoftuar opozitës se si do të zbatohet Marrëveshja e Ohrit.

Haziri ka një kërkesë për kryeministrin se si të sillet në procesin e dialogut.

“Kurti nuk ka arritur në negociata me i bind ndërkombëtarët për njohje ai e ka bërë lëshimin me qëllim në marrëveshjen e Ohrit në marrëveshje të përkohshme nuk ke njohje të Kosovës. Kjo Qeveri ka arrit me bërë lëshime të mëdha se me lëshuar rrugën për një njohje obligativisht ligjore në një marrëveshje të përkohshme nuk ka. Se si do ta organizojë zbatimin e saj ne nuk jemi njoftuar. Se çka parasheh dokumenti i BE-së Kurti nuk ka thënë asgjë por ka sjellë përshtypjet e tij në negociata këto nuk janë të mjaftueshme për popullin e Kosovës në negociata duhet me u sjell si burrë shtetas dhe sipas Kushtetueses”, tha Haziri.

Haziri: Roli i Listës Serbe në qeverisjen e LDK-së nuk do të jetë siç është, do t’i kundërvihemi me politikë të mençur

Nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, ka kërcënuar kryeministrit e Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq në Bruksel.

Ai i ka thënë Kurtit se koha do ta dëshmojë se kush do ta pësojë dhe do ta paguajë në fund.

Lidhur me deklaratat e Radoiçiqit ka folur nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.

Haziri për Front Online tha se nuk duhet t’i marrim për bazë deklaratat që vinë nga Serbia.

Ai tha se roli i Listës Serbe në qeverisjen e LDK-së nuk do të jetë siç është, do t’i kundërvihen me politikë të mençur.

“Duhet të shkarkohemi plotësisht nga deklaratat pozicionet e angazhimet e Serbisë brenda dhe jashtë, Serbia natyrshëm do të vazhdoj të punoj me destabilizuar Kosovën ka me vazhduar të ushqejë këtë politik që po e ushqen tash e 20 vite ne nuk duhet të mërzitemi ne duhet t’i kundërvihemi me politikë të mençur durim e ligj se nuk do të kenë hapësirë në asnjë mënyrë në një qeverisje të LDK që roli i tyre me qenë çfarë është tash”, deklaroi ai.

Haziri thotë se nuk është pritë dita kur do të sanksionohet Kosova për qasjen në dialog.

“Kosova është në masa ndëshkuese sot se nuk është lajm në Bruksel që Serbia me qenë nën masa. Kosova me ardh në një nivel ku ndëshkohet me masa për qasjen e saj në dialog kjo ditë nuk është pritë, marrëdhëniet e tensionuara me NATO dhe çdo institucion tjetër kredibil që Kosova i ka pas si shtëpi shpëtimi kjo nuk është pritë”, theksoi Haziri.

Nënkryetari i LDK-së: Më shumë ka punuar Halil Kastrati për mirëqenien sociale se krejt Qeveria ‘Kurti’

“Qeveria e ka rritë varfërinë në Kosovë”.

Kështu po e vlerëson situatën ekonomike në vend, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.

Sipas Hazirit, Halil Kastrati ka punuar më shumë për mirëqenien sociale se sa Qeveria aktuale.

“Po vazhdon kjo qeveri me shkaktuar edhe më shumë problem të mirëqenies sociale se nuk ka shpresë dhe njerëzit ikin. Qeveria e ka rrit varfërinë në Kosovës, një familje jeton me ma pak se 1 dollar në ditë nuk ka mundësi për një njëri me pas ushqim të mjaftueshëm ma shumë Halil Kastrati ka punuar për mirëqenien sociale se krejt Qeveria e Kosovës”.

Haziri thotë se kontributin për punën e mirë në Kosovë e kanë Përparim Rama me disa kryetarë tjerë.

Ai tha se me mungesë të tyre asgjë e mirë nuk do kishte ndodh në vend.

“Edhe këtë vend në Prishtinë është duke punuar Përparim Rama me disa kryetarë tjerë të komunave përkundrazi mos me qenë edhe këta këtu ish thënë se asgjë s’po ndodh mirë. Ne duam me pa një Kosovë tjetër dhe Kosova ka nevojë më shumë me dashtë e me punuar më shumë për të”, thotë Haziri për Front Online.

“Rruga e Re” e LDK-së/ Nënkryetari Haziri: Kemi planifikuar investime që rrisin ekonominë e vendit

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka shpalosur të hënën 100 projektet e zotimet më të mëdha të “Rrugës së Re”.

Projektet, përfshijnë buxhet 4.5 miliardë euro në fund të mandatit të parë, ndërtimin e një centrali me gaz, ndërtimin e një qendre të re spitalore në Prishtinë, ndërtimin e stadiumit kombëtar, e të tjera.

Lidhur me këto projekte për Front Online ka folur, nënkryetari i LDD-së, Lutfi Haziri.

Haziri tregon në detaje se si janë nisur dhe finalizuar 100 projektet e “Rrugës së Re”.

“Fillimisht e kemi bërë projeksionin financiar sa Kosova ka mundësi me bë rritje buxhetore, fondet që vendi i disponon tani kemi dalë në probleme si në infrastrukturë, projektet e mëdha e të mesme të pa përfunduar se duhet të kenë një logjikë të lidhshmërisë në mes rrugëve në katër shkallë dhe e dimë saktë se kur fillojë e përfundojë këto punime”.

“Ambienti, problemi me ujërat e zeza, trajtimi i shtatëve të lumenjve, uji i pijshëm të jetë i kontaminuar, probleme të energjisë, ekonomisë, pakon e re fiskale, stimulimin për prodhim ekonominë private, ndërmarrje publike e gjithçka që është zhvillimore në vendin tonë ky projekt i LDK-së është i realizueshëm në katër vitet e para, neve na duhet besimi qytetar. Populli i Kosovës është punëtor do të përfshihet edhe mërgata se roli i tyre nuk është vetëm financiar është dije e provoj amerikane e evropiane. Prej bujqësisë e deri te energjia ne kemi planifikuar investime që rrisin ekonominë e vendit”, përfundoi Haziri.

JU REKOMANDOJMË

Jakup Krasniqi: S’jam kriminel siç më përshkruan Prokuroria, por njeri që u kalitë në luftë për dinjitet njerëzor

“Jakup Krasniqi nuk ishte person i rëndësishëm në UÇK”
18/02/2026 - 15:24

Ish-kreu i Kuvendit të Kosovës dhe ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi, po mban fjalën e tij përfundimtare në Gjykatë Speciale. Ai ka thënë se nuk është kriminel siç...

Më shumëDetails

Rexhep Selimi: Të qenit bashkëluftëtar me Adem Jasharin, nderi më i madh i jetës sime!

Rexhep Selimi: Të qenit bashkëluftëtar me Adem Jasharin, nderi më i madh i jetës sime!
18/02/2026 - 15:10

Pas Hashim Thaçit dhe Kadri Veseli, para Hagës po deklarohet ish-deputeti Rexhep Selimi. Selimi tha se cilësimi si njëri nga themeluesit e UÇK-së është një nder, bashkë me...

Më shumëDetails

Fjala e Thaçit: Isha student në Cyrih në kohën e masakrave, i vetmi njeri që po bënte plane morbide ishte Millosheviqi

Hashim Thaçi e nis fjalën përmbyllëse në Hagë duke uruar për 17 Shkurtin: Unë jam i pafajshëm
18/02/2026 - 14:49

Ish-presidenti Hashim Thaçi po deklarohet përfundimisht para trupit gjykues në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Ai tha se derisa ishte student në Zvicër nuk kishte në...

Më shumëDetails

Veseli në Hagë: Unë e di kush jam dhe çfarë kam bërë, veprimet e mia ishin ligjore – Drejtësia mund të vonohet, por jo të mohohet

Kërkohet lirimi i përkohshëm i Kadri Veselit nga Gjykata Speciale
18/02/2026 - 14:41

Sot në Gjykatën Speciale në Hagë, po i thonë fjalët e tyre përmbyllëse, ish-kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli. Gjatë fjalës së tij pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës...

Më shumëDetails

Nga doli “kërcënimi ndaj Presidentes”? Prokuroria në Hagë refuzon të komentojë, analistët e shohin me dyshim deklaratën e Ramës

Nis takimi mes Ramës dhe Osmanit, thellim i bashkëpunimit Shqipëri–Kosovë
18/02/2026 - 14:33

Prokuroria e Specializuar në Hagë refuzon të tregojë nëse ka kontrolluar në zyrën e Presidentit në Kosovë. Ajo nuk do as t’i komentojë deklaratat, si ajo e kryeministrit...

Më shumëDetails

Hashim Thaçi e nis fjalën përmbyllëse në Hagë duke uruar për 17 Shkurtin: Unë jam i pafajshëm

Hashim Thaçi e nis fjalën përmbyllëse në Hagë duke uruar për 17 Shkurtin: Unë jam i pafajshëm
18/02/2026 - 14:26

Ish-presidenti, Hashim Thaçi, ka nisur fjalimin e tij para trupit gjykues. Ai ka thënë se është vetëm një e vërtetë, dhe ajo është se ai është plotësisht i...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Rasti “Fajdeja”/Mbi 500 mijë euro para me fajde: Të akuzuarit Mulolli, Kurda, Sopjani e Haxhiu dënohen vetëm me gjobë, Krasniqi me 8 muaj burgim (Dokument)

    Rasti “Fajdeja”/Mbi 500 mijë euro para me fajde: Të akuzuarit Mulolli, Kurda, Sopjani e Haxhiu dënohen vetëm me gjobë, Krasniqi me 8 muaj burgim (Dokument)

    215 Shpërndaje
    Shpërndaje 86 Tweet 54
  • Ish Komandanti i Njësisë Speciale, Bekim Shyti sot feston ditëlindjen, ripublikojmë njërin prej aksioneve më suksesshme të tij (Video)

    179 Shpërndaje
    Shpërndaje 72 Tweet 45
  • Përmes Ferajt, LVV e godet Osmanin që mori pjesë në marshin për ish-krerët e UÇK-së: U bashkuan kundër veprës së vet

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Kjo është ora kur Thaçi pritet t’i drejtohet për herë të fundit trupit gjykues

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Haradinaj thyen gotën live në emision, kur flitet për ish-krerët e UÇK-së

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë