Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Scholz përballet me trysni për shkak të numrit të madh të emigrantëve

06/11/2023 - 11:21
në Lajme
A A
Scholz përballet me trysni për shkak të numrit të madh të emigrantëve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, do të takohet sot me 16 guvernatorët shtetërorë të Gjermanisë për të biseduar për mënyrat se si të merren me numrin e madh të emigrantëve, një çështje e cila është bërë telash i madh politik për Qeverinë e tij.

Strehimoret për emigrantët dhe refugjatët po mbushen dhe Scholz, i cili përballet me trysni të madhe nga opozita dhe të tjerët për ta ndalur këtë trend, ka thënë se “shumë janë duke ardhur”.

Po ashtu, më shumë se një milion ukrainas kanë mbërritur në Gjermani prej se Rusia e nisi pushtimin e atdheut të tyre.

Në javët e fundit, Qeveria gjermane ka qenë shumë aktive, duke kaluar edhe një legjislacion i cili lehtëson dëbimin e atyre të cilëve u refuzohet kërkesa për azil, për t’i ndëshkuar trafikantët dhe për t’ua mundësuar azilkërkuesve fillimin e punës sa më shpejt, si dhe vendosjen e kontrolleve të përkohshme në kufijtë me Poloninë, Republikën e Çekisë dhe Zvicrën.

Scholz, nga qendra e majtë, ka biseduar për këtë çështje dy herë me liderin opozitar konservator prej se zgjedhjet shtetërore muajin e kaluar sollën rezultate të dobëta për koalicionin qeveritar trepariak, dhe rritje për partinë e ekstremit të djathtë.

Scholz përballet me trysni për rezultatet e zgjedhjeve gjatë takimit të sotëm me guvernatorët shtetërorë, të cilët kërkojnë më shumë para nga qeveria federale për ta përballuar koston e strehimit të emigrantëve.

“Por, çelësi për të mundur t’i integrojmë njerëzit më mirë është thjesht numri – ne duhet patjetër t’i japim fund emigrimit të jashtëligjshëm, në mënyrë që të jemi të drejtë ndaj integrimit të mirëfilltë të njerëzve që kërkojnë mbrojtje këtu”, tha Hendrik Wuest, guvernatori konservator i shtetit North Rhine-Westphalia, për televizionin ARD./REL/

JU REKOMANDOJMË

Gjini: S’kemi kurrfarë obligimi ndaj çfarëdo marrëveshje që bëjnë dy partitë politike tjera, lojëra të fëmijëve

Gjini: S’kemi kurrfarë obligimi ndaj çfarëdo marrëveshje që bëjnë dy partitë politike tjera, lojëra të fëmijëve
01/09/2026 - 13:04

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, tha se qëndrimi i partisë së tij s’ka ndërruar për çështjen e zgjedhjes së Presidentit, duke shtuar se nuk kanë obligim ndaj një...

Më shumëDetails

Cilat janë shtatë kërkesat e komunave ndaj Qeverisë?

Cilat janë shtatë kërkesat e komunave ndaj Qeverisë?
01/09/2026 - 12:30

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka bërë të ditur se komunat e Kosovës nuk po kërkojnë privilegje, por respektimin e të drejtave dhe kompetencave...

Më shumëDetails

Kryetarët e komunave futen në Qeveri për t’ia dorëzuar kërkesat e tyre Kurtit

Kryetarët e komunave futen në Qeveri për t’ia dorëzuar kërkesat e tyre Kurtit
01/09/2026 - 12:11

Kryetarët e komunave të prirë nga kreu i Prishtinës, Përparim Rama, janë futur brenda objektit të Qeverisë për t’ia dorëzuar Kurtit kërkesat e tyre. Ata sot kanë organizuar...

Më shumëDetails

Tahiri: Marrëveshja VV-LDK u arrit, pse ende nuk po thirret seanca e Kuvendit

Tahiri: Do ta kërkojmë shkarkimin e Kurtit
01/09/2026 - 12:03

Nënkryetari i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës, të cilat, sipas tij, nuk e thirrën seancën konstitutive të paralmentit, as pas dakordimit...

Më shumëDetails

Nis protesta para qeverisë, Rama: Po ndëshkohen qytetarët që s’e votuan VV-në, komunat janë në kolaps

Nis protesta para qeverisë, Rama: Po ndëshkohen qytetarët që s’e votuan VV-në, komunat janë në kolaps
01/09/2026 - 12:01

Ka nisur protesta e kryetarëve të disa komunave të Kosovës para objektit të Qeverisë së Kosovës, e organizuar nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, kundër asaj që ata...

Më shumëDetails

Marrëveshja LDK – VV për presidentin, Maliqi: Dy veta gjeten “presidentin konsensual” të Kurthit

Maliqi: Dialogu Kosovë – Serbi është “ngrirë”, por do të “shkrihet” së shpejti
01/09/2026 - 11:20

Analisti Shkëlzen Maliqi e ka komentuar marrëveshjen në mes të LDK-së dhe VV-së për zgjedhjen e presidentit të ri. Ai ka ironizuar me këtë ujdi të Abdixhikut dhe...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    156 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë