Nënkryetari i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës, të cilat, sipas tij, nuk e thirrën seancën konstitutive të paralmentit, as pas dakordimit që bënë në lidhje me emrin e presidentit.
Ai në sallën plenarë të legjislativit, ku janë të pranishëm deputetët e Aleancës dhe të PDK-së tha se nuk kanë votë për president pa u pranuar kërkesat e Aleancës.
“Ku janë ata që kanë marrëveshje? Ku janë sot? Nga dita e parë qëllimi nuk ka qenë me prodhu president konsensual. Marrëveshja dy palëshe e cila ka ndodh dje ish dasht me detyru kryesuesin me thirrë seancën”, tha Tahiri.













