Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

IKShP: Ka rënie të vlerave të manganit në Badoc, por uji ende s’mund të përdoret për pije

11/11/2023 - 12:16
në Kryesore, Lajme
A A
IKShP: Ka rënie të vlerave të manganit në Badoc, por uji ende s’mund të përdoret për pije
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka mbajtur sot një konferencë për media lidhur me ndotjen e Liqenit të Badocit me mangan.

Burbuqe Berisha nga IKSHP ka thënë se edhe pse vlerat kanë rënë në katër ditët e fundit, prapë nuk është arritur vlera e lejuar për përdorim të ujit për pije, ashtu siç parashihet me Udhëzimin Administrativ.

“Ngritja e vlerave të manganit është një fenomen natyror që ndodh gjatë ndërrimeve të stineve. Nga matjet e fundit laboratorike, rezulton se në këto katër ditët e fundit, vlerat e manganit janë  Më datën 7, vlera më e ulët ka qenë 0.19 mg për litër, ndërsa vlera më e lartë 0.40 mg për litër. Me datën 8, sillej prej 0.19 deri 0.35 mg/l. Me datën 9, sillej nga 0.17 deri 0.30 mg/l. Me datën 10, dje rezultatet e fundit janë se vlera e manganit në rrjet sillet prej 0.058 deri 0.19 mg/l. Përkundër faktit se vlerat janë duke rënë, prapë vlera e lejuar për përdorim të ujit të pijshëm është 0.05 dhe ende nuk është arritur”, ka thënë Nushi para gazetarëve.

Ajo ka thënë se Instituti është duke bërë në vazhdimësi monitorimin e cilësisë së ujit.

“IKSHP është duke bërë në vazhdimësi monitorimin dhe përcjelljen e vazhdueshme të cilësisë së ujit të destinuar për njeriun në gjithë zonat e furnizimit. Analizat e fundit laboratorike, megjithse tregojnë një rënie të vlerave të manganit në ujin e liqenit, gjithashtu edhe në rrjetin shpërndarës, ende këto vlera nuk i përmbushin standardet e parapara sipas Udhëzimit Administrativ.  Dëshirojmë të sigurojmë popullatën se IKSHPK në bashkëpunim me KRU Prishtina po bëjnë krejt atë që është në kompetencat dhe mundësitë e tyre që këto vlera të manganit të ulen dhge ti përafërohen dhe ta plotësojnë kriterin e paraparë sipas UA”, ka deklaruar Nushi.

Nga Instituti kanë thënë se uji mund të përdoret për veprimtari tjera.

“Ky ujë mund të përdoret për çdo veprimtari tjetër ditore, si higjenë personale, higjenë të mjedisit ose ambientit dhe përgatitje të ushqimit. Njoftojmë popullatën se uji nga resurset e Liqenit Batllava si dhe nga Ujmani, i plotësojnë kriteret e parapara për ujin e pijshëm, dhe ketë e vërtetojnë rezultatet laboratorike nga monitorimi ditor”, ka thënë Nushi.

JU REKOMANDOJMË

Gjini: S’kemi kurrfarë obligimi ndaj çfarëdo marrëveshje që bëjnë dy partitë politike tjera, lojëra të fëmijëve

Gjini: S’kemi kurrfarë obligimi ndaj çfarëdo marrëveshje që bëjnë dy partitë politike tjera, lojëra të fëmijëve
01/09/2026 - 13:04

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, tha se qëndrimi i partisë së tij s’ka ndërruar për çështjen e zgjedhjes së Presidentit, duke shtuar se nuk kanë obligim ndaj një...

Më shumëDetails

Cilat janë shtatë kërkesat e komunave ndaj Qeverisë?

Cilat janë shtatë kërkesat e komunave ndaj Qeverisë?
01/09/2026 - 12:30

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka bërë të ditur se komunat e Kosovës nuk po kërkojnë privilegje, por respektimin e të drejtave dhe kompetencave...

Më shumëDetails

Kryetarët e komunave futen në Qeveri për t’ia dorëzuar kërkesat e tyre Kurtit

Kryetarët e komunave futen në Qeveri për t’ia dorëzuar kërkesat e tyre Kurtit
01/09/2026 - 12:11

Kryetarët e komunave të prirë nga kreu i Prishtinës, Përparim Rama, janë futur brenda objektit të Qeverisë për t’ia dorëzuar Kurtit kërkesat e tyre. Ata sot kanë organizuar...

Më shumëDetails

Tahiri: Marrëveshja VV-LDK u arrit, pse ende nuk po thirret seanca e Kuvendit

Tahiri: Do ta kërkojmë shkarkimin e Kurtit
01/09/2026 - 12:03

Nënkryetari i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës, të cilat, sipas tij, nuk e thirrën seancën konstitutive të paralmentit, as pas dakordimit...

Më shumëDetails

Nis protesta para qeverisë, Rama: Po ndëshkohen qytetarët që s’e votuan VV-në, komunat janë në kolaps

Nis protesta para qeverisë, Rama: Po ndëshkohen qytetarët që s’e votuan VV-në, komunat janë në kolaps
01/09/2026 - 12:01

Ka nisur protesta e kryetarëve të disa komunave të Kosovës para objektit të Qeverisë së Kosovës, e organizuar nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, kundër asaj që ata...

Më shumëDetails

Marrëveshja LDK – VV për presidentin, Maliqi: Dy veta gjeten “presidentin konsensual” të Kurthit

Maliqi: Dialogu Kosovë – Serbi është “ngrirë”, por do të “shkrihet” së shpejti
01/09/2026 - 11:20

Analisti Shkëlzen Maliqi e ka komentuar marrëveshjen në mes të LDK-së dhe VV-së për zgjedhjen e presidentit të ri. Ai ka ironizuar me këtë ujdi të Abdixhikut dhe...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    156 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë