Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gjermania e mbështet Izraelin, por jo për arsyet që ju i mendoni

14/12/2023 - 16:15
në Opinione
A A
Gjermania e mbështet Izraelin, por jo për arsyet që ju i mendoni
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Linjat e ndarjes mes Perëndimit dhe Jugut Global, u bënë të dukshme vitin e kaluar – përkitazi me reagimet ndaj luftës së Rusisë në Ukrainë, kur shumë vende refuzuan të mbanin anë. Tashti, lufta e Izraelit në Gazë po kërcënon t’i thellojë këto ndarje

Nga Joerg Lau

Kush mund ta kishte parashikuar një kthesë të tillë, në marrëdhëniet e tensionuara të Gjermanisë me të kaluarën e saj të errët? Qeveria gjermane është nën presion të shtuar për t’u çliruar nga kufizimet e fajit gjerman. Dhe, është Turqia ajo që dëshiron që kancelari Olaf Scholz ta bëjë këtë ndryshim. Në një vizitë në Gjermani në fillim të këtij muaji, presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan, duke qëndruar pranë Scholzit, në Berlin pohoi se Gjermania është shumë e zhytur në pendesën historike – për ta kuptuar si duhet realitetin e Lindjes së Mesme.

Para mbërritjes së Erdoganit në Gjermani, terroristët e Hamasit ai i kishte quajtur “luftëtarë të lirisë” dhe tha se legjitimiteti i Izraelit ishte vënë në dyshim për shkak të “fashizmit të tij”. Scholzi me vendosmëri u kishte rezistuar thirrjeve për ta anuluar vizitën, por e bëri të qartë – përpara mbërritjes së Erdoganit – se e konsideronte si “absurde” pikëpamjen e presidentit turk për konfliktin. Ajo që pasoi ishte një vizitë e vështirë që nënvizoi se sa i ndërlikuar është bërë veprimi i politikës së jashtme gjermane. Erdogani është plotësisht i vetëdijshëm për ndikimin e tij në Berlin: pothuajse tre milionë njerëz në Gjermani janë me origjinë turke. Ankaraja i siguron imamët për afro një mijë xhami në Gjermani. Turqia është partner jetik në mbështetjen e NATO-s për Ukrainën, duke ofruar dronët dhe duke e mbajtur Detin e Zi të hapur për eksportet e grurit. Dhe, kryesorja, Gjermania dëshiron që Turqia të kontrollojë migrimin e parregullt në Mesdhe – për të shmangur një krizë tjetër të refugjatëve. Të dy liderët shmangën grindjen publike në Berlin por, në Ankara, Erdogani u tha mediave turke se presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier, ishte i qartë në “mendjen kryqtare” dhe se kjo ishte gjithashtu e vërtetë për “atë tjetrin”, duke iu referuar Scholzit. Erdogani është i njohur për shpërfilljen ndaj rregullit diplomatik, kështu që Scholzi thjesht vendosi të shmangte reagimin.

Megjithatë, episodi flet për një problem më të madh. Qëndrimi pothuajse pa kushte pro-izraelit i Gjermanisë, e sjell Berlinin në konflikt me shumë prej partnerëve të tij kryesorë. Vitin e kaluar, zëvendës-kancelari dhe ministri i Çështjeve Ekonomike, Robert Habeck, udhëtoi në Katar për të blerë sasi të mëdha të gazit të lëngshëm natyror, për të kompensuar gazin e sanksionuar rus. Katari është mbështetësi më i rëndësishëm i Hamasit. Emirati i Gjirit gjithashtu investon në markat gjermane, si Volkswagen, Porsche, Siemens dhe Deutsche Bank. Ka edhe më shumë: në frymën e “zhdukjes së rrezikut” dhe diversifikimit të varësisë së tepërt të ekonomisë gjermane nga Kina, Scholzi është duke u ballafaquar me fuqitë në rritje të të ashtuquajturit Jugu Global, duke përfshirë Indonezinë, Brazilin dhe Afrikën e Jugut. Këto shtete mbajnë qëndrime të ndryshme ndaj terrorizmit të Hamasit, por luftën palestineze të gjithë e shohin në aspektin e historisë së tyre post-koloniale. Parlamenti i Afrikës së Jugut madje votoi për mbylljen e Ambasadës izraelite, ndërsa presidenti Cyril Ramaphosa e akuzoi Izraelin për krime lufte dhe akte “të barabarta me gjenocidin”.

Linjat e ndarjes mes Perëndimit dhe Jugut Global, u bënë të dukshme vitin e kaluar – përkitazi me reagimet ndaj luftës së Rusisë në Ukrainë, kur shumë vende refuzuan të mbanin anë. Tashti, lufta e Izraelit në Gazë po kërcënon t’i thellojë këto ndarje.

Gjermania, me këmbënguljen e saj të vazhdueshme për të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje, edhe përballë shkatërrimit të Gazës, e gjen veten në një situatë gjithnjë e më të vështirë. Çfarë fshihet prapa qëndrimit gjerman? Le të jemi të qartë: establishmenti politik gjerman nuk është rob i mendësisë shtypëse, që kufizon aftësinë për të folur kundër Izraelit. Kjo është një teori e rrezikshme e konspiracionit, që duhet të hidhet poshtë. Nuk është e re ideja se Gjermania vuan nga mbidoza e Vergangenheitsbewältigung-ut – termi gjerman për t’u marrë me të kaluarën naziste. E djathta ekstreme me dekada të tëra ka pretenduar se, nga turpi kombëtar, Gjermania është e kufizuar në aspektin politik. Në këtë aspekt, partia e ekstremit të djathtë, AfD (Alternative für Deutschland), e hedh poshtë kulturën e kujtimit të Gjermanisë si një Schuldkult (kult i fajit). AfD-ja, me rreth 20 për qind të votave në mbarë vendin, dëshiron të heq theksin nga aspektet më të errëta të trashëgimisë sonë dhe të fokusohet në anën e ndritshme të historisë sonë.

Çuditërisht, përgënjeshtrimi fillimisht i djathtë i përgjegjësisë sonë historike, është bërë popullor në anën tjetër të spektrit politik. “Çlirojeni Gazën nga faji gjerman” është slogani popullor i thirrur nga të majtët në marshimet pro-palestineze në Berlin. Kur e djathta e ashpër, e majta dhe një autokrat (i cili mohon gjenocidin e Turqisë ndaj armenëve) i kombinojnë forcat, ju e dini se diçka nuk shkon. Le të jemi të qartë: politikanët gjermanë nuk kanë nevojë të luftojnë si të lirë nga historia, për të vepruar në debatin mbi luftën e Gazës. Është një mit që Gjermania është jokritike në mbështetjen e saj ndaj qeverisë izraelite.

Kur Izraeli e përdori dhunën e tepruar në luftërat e mëparshme të Gazës, Gjermania i ngriti shqetësimet publike. Berlini vazhdimisht ka kritikuar zgjerimin e vendbanimeve.

Më shumë se një dekadë më parë, ministri i atëhershëm i Jashtëm, Sigmar Gabriel, situatën në Hebron (në Bregun Perëndimor të pushtuar) e quajti “aparteid”. Berlini ka mbështetur Autoritetin Palestinez me mbi një miliard euro dhe është ndër donatorët kryesorë të UNWRA-s – të agjencisë së OKB-së për ndihmë për refugjatët palestinezë. Kurrë nuk ka pasur dashuri mes qeverisë së Merkelit apo Scholzit dhe Benjamin Netanyahut. Angela Merkel e dinte se pas shpine ai punonte me Donald Trumpin për ta shuar marrëveshjen bërthamore me Iranin dhe se ai gënjente për pranimin e dy shteteve. Askush – i përfshirë në dosjen e Lindjes së Mesme në Berlin – nuk i beson Netanyahut. Politikanët në Berlin nervozohen nga sugjerimi se janë në xhepin e Izraelit. Pra, çfarë ndikon në mbështetjen e vazhdueshme që Berlini ia jep Izraelit në luftën kundër Hamasit? Duhet të shikoni përtej krizës së tashme. Establishmenti i politikës së jashtme të Gjermanisë ka pësuar një tronditje të thellë, në të vërtetë të dytën, pasi gjatë vitit të kaluar e kuptoi se Rusia nuk mund të qetësohet nga hapat diplomatikë, nga marrëveshjet e tubacioneve dhe “ndryshimi përmes tregtisë”. Gjermanëve u thuhej se ishin “të rrethuar nga miqtë”, siç ka bërë Helmut Kohl. Ata u zgjuan të tronditur kur panë se duhet të përballojnë një botë të armiqve të përbetuar. Rusia i shkatërroi dekadat e tëra të Ostpolitikës gjermane – kur e sulmoi Ukrainën dhe bashkë me të rendin evropian të pasluftës.

Në mënyrë të ngjashme, Gjermania kërkonte diplomaci për t’u marrë me ambiciet bërthamore dhe rajonale të Iranit. Berlini ishte sponsori kryesor i marrëveshjes së Planit të Përbashkët Gjithëpërfshirës të Veprimit (JCPOA) me Teheranin. Për të shpëtuar marrëveshjen, Gjermania refuzoi të listonte Korpusin e Gardës Revolucionare të Iranit si organizatë terroriste. Pastaj, anëtari i Gazës i boshtit të rezistencës së Iranit, e sulmoi Izraelin më 7 tetor. Shteti hebre është i bllokuar midis Hamasit dhe Hezbollahut – dhe mundësisë së një lufte më të gjerë. Kjo është një krizë ekzistenciale për Izraelin. Është shembur baza e politikës së jashtme të Gjermanisë. Ka dështuar angazhimi me Rusinë dhe me Iranin. Kjo është pikëpamja nga Berlini: këto dy fuqi duhet të ndalen, dhe kjo përfshin shkatërrimin e Hamasit. Kjo është arsyeja për mbështetjen e vendosur të Gjermanisë për luftën e Izraelit kundër Hamasit, pavarësisht mosbesimit të thellë ndaj Netanyahut – dhe dëshirës për ta parë atë si të shkarkuar, sapo të përfundojnë armiqësitë.

(Autori është korrespondent i jashtëm i javores gjermane Die Zeilt)

JU REKOMANDOJMË

Dhomat e Specializuara të Kosovës: Kur dyshimi bie mbi vetë gjykatën

Dhomat e Specializuara të Kosovës: Kur dyshimi bie mbi vetë gjykatën
25/06/2026 - 15:13

Opinion nga Ulsi Manja Raporti i Komitetit për të Drejtat e Njeriut të Dhomës së Avokatëve të Anglisë dhe Uellsit ngre pikëpyetje serioze mbi pavarësinë, paanshmërinë dhe standardet...

Më shumëDetails

Mos ia hiqni Albin Kurtit meritat për protestat në Tiranë

Mos ia hiqni Albin Kurtit meritat për protestat në Tiranë
22/06/2026 - 16:38

Ky debat rreth qytetarëve shqiptarë të Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë që vijnë në protestë është shumë hipokrit. Përpjekja e Edi Ramës për t’i distancuar ata...

Më shumëDetails

Peci qeverisë: Pranojeni gazin amerikan, mos luani me të ardhmen e Kosovës

Peci qeverisë: Pranojeni gazin amerikan, mos luani me të ardhmen e Kosovës
20/06/2026 - 21:52

Analisti politik Lulzim Peci ka kritikuar qasjen e Qeverisë së Kosovës ndaj projektit të gazit amerikan, duke e cilësuar atë si “aventurën më të madhe politike që nga...

Më shumëDetails

Si mund ta ripërcaktojë energjia rolin e SHBA-së në Ballkanin Perëndimor

Maliqi: Një Serbi nën ndikimin dhe varësinë prej NATO-s dhe BE-së është mbi të gjitha në interes të Kosovës
20/06/2026 - 15:47

Shkruan: Agon Maliqi Që nga momenti kur administrata Trump mori detyrën në janar të 2025-ës, vëzhguesit në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë kanë pyetur veten nëse politika e...

Më shumëDetails

Cila është e vërteta për ndërtimin e kapaciteteve të reja energjetike dhe rolin e “SHOQËRISË CIVILE “

11/06/2026 - 14:09

Shkruan: Muhamet Mustafa CILA ËSHTË E VËRTETA PËR NDËRTIMIN E KAPACITETEVE TË REJA ENERGJETIKE DHE ROLIN E “SHOQËRISË CIVILE “ Çka parashihte “Strategjia e zhvillimit te energjisë 2005-2015”...

Më shumëDetails

DITA BOTËRORE E MJEDISIT

DITA BOTËRORE E MJEDISIT
05/06/2026 - 11:03

Shkruan: Msc. Labinot Smakaj  I. Një shoqëri mund të mbijetojë përkohësisht edhe pa stabilitet politik dhe ekonomik, por nuk mund të mbijetojë pa ujë të pastër, ajër të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • ​”Nuk u lëshoj këngë serbisht”: 9 zyrtarë policorë dyshohet se sulmuan pronarin e restorantit në Mitrovicë dhe djalin e tij

    ​”Nuk u lëshoj këngë serbisht”: 9 zyrtarë policorë dyshohet se sulmuan pronarin e restorantit në Mitrovicë dhe djalin e tij

    203 Shpërndaje
    Shpërndaje 81 Tweet 51
  • “Këta deputetë nuk do ta votonin një koalicion me LVV-në”

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Murati jep lajmin e shumëpritur, ekzekutohen 100 eurot për këtë kategori

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Ish shefi i kabinetit të Kurtit rehatohet në pozitë të rëndësishme shtetërore

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Shteti pagoi 91 mijë euro pensione për persona të vdekur

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë