Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Falimentimi i fjalës

26/12/2023 - 11:48
në Opinione
A A
Falimentimi i fjalës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shkruan: Lutfi Dervishi

Fjala dhe lajmtari kanë një mbrojtje të fortë në Kanun. “Fjala nuk bën mort”. “Lajmësi nuk ka faj”.

Në të njëjtën kohë, Kanuni është i ashpër me thashethemexhinjtë dhe dallkaukët.

“Ai që mbjell e hap fjalë të këqija e gërgasa herë për njanin e herë për tjetrin, me gojë të kanunit thirret ‘Argat i së keqes’ – as e thërret kush në punë, as i nep kush rrogë.” (Fjala; nyja e 86)

Por, mjerisht, fjalët, dikur shtylla komunikimi, po shkërmoqen nga mbipesha e gënjeshtrave, sajesave, thashethemeve, dhe po zhvlerësohen përballë propagandës, premtimeve të rreme e teorive konspirative. Harrohet se “Burri kapet prej fjalet” dhe “Fjala asht s’asht e asht thyen”.

Fuqia e fjalës është minuar nga akuzat ndaj gazetarëve, integriteti i të cilëve është lëkundur sa nga akuzat për korrupsion e shantazh, aq edhe nga uria për vëmendje dhe dica klikime më shumë.

Në vorbullën e keqinformimit, propagandës dhe mashtrimit, po lulëzojnë sharlatanët, megalomanët, mitomanët e Babavangat shqiptarë.

Metamorfoza e fjalëve, nga mjete komunikimi, te municion për betejat politike, është e qartë si kristali në Parlament, në 15 kanalet televizive me 24 orë “lajme”, në 56 televizionet e tjera gjeneraliste, në 800 portalet e dedikuar për lajme dhe, pa diskutim, në shkurret e pafundme të rrjeteve sociale.

Rrjetet sociale dhe portalet, fushëbeteja e epokës tonë digjitale, përmes përrenjve të urrejtjes dhe të ndihmuar nga anonimati, kujdesen që kaosi të mos mungojë asnjë edhe një minutë.

Televizionet me oreks elefanti për “debate” po e shndërrojnë informacionin në kakofoni. Çdo shpresë për pak qartësi e kuptim zhytet në oqeanin e fjalëve qesim.

Debatet e përnatshme i ngjajnë dramave shekspiriane, ku protagonistët nuk janë mbretër e mbretëresha, por koka të mëdha që parashikojnë kobe, mynxyra, gjakderdhje, thika pas shpine, arrestime, investime, gjëmime e tërbime.

Në këtë cirk të papëlqyeshëm, të përditshëm e të përnatshëm, futen edhe zyrtarët/qeveritarët të cilët kanë marrë detyrën e pa kërkuar të rrëfyesve duke raportuar për veten se sa mirë po punojnë për këtë vend të bekuar dhe sa shumë po treten për të realizuar ëndrrën shekullore të popullit për anëtarësim në BE.

Thënia në fillim e fjalës së fundit, është kthyer në moto të diskursit publik.

Mjerisht, vendi e gjen veten jo në një shoqëri informacioni, por në një shoqëri thashethemi, ku vija mes faktit dhe trillimit mjegullohet nga perdja e tymit, e propagandës dhe e dezinformimit, duke e bëre gjithnjë e me sfidues, deri në fshirje, dallimin e realitetit nga iluzioni.

Fjalët hidhen në eter, jo me qëllimin për të kuptuar, por thjesht për të bërë zhurmë. Dialogu është shndërruar në një monolog kaotik, ku të “ftuarit” rreken të dominojnë skenën, duke raportuar jo atë që ngjet në realitet, por atë që duan ata te shesin se ngjet në rradakën e tyre. Dialogu nuk nënkupton më shkëmbim idesh, por një garë se kush prodhon decibelët më të lartë. Akuzat dhe kundërakuzat nuk bëjnë më asnjë përshtypje.

Viktima e parë e kësaj rrumpalle komunikimi është e vërteta. Demokracia, e brishtë siç është, kthehet në kakofoni. Fjalët humbasin fuqinë dhe rëndësinë e tyre dhe asgjë nuk bën më përshtypje. Thuaj çfarë të duash, trego sa të duash, ekspozo skandalin me të madh .. asgjë nuk ndodh!

Në një garë per t’ia kaluar artit, gjendja e sotme e komunikimit të kujton John Snowin te Game of Thrones, një nga personazhet me të dashur edhe për faktin se përpiqej t’i shpallte të vërtetën kundërshtarit dhe që thotë: “Kur ka njerëz që bëjnë premtime të rreme, fjalët nuk kanë më kuptim. Nuk ka më pyetje, veç gënjeshtra gjithnjë e më të bukura”.

JU REKOMANDOJMË

Shkruan Lorik Lipoveci: Suspendimi i 4 policëve për përqeshjen e Dimal Bashës, shkelja nuk hyn në korpusin e shkeljeve të rënda
Opinione

Shkruan Lorik Lipoveci: Suspendimi i 4 policëve për përqeshjen e Dimal Bashës, shkelja nuk hyn në korpusin e shkeljeve të rënda

17/09/2025 - 19:59
James Rubin rrëzon ‘kullën e kartonit’ – aktakuzën në Specialen e Hagës!
Opinione

James Rubin rrëzon ‘kullën e kartonit’ – aktakuzën në Specialen e Hagës!

17/09/2025 - 14:45
Kosova u ndërtua me mbështetjen e SHBA-së — 26 vjet më vonë, Kryeministri i saj rrezikon ta shkatërrojë
Opinione

Kosova u ndërtua me mbështetjen e SHBA-së — 26 vjet më vonë, Kryeministri i saj rrezikon ta shkatërrojë

14/09/2025 - 15:12
Opinion/ Krimi i trefishtë i Vjosës së Raifit të Jugosllavisë
Opinione

Opinion/ Krimi i trefishtë i Vjosës së Raifit të Jugosllavisë

10/09/2025 - 20:34
Shkruan Baton Haxhiu: Kur fjala tradhti rri si pasqyrë para Glaukut dhe Albinit
Opinione

Shkruan Baton Haxhiu: Kur fjala tradhti rri si pasqyrë para Glaukut dhe Albinit

07/09/2025 - 14:56
Shtatori – Muaji Ndërkombëtar i Parandalimit të Vetëvrasjeve
Opinione

Shtatori – Muaji Ndërkombëtar i Parandalimit të Vetëvrasjeve

06/09/2025 - 19:07

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Rubin në Hagë, gazetarja e famshme dhe ish-gruaja e tij i kërkon detaje: S’mund të flas, po e tregoj të vërtetën

    Rubin në Hagë, gazetarja e famshme dhe ish-gruaja e tij i kërkon detaje: S’mund të flas, po e tregoj të vërtetën

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • “Me përjashtim të njërit, kam punuar me të gjithë kryeministrat e Kosovës”, kush nuk bashkëpunoi me Williams?

    148 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • Këta janë katër policët e arrestuar në Mitrovicë të Jugut (Emrat)

    131 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • EKSKLUZIVE: FC Vushtrria nga nesër me kryetar të ri, këtë pozitë pritet ta marrë një politikan

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • “Kurti i rekrutuar nga Serbia” – Haradinaj nxjerr dokumente: Ja suksesi i Serbisë

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë