Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Artmotion dhe Kujtesa mashtrojnë klientët, largojnë dhjetëra kanale të DigitAlb pa asnjë paralajmërim

05/01/2024 - 16:58
në Ekonomi, Lajme
A A
Artmotion dhe Kujtesa mashtrojnë klientët, largojnë dhjetëra kanale të DigitAlb pa asnjë paralajmërim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Dhjetëra kanale të DigitAlb janë larguar pa asnjë paralajmërim nga platformat e operatorëve Artmotion dhe Kujtesa, në kundërshtim me rregulloret në fuqi të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP). Klientët thonë se ndihen të mashtruar, pasi në kohën kur i nënshkruan kontratat me këta dy operatorë, ata zgjodhën ofertat ku ishin të përfshira edhe kanalet e DigitAlb.

Në ditët e para të janarit 2024, shumë klientë të dy operatorëve kabllor në Kosovë, Kujtesës dhe ArtMotion, janë ankuar nëpër rrjete sociale se u janë larguar nga platforma televizive disa kanale sportive. Më konkretisht, ata kanë treguar se u janë larguar nga transmetimi të gjitha kanalet e DigitAlb-it nga Shqipëria.

Ky veprim nga ana e kabllorëve në fjalë, Buletini Ekonomik ka gjetur se është bërë pa paralajmërim të klientëve për këtë ndryshim.

“Unë para dy muajve e kam nënshkru kontratën me këtë ofertë në Artmotion ku ka qenë e përfshime edhe Digitalb, Top channel. Pas dy muaje, me 1 janar janë hequr këto kanale. Ndihem i mashtruar nga kjo kompani”, ka thënë një klient për Buletinin Ekonomik në kushte anonimiteti.

Ai thotë se oferta që ka vendosur të nënshkruajë kontratë për të, ka pasur në reklamim edhe programet e DigitAlb-it.

Të njëjtin rast e ka pasur edhe një klient tjetër i Kujtesës, i cili ka thënë se nuk është bërë ende as një muaj qëkur ka nënshkruar kontratën e re me këtë operator, dhe menjëherë, sipas tij, ka ndodhur ky mashtrim.

Ai tregon se ka qenë edhe më herët klient i kësaj kompanie, mirëpo më 19 dhjetor ka shkuar për ta ripërtërirë kontratën dhe ka marrë një ofertë të re televizive, këtë herë me zbritje për festat e fundvitit, dhe pikërisht për kanalet e sportit nga DigitAlb që kjo kompani i ka proklamuar në ofertë.

“Me rastin e ripërtëritjes së kontratës, me 19 dhjetor, unë insistova disa herë në kërkesën për të pasur një garanci se pikërisht kanalet e hequra tashmë, të mbesin në kuadër të kontratës dhe për shkak të tyre e kam vazhduar kontratën”, shpjegonte ai.

“Nuk ke as ku të ankohesh. Këtu, në hapësirat afariste të Kujtesës, te Qyteza Pejton, në kryeqytet, nuk ka asnjë zyrtarë, pos sportelisteve të cilët, pa një pa dy – tregojnë se janë inkompetente për të dhënë ndonjë pergjigje”, thotë në të dalë nga Kujtesa klienti i mllefosur, i cili njëherësh është edhe klient shumëvjeçar i Kujtesës.

Edhe Liridon Llapashtica, një klient tjetër i ArtMotion, në rrjetin e tij social në facebook, ka bërë një denoncim publik ndaj kësaj kompanie. Llapashtica ka treguar se ky operator që nga shtatori ka ndërprerë transmetimin e Ligës Italiane, kurse nga 1 janari i kanë mbyllur të gjitha kanalet e DigitAlb, të cilat nuk janë më në dispozicion për përdoruesit.

“Kjo mungesë e ofrimit të shërbimit për të cilin kam paguar, është shkelje e qartë e kontratës dhe e besimit që unë dhe shumë klientë të tjerë kemi pasur të ArtMotion”, ka shkruar ai.

Sipas tij, kjo nuk është thjeshtë një çështje e mungesës së kanaleve të specifikuara, po është një “mosrespektim i besimit që kemi dhënë si klientë”.

“Në këtë kontekst, dëshiroj të nxis të gjithë klientët e tjerë të Art Motion që kanë hasur në të njëjtën situatë, të dalin dhe të ndajnë përvojën e tyre. Do të isha mirënjohës nëse Art Motion do ta merrte këtë situatë seriozisht dhe do të ofronte një zgjidhje të drejtë dhe të favorshme për klientët që po përballen më këtë padrejtësi”, ka shkruar tutje Llapashtica.

Buletini Ekonomik ka provuar të marrë përgjigje direkte nga të dy operatorët kabllor në fjalë, mirëpo deri në momentin e publikimit të shkrimit, të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

Ndërkaq, DigitAlb dje ka dalë me një komunikatë sqaruese, ku ka deklaruar se është i hapur për bashkëpunim dhe distribucion të kanaleve televizive kundrejt të gjitha Platformave Televizive dhe të Telekomunikacionit në Kosovë, në mënyrë që i gjithë publiku në Kosovë të ketë qasje.

Ata kanë treguar vetëm se kompania po punon në këtë drejtim dhe kanë sqaruar se të gjithë operatorët e interesuar nga Kosova, janë të ftuar të lidhin marrëveshje me DigitAlb për këtë qëllim.

“DigitAlb ka bindje se operatorët e Kosovës që duan t’i ofrojnë publikut të vet kanale cilësore mbarëkombëtare, sporte elitare, Kombëtaren Kuq e Zi, Përfaqësuesen e Kosovës, Big Brother VIP Shqipëria etj, do t’i përgjigjen kërkesës së tregut për të bashkëpunuar”, thuhet në njoftimin e tyre.

Operatorët kabllovik televiziv, Kujtesa dhe ART Motion, janë ndër më të mëdhenjtë në Kosovë, së paku për nga përfshirja numerike e kanaleve të ndryshme televizive vendore dhe të huaja. Por, ata që nga 1 janari, njëanshëm, pa asnjë paralajmërim paraprak, kanë hequr një numër të madh kanalesh televizive, siç janë të gjitha kanalet e Super SPORT-it nga Shqipëria (7 kanale), Super SPORT-it të Kosovës (5-6 kanale), të gjitha kanalet e TV Klanit të Shqipërisë dhe TOP CHANNEL-in. Pra, të gjitha këto kanale në Kosovë kanë funksionuar në kuadër të DigitAlb-it, por të transmetuara nga kabllorët kosovarë.

Buletini Ekonomik ka kërkuar sqarime edhe nga Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), që është njëherësh mbikqyrës i operatorëve kabllor në Kosovë, se a janë në dijeni për mashtrimin që iu është bërë klientëve kosovarë me këto veprime të kabllorëve, mirëpo as ata nuk kanë kthyer përgjigje deri më tani.

Për më tepër, këto veprime nga ArtMotion dhe Kujtesa janë në kundërshtim me rregulloret në fuqi të ARKEP-it.

Njëra prej këtyre rregulloreve u jep të drejtë operatorëve kabllor, në çështjen e pamundësisë së shkëputjes së kontratave me konsumatorë para kohe, në raste të tilla.

Sipas kësaj Rregulloreje, konsumatorët mund të shkëpusin kontratat me operatorët vetëm pas nëntë (9) muajve të parë prej datës kur është nënshkruar kontrata mes palëve, dhe kurrsesi para kësaj periudhe. Pra, pas kalimit të nëntë muajve të parë, konsumatorët janë të lirë t’i shkëpusin kontratat pa u ndëshkuar nga operatorët.

Ndërkaq, në rastet kur kontrata kërkohet të shkëputet para 9 muajve të parë, atëherë në bazë të rregullores së ARKEP-it, operatorët kabllor gëzojnë të drejtën e kërkimit të kompensimit të dëmit për shkëputjen e parakohshme të kontratës.

Kjo e drejtë iu jepet atyre përmes nenit 5, pikës 5.7 të “Rregullores për Kontratat, Transparencën dhe Publikimin e Informatave dhe Masave Tjera Mbrojtëse Për Përdoruesit Fundorë për Ofrimin e Rrjeteve dhe Shërbimeve Publike të Komunikimeve Elektronike” të ARKEP-it, në të cilën thuhet se:

“5.7 -Ndërmarrësi mund të kërkoj kompensimin e dëmit për shkëputjen e parakohshme të kontratës gjatë nëntë (9) muajve të parë”.

Mirëpo, edhe ky ndëshkim apo kompensim i dëmit nuk mundet kurrsesi të tejkalojë tarifën e parapagimit mujor për periudhën prej nëntë (9) muajve pas hyrjes në fuqi të kontratës, me përjashtim të rasteve kur përdoruesit fundor i ofrohen pajisje fundore, atëherë zbatohen dispozitat e nenit 9 të Rregullores.

Në ndërkohë, konsumatorët e secilit rrjet të shërbimeve kabllore kanë të drejtën e plotë t’i shkëpusin kontratat me ta pa u ndëshkuar, nëse operatori e paralajmëron paraprakisht klientin rreth modifikimit të kushteve të kontratës jo më vonë se 30 ditë para hyrjes në fuqi të këtyre ndryshimeve.

E në rast të mospajtimit me ndryshimin e kushteve nga operatori, parapaguesi pra, konsumatori, ka të drejtë që pa asnjë pasojë ta shkëpusë kontratën në fjalë, edhe pse është para kohe.

Në rastin e largimit të kanaleve të DigitAlb, kujtojmë se klientët nuk kanë qenë fare të njoftuar siç kërkohet me rregulloret në fuqi.

Gjithashtu edhe në rastet e rritjes së tarifave, konsumatorët kanë të drejtë të shkëpusin kontratën pa u ndëshkuar deri në ditën e fundit të muajit pas pranimit të faturës së parë si rezultat i këtyre ndryshimeve.

Në nenin 5, pikat 5.1, 5.2, 5.3 të kësaj rregulloreje të ARKEP-it përkufizohet kështu:

5.1. Parapaguesit kanë të drejtë që të shkëpusin kontratën e tyre pa u ndëshkuar pas paralajmërimit për modifikim të kushteve të kontratës të propozuara nga ndërmarrësit që ofrojnë shërbime dhe/ose rrjete të komunikimeve elektronike.

5.2 Parapaguesit duhet të informohen për të gjitha ndryshimet e propozuara në kushtet e kontratës jo më vonë se tridhjetë (30) ditë para hyrjes në fuqi të këtyre ndryshimeve. Në rast të mospajtimit me ndryshimet e kushteve, parapaguesi ka të drejtë që pa asnjë pasojë të shkëputë kontratën.

5.3 Në rast të rritjes së tarifës, parapaguesi ka të drejtë të shkëpus kontratën pa u ndëshkuar deri në ditën e fundit të muajit pas pranimit të faturës së parë si rezultat i këtyre ndryshimeve.” /Buletini Ekonomik/

JU REKOMANDOJMË

Marrëveshja Serbi-Rusi, Hoxhaj kritikon BE-në: Po financoni një shtet që po punon kundër interesave strategjike

Hoxhaj: Pas agresionit në Banjskë, duhet një marrëveshje e sigurisë me SHBA-në dhe anëtarësim në NATO
23/03/2026 - 12:13

Pas raportimeve për nënshkrimin e një marrëveshjeje pesëvjeçare bashkëpunimi ekonomik ndërmjet Serbisë dhe Rusisë në Beograd, deputeti Enver Hoxhaj ka reaguar përmes një postimi në Twitter. Hoxhaj ka...

Më shumëDetails

Vdes e dyshuara për vrasjen e dyfishtë në Podujevë

Vdes e dyshuara për vrasjen e dyfishtë në Podujevë
23/03/2026 - 11:59

Ka vdekur edhe A.G, e dyshuara për vrasjen në fshatin Majac të Pocujevës. A.G. ka vdekur në QKUK, i tha gazetës një burim nga qendra spitalore. Më herët...

Më shumëDetails

Abdixhiku përkujton veprimtarët mitrovicas Latif Berisha dhe Agim Hajrizi në 27-vjetorin e vrasjes nga forcat serbe

Abdixhiku përkujton veprimtarët mitrovicas Latif Berisha dhe Agim Hajrizi në 27-vjetorin e vrasjes nga forcat serbe
23/03/2026 - 11:27

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka përkujtuar sot Latif Berishën dhe Agim Hajrizin  në 27-vjetorin e vrasjes së tyre nga forcat serbe, raporton GazetaBlic. Abdixhiku...

Më shumëDetails

Avokati: Nëse s’ka asnjë vendim nga Kushtetuesja deri më 31 mars, nënkuptohet mundësia e zbatimit të dekretit të presidentes

Avokati: Nëse s’ka asnjë vendim nga Kushtetuesja deri më 31 mars, nënkuptohet mundësia e zbatimit të dekretit të presidentes
23/03/2026 - 11:00

Avokati Ardian Bajraktari ka deklaruar se, duke qenë se masa pezulluese është e vlefshme deri më 31 mars, Gjykata Kushtetuese duhet të marrë vendim para kësaj date, raporton...

Më shumëDetails

Profil: Lumturije Vuçetaj, gruaja e vetme kryeprokurore në Kosovë, po lufton me sukses krimin në Dukagjin

Profil: Lumturije Vuçetaj, gruaja e vetme kryeprokurore në Kosovë, po lufton me sukses krimin në Dukagjin
23/03/2026 - 10:05

Është grua por kjo nuk e ndalon që t’i thotë STOP krimit në rajonin e Dukagjinit. Lumturije Vuçetaj pozitën si kryeprokurore e mori në janar të 2025-ës dhe...

Më shumëDetails

Papa i kërkon Donald Trumpit t’i japë fund luftës

Papa i kërkon Donald Trumpit t’i japë fund luftës
23/03/2026 - 09:37

Papa Leoni XIV shprehu këtë të dielë shqetësim të thellë për luftën e vazhdueshme në mbarë botën. Kreu i Kishës Katolike përsëriti thirrjen për armëpushim të menjëhershëm, ndërsa...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandali i injektimit të fillerëve ilegalisht/ U kap duke punuar pa licencë, inspektorati mbylli klinikën “Miliona” të Salih Imerit (Dokument)

    Skandali i injektimit të fillerëve ilegalisht/ U kap duke punuar pa licencë, inspektorati mbylli klinikën “Miliona” të Salih Imerit (Dokument)

    670 Shpërndaje
    Shpërndaje 268 Tweet 168
  • Detaje të reja për vrasjen në Podujevë, Ardita dhe Ilazi dyshohet se ishin në lidhje

    220 Shpërndaje
    Shpërndaje 88 Tweet 55
  • Skandali i “Rene Clinic”: Injektonin Botox dhe fillerë ilegalisht – klinika e Jeta Rukiqi Krasniqit operonte edhe me personel të palicencuar

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Ky është i vrari në Majac të Podujevës (Emri)

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • U kap nga policia dhe inspektorët duke injektuar botox dhe fillerë ilegalisht – Klinika “Revita” e Besa Berishës sfidon shtetin, vazhdon punën edhe pse ka ndalesë aktive

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë