Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar përkohësisht punimet në një objekt ndërtimi në komunën e Drenasit, pas konstatimit të parregullsive në zbatimin e masave për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë.
Sipas njoftimit të këtij institucioni, vendimi për ndalimin e punimeve është marrë gjatë inspektimeve në terren, për shkak të mosrespektimit të kërkesave ligjore për sigurinë e punëtorëve.
Punimet në këtë objekt do të mbeten të pezulluara deri në eliminimin e parregullsive dhe krijimin e kushteve të sigurta për punë.
Inspektorati Qendror i Punës u ka bërë thirrje të gjithë punëdhënësve që të respektojnë legjislacionin në fuqi dhe të sigurojnë kushte të përshtatshme për mbrojtjen e shëndetit dhe sigurisë së punëtorëve në vendin e punës.













