Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Bizneset, të pakënaqura me ndryshimet ligjore për kontrata të punëtorëve

14/01/2024 - 15:33
në Ekonomi, Kryesore, Lajme
A A
Bizneset, të pakënaqura me ndryshimet ligjore për kontrata të punëtorëve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një numër i bizneseve në Kosovë ka shprehur pakënaqësi ndaj vendimit të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve që punëtorëve t’u jepet kontratë qysh një ditë para fillimit të punës. Deri më tani, bizneset kishin afat prej 45 ditësh pas fillimit të punës për ta regjistruar një punëtor.

Sipas pronarit të kompanisë “Eurofamis” nga Suhareka, Ilir Bytyçi, arsyeja pse ky ndryshim mund t’i dëmtojë bizneset vjen nga rreziku që punëtorët të vijnë në punë vetëm pak ditë dhe pastaj të largohen pa paralajmërim.

Ai thotë se është përballur shpesh me raste të tilla dhe shton se, nëse kontrata do të nënshkruhej qysh para fillimit të punës, atëherë kompanive do t’u shtohej barra administrative për përgatitjen e dokumenteve dhe ndërprerjen e kontratave.

“Ne duhet të punësojmë punëtorë të tjerë në administratë që të merren me letra, ankesa… kjo ka kosto dhe është humbje kohe. Edhe ne, si kompani, kemi nevojë që punëtori disa ditë të punojë si punë provuese dhe më pas të nënshkruajmë kontratë. Duhet të bindemi – edhe ne, edhe punëtori – për kushtet e punës”, thotë Bytyçi.

Kërkesa që kontrata mes punëdhënësit dhe punëtorit të nënshkruhet në ditën e parë të fillimit të punës bazohet në ndryshimet e Ligjit mbi Administrimin e Procedurave Tatimore, i cili është miratuar në Kuvendin e Kosovës më 14 dhjetor.

Në këtë Ligj thuhet se “çdo punëdhënës duhet ta informojë Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) për lidhjen e një kontrate të punës një ditë para fillimit të punës së punëtorit”.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka paralajmëruar se do të ketë masa ndëshkuese ndaj bizneseve që nuk u përmbahen rregullave të reja. Në bazë të Ligjit të punës, ndëshkimet mund të jenë nga 100 euro deri dhjetë mijë euro.

“Në momentin që Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) shkon në kontroll dhe gjen punëtorë të padeklaruar, patjetër që do ketë ndëshkim”, ka thënë ministri Murati.

Shkalla e punësimit në Kosovë, në vitin 2022, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, ka qenë 33.8 për qind apo mbi 403 mijë të punësuar. Sektori privat llogaritet punëdhënësi më i madh me rreth 300 mijë të punësuar. Ky sektor vazhdimisht ka pasur kritika për trajtim joadekuat të punëtorëve, madje në kundërshtim me Ligjin e punës.

Që nga viti i kaluar, ky sektor është duke u ballafaquar me mungesë të punëtorëve – disa janë në kërkim të kushteve më të favorshme dhe po lëvizin nga një kompani në tjetrën brenda Kosovës, ndërsa disa po kërkojnë punë në vende të BE-së.

Nënshkrimi i kontratës së punës nënkupton që punëdhënësi të detyrohet që të punësuarin ta paraqesë në Administratën Tatimore të Kosovës dhe në institucionet e tjera, të cilat i menaxhojnë dhe administrojnë skemat e obligueshme pensionale dhe skemat tjera.

Të gjithë të punësuarit me kontratë në Kosovë paguajnë dhjetë për qind kontribute pensionale: pesë për qind paguhen nga punëdhënësi, kurse pesë për qind ndahen nga paga e të punësuarit. Po ashtu, nga paga e punëtorit hiqet edhe vlera e Tatimit mbi të ardhurat personale, që sillet nga katër deri në dhjetë për qind, varësisht nga shuma e pagës.

Pronari i kompanisë “Frutex”, Shaqir Palushi, tashmë ka një vit që ka filluar me nënshkrimin e kontratave të punëtorëve që në ditën e parë të punës. Ai i frikësohet mundësisë së keqpërdorimit të kontratave nga punëtorët në rastet kur kompanitë nuk kanë mjaftueshëm staf ligjor e administrativ për t’i trajtuar problemet.

“Deri më tash nuk na ka ndodhur, por ka mundësi që punëtori të punojë disa ditë dhe ta kërkojë pagën e plotë”, thekson ai.

Drejtori i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Prishtinë, Skënder Krasniqi, shprehet i shqetësuar që vendimi për ndryshimin ligjor për kontrata është bërë pa ndonjë konsultim me bizneset.

“Problemet më të mëdha të bizneseve janë [gjetja e] kuadrove të diplomuara dhe [punësimi i personave] të pakualifikuar për pozitën e kërkuar. Dhe, në këto raste, nevojitet punë praktike njëmujore apo tremujore, që të shihet se a është punëtori i aftë për pozitën”, shprehet Krasniqi.

Synimi i Qeverisë, formalizimi i punëtorëve

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se me këtë ndryshim nuk synohet të ndëshkohen bizneset, por synohet formalizimi i punëtorëve.

Deklarimi ose formalizimi i punëtorëve bëhet në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK). Zyra për informim e këtij institucioni thotë se problemi i mosdeklarimit të punëtorëve shfaqet vetëm në sektorin privat.

“ATK-ja ka dy vjet që e ka hartuar projektin specifik për formalizimin e punësimit, nga i cili ka rezultate jo vetëm në numra, por edhe në sensibilizimin e punëtorëve për të kërkuar të drejtën e tyre”, thuhet në përgjigjen e ATK-së.

Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës për vitin 2022, tregojnë se nga të punësuarit me kontratë në Kosovë, rreth 48 për qind kishin kontratë të përhershme, ndërsa rreth 52 për qind kontratë të përkohshme.

Por, kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusf Azemi, thotë se në sektorin privat ka ende numër të madh të punëtorëve të paregjistruar.

Megjithëkëtë, ai beson se përderisa deri tash kompanitë kanë hezituar t’i regjistrojnë punëtorët, tashmë janë këta të fundit që nuk dëshirojnë të nënshkruajnë kontratë pa pasur kushte të favorshme të punës.

“Për shkak se edhe brenda Kosovës ka lëvizje të punëtorëve nga një biznes në një tjetër – madje, tash pas liberalizmit, edhe punëtorët që nuk dëshirojnë të largohen nga Kosova – dëshirojnë të kenë kontratë që i ofron siguri, pagë dhe respektim të orarit. Sot një pronar i një kompanie do të jetë shumë i gëzuar nëse arrin të nënshkruajë kontratë me punëtorin”, thotë ai.

Për ta formalizuar tregun e punës dhe në përpjekje të rritjes së shkallës së punësimit, Qeveria e Kosovës kishte lansuar platformën “Superpuna” në fillim të vitit të kaluar.

Përmes kësaj platforme, punëdhënësit mund të subvencionoheshin me nga 264 euro në muaj për ta mbuluar pagën e një punëtori. Punëdhënësi ka mundur t’i ofrojë punëtorit të tij pagë më të madhe se aq duke shtuar pjesën tjetër vetë.

E, pas periudhës gjashtëmujore, aq sa zgjaste subvencionimi, punëdhënësi mund ta mbante në punë punëtorin duke nënshkruar kontratë të re, por edhe mund ta shkarkonte. Përmes kësaj platforme janë punësuar mbi pesë mijë të rinj.

Në Shqipëri, Kodi i Punës përcakton që në rastet kur “kontrata e punës lidhet me gojë, punëdhënësi është i detyruar që, brenda 30 ditëve nga data e lidhjes së kontratës, të hartojë me shkrim dokumentin përkatës, të nënshkruar prej tij dhe punëmarrësit”.

Por, në vendet më të zhvilluara perëndimore, praktikë mbetet që punëtorët të kenë kontratë qysh nga fillimi i punës. BE-ja rekomandon që punëtorët të marrin kontratë një ditë para fillimit të punës ose ditën e fillimit të punës. Megjithatë, edhe praktikat mes vendeve evropiane ndryshojnë.

“Në disa vende të BE-së, ju keni nga 1 javë deri në 2 muaj pas ditës së parë të punës për t’u dhënë punonjësve tuaj të rinj kushtet e punësimit”, thuhet në uebfaqen e BE-së. /REL/

JU REKOMANDOJMË

Syla: LDK nuk votoi për Abdixhikun, por për t’u bërë me Vetëvendosjen

Syla: LDK nuk votoi për Abdixhikun, por për t’u bërë me Vetëvendosjen
31/07/2026 - 11:18

Gazetari dhe komentatori politik, Valon A. Syla, ka komentuar rezultatin e mbrëmshëm të LDK-së, ku Lumir Abdixhiku u rizgjodh kryetar i partisë më të vjetër në vend. Syla...

Më shumëDetails

Abdixhiku pas Kuvendit të partisë: LDK ka nevojë për bashkim, Republika për stabilitet institucional

Abdixhiku thërret konferencë për media, s’dihet arsyeja
31/07/2026 - 10:36

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, u ka kërkuar delegatëve që ta ndihmojnë në bashkimin e partisë, derisa mbajtjen e Kuvendit të LDK-së të enjten e...

Më shumëDetails

Bisedat e dyshimta në Snapchat, Rama i gatshëm për bashkëpunim me organet e drejtësisë

Bisedat e dyshimta në Snapchat, Rama i gatshëm për bashkëpunim me organet e drejtësisë
31/07/2026 - 10:19

Përparim Rama ka thënë se është i gatshëm për bashkëpunim me organet e drejtësisë pas dyshimeve se shefi i kabinetit, Florent Maliqi mund të jetë i implikuar në...

Më shumëDetails

Nafta vazhdon të shtrenjtohet në Kosovë, ja çmimi i sotëm

Rritet edhe më tej nafta, sot 3 centë më shtrenjtë se dje
31/07/2026 - 09:54

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për ditën e sotme. Sipas njoftimit çmimi maksimal i naftës është...

Më shumëDetails

Kërcënimet e organizatës “Brigada e Veriut” ndaj zyrtarëve, policia nis hetimet

Kërcënimet e organizatës “Brigada e Veriut” ndaj zyrtarëve, policia nis hetimet
31/07/2026 - 09:34

Një rast i veprës penale “Kryerje e veprës penale terroriste” është raportuar në Zubin-Potok, ku një organizatë e ashtuquajtur “Severna brigada” dyshohet se ka kanosur me jetë zyrtarë...

Më shumëDetails

Hykmete Bajrami pas Kuvendit të LDK-së: Ishim 152 delegatë që kërkuam ndryshimin, por demokracia fitoi

Hykmete Bajrami pas Kuvendit të LDK-së: Ishim 152 delegatë që kërkuam ndryshimin, por demokracia fitoi
31/07/2026 - 09:27

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas Kuvendit të jashtëzakonshëm të partisë, duke thënë se ishte në mesin e 152 delegatëve që besuan se Lidhjes Demokratike të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Abdixhiku vendos: Vjosa Osmani me të drejta të plota në strukturat e LDK-së

    Abdixhiku vendos: Vjosa Osmani me të drejta të plota në strukturat e LDK-së

    137 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 34
  • Kamerat kapin reagimin e Avdullah Hotit pasi Abdixhiku u rikonfirmua si kryetar

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Skandal: “Sapphire Med” e turqve Kaya dhe Goç u kap me staf të palicencuar për mbjellje flokësh dhe shërbime të palicencuara

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Letra që pretendon një plan të grupit të Lumir Abdixhikut për votimin në Kuvendin e LDK-së

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Nafta vazhdon të shtrenjtohet në Kosovë, ja çmimi i sotëm

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë