Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gjykata e Apelit merr vendim për rastin e Milaim Zekës dhe Ilir Krasniqit për shmangie tatimi

11/02/2024 - 15:00
në Kryesore, Lajme
A A
Gjykata e Apelit merr vendim për rastin e Milaim Zekës dhe Ilir Krasniqit për shmangie tatimi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjykata e Apelit e ka kthyer në rigjykim rastin ndaj Milaim Zekës dhe Ilir Krasniqi sa i përket veprës penale shmangie nga tatimi, kurse pjesë tjetër të aktgjykimi të Gjykatës Themelore të shpallur me 26 prill 2022 për veprat penale të mashtrimit dhe pastrimit të parave e ka vërtetuar.

“Me aprovimin e pjesshëm të ankesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, aktgjykimi i ankimuar,… i datës 23,06.2022, anulohet për pikën II dhe V të dispozitivit, në raport me të akuzuarit Ilir Krasniqi dhe Milaim Zeka për veprat penale “Shmangie nga tatimi” nga neni 313 par.3 lidhur me par.1 dhe lidhur me nenin 31 të KPRK-së, dhe për të njëjtat çështja i kthehet gjykatës së shkallës së parë në rigjykim”, thuhet në vendimin e Apelit.

Kurse në pikën e dytë të vendimit të Apelit është vërtetuar në tërësi vendimi i Themelore sa i përket lirimit nga akuza për mashtrim dhe pastrim parash për të akuzuarit Milaim Zeka, Ilir Krasniqi dhe Edmond Kërliun, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ndryshe, më 17 nëntor 2023 ishte mbajtur seanca në Apel duke u elaboruar ankesa e PSRK-së si dhe përgjigjet në ankesë të mbrojtës të akuzuarve.

Në vendimin e Apelit thuhet se pas analizimit dhe vlerësimit të aktgjykimit të ankimuar gjeti se pretendimet ankimore të PSRK-së janë të bazuara lidhur me të akuzuarit Ilir Krasniqi dhe Milaim Zeka për veprën penale “Shmangie nga tatimi”.

Sipas Apelit, vendimi i Themelores në raport me veprën penale “Shmangie nga tatimi” për të akuzuarit Krasniqi dhe Zeka nuk janë dhënë arsye të qarta dhe të plota se cilat fakte i konsideron ta vërtetuara apo të pavërtetuara.

Po ashtu sipas Apelit, Themelorja lidhur me veprën penale “Shmangie nga tatimi” nuk ka dhënë një analizë dhe vlerësim të provave kundërthënëse, konkretisht të gjeturat e raportit e hetimit të Agjencisë Tatimore të Kosovës dhe në anën tjetër gjetjeve të ekspertit financiar Vehbi Imeri.

Sipas Apelit, Themelorja është mjaftuar me arsyetimin e konstatimeve për parregullsitë për raportet e ATK-së, duke shtuar se ndër të tjera nuk kanë kërkuar si ATK prova për të hyrat dhe shpenzimet ndaj Krasniqit dhe Zekës.

Kurse për raportin financiar të përpiluar nga eksperti Imerit sipas Apeli shihet se Themelorja ka cituar teori juridike për këtë vepër penale e duke mos analizuar dhe vlerësuar provat kundërthënëse në raport me veprën penale “Shmangie nga tatimi”.

Ndërkaq, për pjesën liruese Apeli ka gjetur se vendimi i Themelores sa i përket të akuzuarve Krasniqi, Zeka dhe Kërliu për veprat penale të mashtrimit dhe pastrimit të parave nuk është i përfshirë me shkeljet esenciale të dispozitave të procedurës penale.

Sipas Apelit, është vërejtur se fillimisht është pretenduar se janë 900 të dëmtuar, kurse në fjalën përfundimtare të prokurorit janë listuar 546 të dëmtuar që nuk u janë kthyer mjetet, pra dukshëm më pak të dëmtuar se në aktakuzë që janë listuar.

Gjithashtu sipas Apelit, pretendimi i prokurorisë sa i përket vlerësimit jo të drejtë të dëshmisë së Blerta Gashi-Syrkaj dhe Marigona Bërishës, sipas Apelit, Themelorja ka vlerësuar drejtë dëshminë e tyre pasi që ndërlidhen me provat materiale.

Kurse sa i përket veprës penale “Shpërlaje parash” sipas Apelit, Themelorja drejtë ka vlerësuar gjendjen faktike pasi që lokali afarist i blerë në viti 2015 ishte me kontratë noteriale dhe se ka gjithashtu midis Kërliut dhe Zekës ka pasur raport borxhi mes tyre.

Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 28 gusht 2018 ka ngritur aktakuzë me pretendimin se të pandehurit Ilir Krasniqi, Milaim Zeka dhe Edmond Kërliu, kanë kryer disa vepra penale.

Krasniqi dhe Zeka akuzoheshin se prej vitit 2016 deri në mars të vitit 2017 me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror më 2 qershor 2016, kishin krijuar biznesin “I.K & M.Z. Op”, si agjenci punësimi. Sipas aktakuzës së përpiluar nga ana e prokurorit Afrim Shefkiu, të pandehurit thuhet se kishin paraqitur fakte të rreme kinse për punësimin e qytetarëve të Kosovës në Gjermani përmes emisionit “Pa rrotlla” duke joshur qytetarët që të aplikonin në zyrat tyre në lagjen “Pejton”, të Prishtinës.

Tutje, thuhet se në këtë rast ishte përfshirë edhe bashkëshortja e të pandehurit Krasniqi, F.K, e cila ishte marrë me përgatitjen e dokumentacionit për punësim në Gjermani në biznesin e saj për rregullimin e kopshteve.

Krasniqi dhe Zeka akuzoheshin se kishin mashtruar 900 aplikues për viza pune e që me qëllim iu kishin marrë shuma prej 500 deri në 3 mijë e 50 euro, duke i ndarë proporcionalisht mes vete. Kurse, thuhet se pas fillimit të hetimeve 354 personave iu janë kthyer mjetet në vlerë prej 83 mijë e 850 euro, kurse 546 personave të tjerë nuk u janë kthyer mjetet në shumë prej 261 mijë e 850 euro.

Me këtë, Krasniqi dhe Zeka ngarkoheshin se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Mashtrimi” nga neni 335 i Kodit Penal.

Ndërsa, gjatë periudhës kohore prej 2 qershorit 2016 e deri më 31 dhjetor 2017, sipas aktakuzës, si bashkëpronarë të biznesit të përmendur, me dashje direkte u janë shmangur obligimeve tatimore ndaj Administratës Tatimore të Kosovës, me ç’rast akuzoheshin se kanë kryer veprën penale “Shmangia nga tatimi”.

I pandehuri Ilir Krasniqi akuzohej po ashtu se me qëllim të fshehjes së burimeve të mjeteve financiare të fituara nga mashtrimi me viza pune dhe shmangies nga tatimi më 19 nëntor 2016, kishte bërë transaksione të dyshimta. Me ç’rast, ai akuzohej se ka kryer veprën penale “Pastrimi i parave”, nga neni 308 i KPRK-së.

Ndërsa, të pandehurit Zeka dhe Kërliu akuzoheshin edhe për veprat penale “Pastrim i parave”, “Mashtrimi” dhe për veprën penale “Shmangie nga tatimi”. Kurse, i pandehuri Zekaj akuzohej se si pronar i NSH Qendra Mediale “Mozaiku i Kosovës” me dashje direkte të shmangies së obligimit tatimor ndaj ATK-së kishte kryer veprën penale “Shmangia nga tatimi”.

JU REKOMANDOJMË

Mishetiq pas përfundimit të seancës: Kemi arsye për të qenë optimistë për një rezultat pozitiv

Mishetiq pas përfundimit të seancës: Kemi arsye për të qenë optimistë për një rezultat pozitiv
18/02/2026 - 16:15

Avokati mbrojtës i Hashim Thaçit, Lluka Mishetiq, është deklaruar pas mbylljes së deklarimeve përfundimtare, duke thënë se procesi ka qenë proces i gjatë gjyqësor, dhe, ka arsye që...

Më shumëDetails

Çështja e presidentit në Kuvend, ja çka deklaroi kryekuvendarja Haxhiu?

A do të jetë Haxhiu kandidatja e propozuar nga VV edhe në tri seancat e ardhshme? – Tregon deputeti Rexha
18/02/2026 - 15:54

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, pas takimit me kryetarët e partive, para mediave tha se për çështjen e presidentit së pari duhet t’i ketë nënshkrimet e kandidatëve për...

Më shumëDetails

Krejt çka deklaroi Hashim Thaçi sot në Hagë

Hashim Thaçi e nis fjalën përmbyllëse në Hagë duke uruar për 17 Shkurtin: Unë jam i pafajshëm
18/02/2026 - 15:46

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dhënë fjalën e tij përfundimtare në Dhomat e Specializuara të Hagës. Thaçi në fjalën e tij si fillim ka uruar Ditën e...

Më shumëDetails

Kryegjykatësi i Speciales e mbyll çështjen gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Për shpalljen e aktgjykimit, jemi në kontakt

Kryegjykatësi i Speciales e mbyll çështjen gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Për shpalljen e aktgjykimit, jemi në kontakt
18/02/2026 - 15:44

Kryetari i trupit gjykues e mbylli çështjen gjyqësore në rastin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gjykatën Speciale në Hagë. Charles Smith i falënderoi ekipet e...

Më shumëDetails

Krasniqi: Asnjëherë s’kam rrezikuar jetën e një njeriu, të timen po – besova që padrejtësia do thyhej

Krasniqi: Asnjëherë s’kam rrezikuar jetën e një njeriu, të timen po – besova që padrejtësia do thyhej
18/02/2026 - 15:28

Ish-kryeparlamentari i Kosovës, Jakup Krasniqi po thotë fjalët e fundit në gjyqin e tij në Hagë. Ai tha se asnjëherë nuk ka rrezikuar jetën e askujt, përkundrazi të...

Më shumëDetails

Jakup Krasniqi: S’jam kriminel siç më përshkruan Prokuroria, por njeri që u kalitë në luftë për dinjitet njerëzor

“Jakup Krasniqi nuk ishte person i rëndësishëm në UÇK”
18/02/2026 - 15:24

Ish-kreu i Kuvendit të Kosovës dhe ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi, po mban fjalën e tij përfundimtare në Gjykatë Speciale. Ai ka thënë se nuk është kriminel siç...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Rasti “Fajdeja”/Mbi 500 mijë euro para me fajde: Të akuzuarit Mulolli, Kurda, Sopjani e Haxhiu dënohen vetëm me gjobë, Krasniqi me 8 muaj burgim (Dokument)

    Rasti “Fajdeja”/Mbi 500 mijë euro para me fajde: Të akuzuarit Mulolli, Kurda, Sopjani e Haxhiu dënohen vetëm me gjobë, Krasniqi me 8 muaj burgim (Dokument)

    245 Shpërndaje
    Shpërndaje 98 Tweet 61
  • Ish Komandanti i Njësisë Speciale, Bekim Shyti sot feston ditëlindjen, ripublikojmë njërin prej aksioneve më suksesshme të tij (Video)

    180 Shpërndaje
    Shpërndaje 72 Tweet 45
  • Kjo është ora kur Thaçi pritet t’i drejtohet për herë të fundit trupit gjykues

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Haradinaj thyen gotën live në emision, kur flitet për ish-krerët e UÇK-së

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Jo veç KEK-un, Janina Ymeri ka një paralajmërim edhe për gurthyesit

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë