Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gjykata e Apelit merr vendim për rastin e Milaim Zekës dhe Ilir Krasniqit për shmangie tatimi

11/02/2024 - 15:00
në Kryesore, Lajme
A A
Gjykata e Apelit merr vendim për rastin e Milaim Zekës dhe Ilir Krasniqit për shmangie tatimi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjykata e Apelit e ka kthyer në rigjykim rastin ndaj Milaim Zekës dhe Ilir Krasniqi sa i përket veprës penale shmangie nga tatimi, kurse pjesë tjetër të aktgjykimi të Gjykatës Themelore të shpallur me 26 prill 2022 për veprat penale të mashtrimit dhe pastrimit të parave e ka vërtetuar.

“Me aprovimin e pjesshëm të ankesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, aktgjykimi i ankimuar,… i datës 23,06.2022, anulohet për pikën II dhe V të dispozitivit, në raport me të akuzuarit Ilir Krasniqi dhe Milaim Zeka për veprat penale “Shmangie nga tatimi” nga neni 313 par.3 lidhur me par.1 dhe lidhur me nenin 31 të KPRK-së, dhe për të njëjtat çështja i kthehet gjykatës së shkallës së parë në rigjykim”, thuhet në vendimin e Apelit.

Kurse në pikën e dytë të vendimit të Apelit është vërtetuar në tërësi vendimi i Themelore sa i përket lirimit nga akuza për mashtrim dhe pastrim parash për të akuzuarit Milaim Zeka, Ilir Krasniqi dhe Edmond Kërliun, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ndryshe, më 17 nëntor 2023 ishte mbajtur seanca në Apel duke u elaboruar ankesa e PSRK-së si dhe përgjigjet në ankesë të mbrojtës të akuzuarve.

Në vendimin e Apelit thuhet se pas analizimit dhe vlerësimit të aktgjykimit të ankimuar gjeti se pretendimet ankimore të PSRK-së janë të bazuara lidhur me të akuzuarit Ilir Krasniqi dhe Milaim Zeka për veprën penale “Shmangie nga tatimi”.

Sipas Apelit, vendimi i Themelores në raport me veprën penale “Shmangie nga tatimi” për të akuzuarit Krasniqi dhe Zeka nuk janë dhënë arsye të qarta dhe të plota se cilat fakte i konsideron ta vërtetuara apo të pavërtetuara.

Po ashtu sipas Apelit, Themelorja lidhur me veprën penale “Shmangie nga tatimi” nuk ka dhënë një analizë dhe vlerësim të provave kundërthënëse, konkretisht të gjeturat e raportit e hetimit të Agjencisë Tatimore të Kosovës dhe në anën tjetër gjetjeve të ekspertit financiar Vehbi Imeri.

Sipas Apelit, Themelorja është mjaftuar me arsyetimin e konstatimeve për parregullsitë për raportet e ATK-së, duke shtuar se ndër të tjera nuk kanë kërkuar si ATK prova për të hyrat dhe shpenzimet ndaj Krasniqit dhe Zekës.

Kurse për raportin financiar të përpiluar nga eksperti Imerit sipas Apeli shihet se Themelorja ka cituar teori juridike për këtë vepër penale e duke mos analizuar dhe vlerësuar provat kundërthënëse në raport me veprën penale “Shmangie nga tatimi”.

Ndërkaq, për pjesën liruese Apeli ka gjetur se vendimi i Themelores sa i përket të akuzuarve Krasniqi, Zeka dhe Kërliu për veprat penale të mashtrimit dhe pastrimit të parave nuk është i përfshirë me shkeljet esenciale të dispozitave të procedurës penale.

Sipas Apelit, është vërejtur se fillimisht është pretenduar se janë 900 të dëmtuar, kurse në fjalën përfundimtare të prokurorit janë listuar 546 të dëmtuar që nuk u janë kthyer mjetet, pra dukshëm më pak të dëmtuar se në aktakuzë që janë listuar.

Gjithashtu sipas Apelit, pretendimi i prokurorisë sa i përket vlerësimit jo të drejtë të dëshmisë së Blerta Gashi-Syrkaj dhe Marigona Bërishës, sipas Apelit, Themelorja ka vlerësuar drejtë dëshminë e tyre pasi që ndërlidhen me provat materiale.

Kurse sa i përket veprës penale “Shpërlaje parash” sipas Apelit, Themelorja drejtë ka vlerësuar gjendjen faktike pasi që lokali afarist i blerë në viti 2015 ishte me kontratë noteriale dhe se ka gjithashtu midis Kërliut dhe Zekës ka pasur raport borxhi mes tyre.

Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 28 gusht 2018 ka ngritur aktakuzë me pretendimin se të pandehurit Ilir Krasniqi, Milaim Zeka dhe Edmond Kërliu, kanë kryer disa vepra penale.

Krasniqi dhe Zeka akuzoheshin se prej vitit 2016 deri në mars të vitit 2017 me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror më 2 qershor 2016, kishin krijuar biznesin “I.K & M.Z. Op”, si agjenci punësimi. Sipas aktakuzës së përpiluar nga ana e prokurorit Afrim Shefkiu, të pandehurit thuhet se kishin paraqitur fakte të rreme kinse për punësimin e qytetarëve të Kosovës në Gjermani përmes emisionit “Pa rrotlla” duke joshur qytetarët që të aplikonin në zyrat tyre në lagjen “Pejton”, të Prishtinës.

Tutje, thuhet se në këtë rast ishte përfshirë edhe bashkëshortja e të pandehurit Krasniqi, F.K, e cila ishte marrë me përgatitjen e dokumentacionit për punësim në Gjermani në biznesin e saj për rregullimin e kopshteve.

Krasniqi dhe Zeka akuzoheshin se kishin mashtruar 900 aplikues për viza pune e që me qëllim iu kishin marrë shuma prej 500 deri në 3 mijë e 50 euro, duke i ndarë proporcionalisht mes vete. Kurse, thuhet se pas fillimit të hetimeve 354 personave iu janë kthyer mjetet në vlerë prej 83 mijë e 850 euro, kurse 546 personave të tjerë nuk u janë kthyer mjetet në shumë prej 261 mijë e 850 euro.

Me këtë, Krasniqi dhe Zeka ngarkoheshin se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Mashtrimi” nga neni 335 i Kodit Penal.

Ndërsa, gjatë periudhës kohore prej 2 qershorit 2016 e deri më 31 dhjetor 2017, sipas aktakuzës, si bashkëpronarë të biznesit të përmendur, me dashje direkte u janë shmangur obligimeve tatimore ndaj Administratës Tatimore të Kosovës, me ç’rast akuzoheshin se kanë kryer veprën penale “Shmangia nga tatimi”.

I pandehuri Ilir Krasniqi akuzohej po ashtu se me qëllim të fshehjes së burimeve të mjeteve financiare të fituara nga mashtrimi me viza pune dhe shmangies nga tatimi më 19 nëntor 2016, kishte bërë transaksione të dyshimta. Me ç’rast, ai akuzohej se ka kryer veprën penale “Pastrimi i parave”, nga neni 308 i KPRK-së.

Ndërsa, të pandehurit Zeka dhe Kërliu akuzoheshin edhe për veprat penale “Pastrim i parave”, “Mashtrimi” dhe për veprën penale “Shmangie nga tatimi”. Kurse, i pandehuri Zekaj akuzohej se si pronar i NSH Qendra Mediale “Mozaiku i Kosovës” me dashje direkte të shmangies së obligimit tatimor ndaj ATK-së kishte kryer veprën penale “Shmangia nga tatimi”.

JU REKOMANDOJMË

Hovenier: Kosovën e ndihmuam të dalë nga tmerret e spastrimit etnik të regjimit të ish-udhëheqësit fashist të Serbisë, Millosheviqit
Kryesore

Hovenier: Kosovën e ndihmuam të dalë nga tmerret e spastrimit etnik të regjimit të ish-udhëheqësit fashist të Serbisë, Millosheviqit

02/07/2025 - 01:23
Koci: Pas vendimit të Kushtetueses po shihet se bllokuesi është Albin Kurti
Lajme

Koci: Pas vendimit të Kushtetueses po shihet se bllokuesi është Albin Kurti

02/07/2025 - 01:21
Tentativa e dytë e Osmanit për dalje nga ngërçi, nesër takim ‘kokë me kokë’ me liderët e partive politike
Kryesore

Tentativa e dytë e Osmanit për dalje nga ngërçi, nesër takim ‘kokë me kokë’ me liderët e partive politike

02/07/2025 - 01:17
Peci: Hapja e urave në veri është pjesë e fushatës zgjedhore, por çfarë pas 12 tetorit?
Lajme

Peci: Hapja e urave në veri është pjesë e fushatës zgjedhore, por çfarë pas 12 tetorit?

01/07/2025 - 22:56
Osmani publikon foto me familjen në festën e Pavarësisë së Amerikës
Lajme

Osmani publikon foto me familjen në festën e Pavarësisë së Amerikës

01/07/2025 - 22:41
Takimi i Osmanit me liderët e partive/ Kastrati skeptik për zgjidhje: Duhet të ndërmerren masa – të bëhen dhe protesta
Lajme

Takimi i Osmanit me liderët e partive/ Kastrati skeptik për zgjidhje: Duhet të ndërmerren masa – të bëhen dhe protesta

01/07/2025 - 22:40

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal: Prodhuan miell Tip 400 pa përbërës të duhur, dënohen mullinjtë “Amidoni” e “Blerina”

    Skandal: Prodhuan miell Tip 400 pa përbërës të duhur, dënohen mullinjtë “Amidoni” e “Blerina”

    126 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 32
  • Ahmet Musa që po synon ndërtimin e kishës në Bajgorë i mbulohet vajza: Derisa ta mbashë shaminë nuk ke të drejtë të më quash baba!

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Nis puna për ndërtimin e Urës së re mbi lumin Ibër që lidh Mitrovicën e jugut me të veriut

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Vllasi: Për qeveri, Kurti duhet të gjejë partnerin për koalicion, e që është kjo parti

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Policia ndalon 6 persona gjatë vendosjes së gurthemeleve për urat mbi lumin Ibër

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë