Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Sejdiu për deklarimin e pasurisë: Mjekët kanë hasur në vështirësi në plotësimin e formularit

16/03/2024 - 09:54
në Lajme
A A
Sejdiu për deklarimin e pasurisë: Mjekët kanë hasur në vështirësi në plotësimin e formularit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiu ka deklaruar për Front Online se nuk kanë shifra të sakta se sa mjekë e kanë deklaruar pasurinë.

“Jo nuk kemi shifra, por mbi 90% e kanë deklaruar”, ka thënë ai.

I, pyetur se a kanë hasur në vështirësi në plotësimin e formularit, Sejdiu ka thënë se vështirësitë kanë qenë të shumta dhe shumë prej tyre edhe kanë gabuar në mbushjen e formularit.

“Është e vërtetë që kanë pas mjaftë vështirësi sepse nuk ka pas informim mjaftueshëm nga zyrtarë të cilët do të duhej t’i informonin dhe janë nëpër institucione shëndetësore për të dhënë shpjegime. Është shumë e vërtetë dhe nga ajo sa kam kuptuar unë ka mjaftë të cilët kanë bërë gabime gjatë plotësimit të formularit pasi që s’ka qenë i lehtë për ata të cilët nuk e kanë deklaruar kurrë”, është shprehur Sejdiu, për Front Online.

E, në momentin kur Qeveria ka marrë vendim që deklarimi i pasurisë të bëhet edhe nga mjekët, por vetëm për ata të kujdesit sekondar dhe terciar kjo është kundërshtuar nga Oda e Mjekëve jo për faktin e deklarimit por për ndasitë që janë bërë mes mjekëve.

Nga Oda e Mjekëve kanë thënë se ligji duhet të vlejë për të gjithë dhe të mos jetë diskriminues.

E, shkak i kësaj ata kanë dërguar edhe ankesa e po ashtu edhe shkresa tek Avokati i Popullit, por që siç thotë Sejdiu nuk kanë marrë ende përgjigje.

“I kemi bërë ne ankesat me kohë për të gjitha nivelet edhe kur është bërë drafti i parë edhe kur është bërë drafti i dytë në Qeveri edhe kur ka dal në diskutim publik edhe në parlament edhe së fundmi tri shkresa ia kemi dërguar Avokatit të Popullit. Na është kthyer se nuk i keni shtjerruar të gjitha mjetet juridike, por ne i kemi shtjerruar të gjitha mjetet ligjore dhe ia kemi dokumentuar në takimin në të cilin kanë qenë zyrtarët tonë tek Avokati i Popullit. Na është thënë që do të shqyrtohen dhe nuk kemi marrë asnjë përgjigje, ka shtuar Sejdiu për Front Online.

Në rast se ndonjë mjek nuk e deklaron fare pasurinë Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit në mënyrë automatike do të përgatisë kallëzime penale dhe do t’i dërgojë ato në prokurorinë e shtetit.

Për, këtë Sejdiu ka deklaruar se nuk kanë çfarë të bëjnë, pasi që kjo është çështje individuale e secilit mjek.

“Ajo është çështje individuale e mjekëve, nuk ka çka të bëj në këtë sepse është obligim ligjor individual i secilit prej kolegëve tonë. Ne në dy apo tri raste kemi bërë edhe deklaratë publike dhe kemi kërkuar nga mjekët që ta deklarojnë pasurinë, përkundër që nuk pajtohemi me këtë ligj diskriminues dhe këto dispozita ligjore diskriminuese”, ka thënë i pari i Odës së Mjekëve.

Deklarimi i pasurisë pranë APK-së, për mjekë dhe profesorë ka filluar nga 11 shkurti i këtij viti dhe ka zgjatur deri më 12 mars.

Më 1 mars ka filluar edhe deklarimi i rregullt i pasurisë për të gjithë zyrtarët publikë që e kanë kryer këtë deklarim edhe vitin e kaluar, për periudhën nga 1 janari i viti 2023 deri në fund të viti 2023./Front Online

JU REKOMANDOJMË

Gjini: S’kemi kurrfarë obligimi ndaj çfarëdo marrëveshje që bëjnë dy partitë politike tjera, lojëra të fëmijëve

Gjini: S’kemi kurrfarë obligimi ndaj çfarëdo marrëveshje që bëjnë dy partitë politike tjera, lojëra të fëmijëve
01/09/2026 - 13:04

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, tha se qëndrimi i partisë së tij s’ka ndërruar për çështjen e zgjedhjes së Presidentit, duke shtuar se nuk kanë obligim ndaj një...

Më shumëDetails

Cilat janë shtatë kërkesat e komunave ndaj Qeverisë?

Cilat janë shtatë kërkesat e komunave ndaj Qeverisë?
01/09/2026 - 12:30

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka bërë të ditur se komunat e Kosovës nuk po kërkojnë privilegje, por respektimin e të drejtave dhe kompetencave...

Më shumëDetails

Kryetarët e komunave futen në Qeveri për t’ia dorëzuar kërkesat e tyre Kurtit

Kryetarët e komunave futen në Qeveri për t’ia dorëzuar kërkesat e tyre Kurtit
01/09/2026 - 12:11

Kryetarët e komunave të prirë nga kreu i Prishtinës, Përparim Rama, janë futur brenda objektit të Qeverisë për t’ia dorëzuar Kurtit kërkesat e tyre. Ata sot kanë organizuar...

Më shumëDetails

Tahiri: Marrëveshja VV-LDK u arrit, pse ende nuk po thirret seanca e Kuvendit

Tahiri: Do ta kërkojmë shkarkimin e Kurtit
01/09/2026 - 12:03

Nënkryetari i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës, të cilat, sipas tij, nuk e thirrën seancën konstitutive të paralmentit, as pas dakordimit...

Më shumëDetails

Nis protesta para qeverisë, Rama: Po ndëshkohen qytetarët që s’e votuan VV-në, komunat janë në kolaps

Nis protesta para qeverisë, Rama: Po ndëshkohen qytetarët që s’e votuan VV-në, komunat janë në kolaps
01/09/2026 - 12:01

Ka nisur protesta e kryetarëve të disa komunave të Kosovës para objektit të Qeverisë së Kosovës, e organizuar nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, kundër asaj që ata...

Më shumëDetails

Marrëveshja LDK – VV për presidentin, Maliqi: Dy veta gjeten “presidentin konsensual” të Kurthit

Maliqi: Dialogu Kosovë – Serbi është “ngrirë”, por do të “shkrihet” së shpejti
01/09/2026 - 11:20

Analisti Shkëlzen Maliqi e ka komentuar marrëveshjen në mes të LDK-së dhe VV-së për zgjedhjen e presidentit të ri. Ai ka ironizuar me këtë ujdi të Abdixhikut dhe...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    156 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë