Nacionalistët progresivë në shoqëritë shqiptare shpesh shihen si idealistë shpirtërorë të papërmirësueshëm. Ndërkaq, mbështetësit e pikëpamjeve pragmatiste, me theks kolaboratorët – si idiotë të dobishëm. Përballja e tyre prandaj krijon averzion dhe irritim të llojit të vet.
Nga Dr. Sadri Ramabaja
Por, çfarë do të thotë në të vërtetë të jesh një idiot i dobishëm sot dhe të tundësh flamurin e UÇK-së? Është koha për të hedhur dritë mbi idiotësitë e të ashtquajturës të djathtë shqiptare.
Po t’i kthehem fillimisht etimologjisë, atëherë do të ndeshim me fjalën greke “idion”, e cila paralajmëroi historinë e “idiotësisë”. Qytetarët e demokracisë së lashtë athinase lëviznin në dy sfera: sferën private të shtëpisë (“oikos”) dhe sferën publike të shtetit (“polis”). Një ndarje që tashmë është më shumë se kurrë në pikëpyetje në epokën e teknologjisë kompjuterike. Ligji i familjes (“oikonomia”, pra termi ekonomi) karakterizohej nga ajo që qytetari e quante të tijën (“idion”). Në të kundërt, sfera publike përcaktohej nga ajo që ishte e përbashkët për të gjithë. Në këtë kuptim grek, një idiot (“idiotë”) është një qytetar që kujdeset pothuajse ekskluzivisht vetëm për çështjet ekonomike, për çështjet private, i privuar nga pjesëmarrja në publik (“privat” vjen nga “privare”, fjala latine për “i robëruar”), dhe bën gjykime kaq të këqija në çështjet politike.
Ky ishte rezultati i një hulumtimi të një të përditshme gjermane për këtë fenomen.
Qofshin të rinj apo më të vjetër, nacionalistët progresiv vështirë se mund të përshkruhen si apolitikë dhe për rrjedhojë “idiotë”.
Krejt e kundërta vlen për të ashtuquajturit djathtistë të shpifur që sot fshihen prapa emblemës së UÇK-së dhe ndonjë lideri të saj, megjithëse e kanë të qartë se UÇK-ja ishte produkt pikërisht I nacionalistëve progresiv, idealisëtve shqiptarë. Ndërkaq përpjejka e ndonjë lideri politik që qoftë edhe me ndihmën e “idiotëve të dobishëm” të sojit të M.Th. Ta mbajnë ose ta fitonë pushtetin, flet shumë për degjenerimin moral në procesin e përpjekjeve titanike të shndërrimit të shtetit -polisit në sferë që e trajton si shtëpi, çështje private [bashqe të babës].
Por, kuptimi i nocionit “idiot” edhe në hapësirën shqiptare ka ndryshuar shumë. Sot, idiot është ai që nuk gjykon më keq jo vetëm në çështjet politike, por në përgjithësi. Shumë njerëz besojnë se në demokracitë tona të brishta, gjysmë të drejtpërdrejta ka disa politikanë gjysmë të zgjuar që qarkullojnë nga blloku i nacionalistëve progresiv në atë të kolaboratorëve, që sot me dëshirë afishohen si të djathtë, por që natyrisht nuk kanë të bëjnë asgjë me të djathtën reale – shtetëformuese.
Sidoqoftë, në shoqëritë tona gjithsesi ka më pak idiotë të dobishëm të këtij soi, ngase herë pas herë duket. Përmbytja nga ky lloj shpërfaqet në festa dhe ditë të shënuara historike a fetare.
Pas një debati të mbrëmshëm me një prej përfaqësuesve më tipik t idiotëve të dobishëm të skenës sonë politike në Maqedoninë e Veriut, do të duhej të mendoja se ky soj është shtuar tej mase.
Dhe pas një gjykimi të supozuar shikuesit lehtësisht kanë vu re se “idioti i dobishëm M.TH.” kishte një qëllim “idiot” jo vetëm për të përfaqësuar interesat private në vend të të mirës së përbashkët, por edhe për t’i mbrojtur ato, duke imituar heroin e shpifur. Kështu ndodh sa herë idiotët e dobishëm amnistohen për qëllime utilitare.
Por le të ndalemi dhe të bëjmë një sqarim të shkurtër se si ndodhi që në shoqëritë tona interesat private janë bërë publike prej kohësh.
Në Greqinë e lashtë, gjithashtu, shërbimet ekonomike të ofruara nga skllevërit ishin një parakusht për veprimtaritë politike të qytetarëve të lirë. Ekonomia është gjithmonë politike, por a është politika gjithmonë ekonomike? Dëshira për të zbatuar logjikën ekonomike për gjithçka është një “idiotësi”. Parë në këtë mënyrë, “idiotët” më të mëdhenj janë ata që duan të lënë tregun të rregullojë gjithçka. Pastruesit e tregut duan të heqin sa më shumë fusha vendimmarrëse që të jetë e mundur nga përgjegjësia e demosit. Megjithatë, nëse tregu dominon politikën, atëherë demokracia bëhet shpejt një “idiotësi”.
Ky konkluzion i hulumtimit në fjalë për formën shtetërore të “idiotizmit”, nënvizon faktin se në të ashtuquajtura shoqëri të kapura, deep state, qytetarëve megjithatë ju garantohet e drejta e votës, por ky proces insistohet të shndërrohet në një treg politik ku qytetari ka mundësi të përzgjedhë vetëm mes të njëjtave produkte me etiketa të ndryshme. Secila formë e qeverisjes ka fenë e saj: Feja e tregut të “idiotizmit” dëshiron të lindë “idiotë” nga qytetarët.
Qytetarët duhet të besojnë se nuk meritojnë asgjë më shumë se sa mund të fitojnë në tregun “falas”. Studiot televizive që ju krijojnë hapësirë idiotëve të dobishëm të kësaj natyre prandaj janë shndërruar në kuazi-agora, ku kolaboratorëve ju vjen në ndihmë përvoja e tyre e punës reale prej robit në raport me sasha mihalkovat e milutin radojçiqat që ju betoheshin se do t’ju shërbenin deri në vdekje [konfiskimin e villës së ktij të fundit në Koosëv prandaj ky soj i idiotëve të dobishëm e kanë përjetuar rëndë]. Prandaj kanë filluar fushatën e shpifjeve dhe sajimit të kuazi-dokumenteve “kompromituese” ndaj ish të burgosurve politik, nacionalistëve progresiv dhe idealistëve më të shquar, si specie e pathzeshme e truallit të Arbërit!
Njerëzit fetarë të tregut politik pëlqejnë të citojnë ekonomistin Friedrich August von Hayek. Të kërkosh drejtësi sociale në një sistem tregu, ku askush nuk planifikon rezultatet dhe për këtë arsye askush nuk është fajtor për to, është sa marrëzi aq edhe e padrejtë. Prandaj, çështjet e shpërndarjes të të mirave materiale nuk duhet të jenë objekt i politikës gjykon ky soj i “idiotëve të dobishëm” dhe liderët që I shfrytëzojnë ata, sepse, sipas tyre vetëm tregu çon në një rend të drejtë që njerëzit nuk mund ta krijonin kurrë, gjykojnë ata. Gjithçka që shumica e njerëzve mund të bëjnë për të kontribuar në këtë urdhër të drejtë, sugjerojnë plot patetizëm idiotët e dobishëm, është të ndjekin interesat private, natyrisht si “idiotë”.
Nacionalistët progresiv shqiptar ruajnë inteligjencën e tyre edhe në moshën e shtyrë, pikërisht sepse nuk duan të lejojnë që religjioni i tregut t’ua heqë aftësinë për të menduar apo ndjerë shqiptarisht. Prandaj përballja e tyre me idiotët e dobishëm, megjithëkëtë vetëdijësim sipëror, bëhet sfilitëse.
Sidoqoftë, përvoja historike i ka mësuar ata se sinorët që të tjerët I kanë vënë Shqipërisë asesi mos t’i pranojnë; ata e dinë se Shqipërinë duhet e do ta bëjnë vetëm me spartanët arbër, duke u përballur qoftë edhe me idiotë të dobishëm të soit të M.Th. Edhe në studiot televizive, por edhe në gjykata në një të ardhme të afërt.