Paparaci ka arritur të sigurojë letrën me përgjigjen e Kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, për ftesën e kryeminsitrit të vendit Albin Kurti për takim me partitë opozitare
Sipas kësaj letre Ramush Haradinaj, ka thënë se përgjegjësia për pranimim ose jo të ftesës së Kryeminsitrit të vendit i takon Shefit të grupit Parlamentar të AAK-së Besnik Tahirit.
“Sa i përket temës së kësaj darke, besoj se kjo bie në përgjegjësinë e shefave të grupeve parlamentare. Z Besnik Tahiri, i cili e udhëheqë grupin tonë parlamentar dhe kolegë tjerë, jam i bindur se do të diskutojnë në frymën kolegiale dhe do të gjejnë një gjuhë, që pastaj do të përçohet në Kuvend nga grupet tona parlamentare për zbatim”, thuhet në përgjigje.
“Ndërsa, në qoftë se ka ndonjë temë tjetër që lidhet me momentumin politik, atëherë, këtë çështje mund ta trajtojmë në një kohë tjetër, në një moment tjetër në mënyrë që të përafrojmë qëndrimet që janë me interes nacional”.













