LDK ka dalë me qëndrim lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend, raporton Gazeta Blic.
Ajo thotë se zgjidhja është që Kurti të japë fillimisht dorëheqje e më pas të shpërbëhet Kuvendi.
Qëndrimin e partisë e ka publikuar në Facebook kryetari Lumir Abdixhiku.
Ai ka thënë se LDK refuzon farsën e darkave si mbulesë e një uniteti politik të përbuzur që 3 vjet e gjysmë.












