Kryeministri i vendit duket se ka shumë kohë të lirë, të paktën kështu po lënë të nënkuptohen aktivitet që po mban. Kurti ka gjetur kohë për të takuar tre shokë të analistit të Vetëvendosjes Sadri Ramabaja.
Vetë Ramabaja ka njoftuar për këtë takim.
Në postimin e tij në “Facebook” ai tha se në Kosovë ka pritur tre miqtë e tij nga Paraguai duke i takuar edhe me të parin e vendit.
“Këtë javë kisha kënaqësinë t’i pres tre miqtë e mi (Prof Dr Benjamin Bogado, kantautoren Liza Bogado dhe editorin Vicente Fernandez ) nga Paraguai tok me sivëllain tim nga Berati – Peter Tase. Në kuadër të agjendës së punës ishte gjithësesi takimi me kryeministrin Albin Kurti, zëvendësministrin e PJ Kreshnik Ahmeti, por edhe homazhet në Prekaz…”, shkroi ai.














