Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Historiani Noel Malcolm: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me Asociacionin është një qasje e padrejtë

14/05/2024 - 21:40
në Kryesore, Lajme
A A
Historiani Noel Malcolm: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me Asociacionin është një qasje e padrejtë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një ditë më parë në Konsullatën e Kosovës në Nju Jork u shfaq filmi dokumentar “Mirënjohje” kushtuar kontributit të historianit britanik Noel Malcolm për ndërgjegjësimin e botës mbi të vërtetën e historisë së Kosovës.

Autori i librit të botuar më 1998 “Kosova: Një histori e shkurtër” ishte i pranishëm në këtë tubim. Historiani i njohur britanik komentoi procesin e normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe kushtet e reja të disa vendeve perëndimore për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Historiani i njohur britanik, Sir Noel Malcolm kritikoi përfaqësuesit e Bashkimit Evropian për trysninë ndaj Kosovës dhe, siç u shpreh ai, lëshimet e vazhdueshme ndaj Serbisë në procesin e normalizimit të marrëdhënieve midis dy vendeve.

“Përgjegjësia kryesore bie mbi Beogradin, që mendoj se në vazhdimësi ka treguar qëllime të këqija. Përgjegjësi i dytë është Bashkimi Evropian, përfaqësuesit e tij dhe ndërmjetësit, të cilët vazhdimisht kanë bërë lëshime për palën serbe në një mënyrë të pashembullt, që nganjëherë mendoj se ngre pikëpyetje serioze mbi jo vetëm paanshmërinë e këtij procesi, por edhe vlefshmërinë e tij bazuar në ligjin ndërkombëtar”, thotë Malcolm për Zërin e Amerikës.

Sipas Malcolm, kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe është një qasje e padrejtë që ndërlikon edhe më shumë pajtimin mes Prishtinës dhe Beogradit.

“Mënyra se si përfaqësuesit e BE-së janë përpjekur të ndryshojnë kushtet e tyre, duke pranuar kushtet në rritje të Serbisë, nuk është një histori suksesi e diplomacisë ndërkombëtare, nga mënyra se si janë munduar ta keqpërdorin këtë çështje. Qeveria e Kosovës, nga fillimi, nga Plani i Ahtisarit, që është themeli i pavarësisë së Kosovës, është pajtuar që të ketë një asociacion të komunave me shumicë serbe. Por janë kushtet që janë shtuar përgjatë viteve ato që e kanë bërë këtë çështje gjithnjë e më problematike”, thotë Malcolm.

Çështja e Asociacionit është një nga pikat më të nxehta në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.Përfaqësuesit e vendeve perëndimore e kanë kritikuar në mënyrë të vazhdueshme qeverinë e Kosovës për mospërmbushje të detyrimeve ligjore që dalin nga procesi i bisedimeve.

Një marrëveshje e arritur vitin e kaluar ndërmjet palëve parashihte mes tjerash që Prishtina të fillonte punën për themelimin e Asociacionit, ndërsa Serbia të mos e kundërshtonte anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Beogradi ka bërë fushatë aktive për ta penguar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duke vënë theksin tek Asociacioni.

Disa vende evropiane si Franca dhe Gjermania i kërkuan qeverisë së Kosovës të ndërmerrte hapa konkretë për themelimin e Asociacionit para anëtarësimit.

Por, kryeministri i Kosovës Albin Kurti e cilësoi si të papranueshëm një kushtëzim të tillë.

Historiani Malcolm thotë se ky ngërç krijon mundësi për Moskën që të destabilizojë Ballkanin, në veçanti pas sulmit rus në Ukrainë.

“Lufta në Ukrainë e ka përkeqësuar aspektin gjeopolitik të Evropës dhe ka ndikuar negativisht edhe në Kosovë. Jam i sigurt se njerëzit janë më të shqetësuar se Serbia mund të jetë një lloj kali i Trojës në Ballkan, që punon për Moskën. Kjo është e kuptueshme. Por në aspektin afatgjatë, mendoj se lufta në Ukrainë do të ndikojë që Perëndimi të kuptojë se kush janë miqtë e vërtetë të tij. Dhe ne e dimë se Kosova dhe Shqipëria janë vendet më pro-perëndimore, pro-NATO, pro shoqërisë amerikane në të gjithë rajonin. Këta janë miqtë e vërtetë, ndërsa Serbia po tregon vazhdimisht se nuk është fare mike”, thotë historiani britanik.

Serbia aspiron anëtarësimin në Bashkimin Evropian por ruan lidhjet e forta me Rusinë dhe Kinën. Sipas historianit Malcolm veprimet e Beogradit janë një tregues se ky vend është më afër që t’i bashkohet grupit ‘BRICS’ të përbërë nga Rusia, Kina, India, Brazili dhe Afrika e Jugut, sesa Bashkimit Evropian.

“Do të ishte e lehtë për të thënë se ( presidenti serb Aleksandar) Vuçiç po luan një lojë të mençur. Ai e di se çfarë e shqetëson Berlinin, Parisin, Uashingtonin dhe kështu ndaj tij do të bëhen lëshime të tjera. Por nuk është thjesht një taktikë. Shihni rezultatet e sondazheve në Serbi. Ekziston një ndjenjë e gjerë publike se ata duan më shumë Putinin sesa çdo politikan perëndimor. Mbështetja për Putinin në sondazhet serbe është trodnitëse”, thotë ai.

Këto komente, zoti Malcolm i bëri gjatë një aktiviteti në Konsullatën e Kosovës në Nju Jork, ku u shfaq dokumentari “Mirënjohje” kushtuar kontributit të tij për Kosovën, një film me tre pjesë i realizuar nga ish ambasadori i Shqipërisë në Britani, Mal Berisha.

Sir Noel Malcolm është autor i librit “Kosova: Një histori e shkurtër”, i cili u botua në vitin 1998 dhe ishte një nga librat e paktë që tregoi historinë e Kosovës, në një kohë kur ajo nuk njihej nga vendet e tjera.

“Mendova ta bëj këtu edhe si një shenjë shumë e rëndësishme e asaj çfarë është Kosova. Një Kosovë, që para aq vitesh, para luftës, këtu ishte pothuajse e panjohur, ndërsa sot është një vend i cili ka përfaqësi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të bësh një aktivitet me Sir Noelin këtu, i cili ka luajtur një rol shumë të madh në ndërgjegjësimin e faktorit ndërkombëtar për ndërhyrjen në Kosovë, për t’i shpëtuar kosovarët nga thundra sebre, për mua është diçka shumë kuptimplotë“, thotë autori Berisha.Konsulli i Kosovës në Nju Jork, Blerim Reka thotë se libri i historianit Malcolm ndihmoi në ndërgjegjësimin e diplomacisë botërore mbi çështjen e Kosovës edhe pas çlirimit dhe pavarësisë së vendit.

“Në vitin kur e publikoi, kishte filluar lufta çlirimtare e Kosovës dhe ky libër ndryshoi tërësisht historiografinë deri atëherë spekuluese dhe propaganduese të Serbisë, sepse me fakte zhveshi mitet false të Serbisë për Kosovën. Nga libri i tij, për këto 24-25 vite, çerek shekulli, jo vetëm historia botërore por edhe diplomacia botërore gjeti referenca, argumente të bollshme për të dëshmuar se pse ishte e domosdoshme lufta çlirimtare në vitin 1998”, thotë Ambasadori Reka.

Autori Berisha thotë se çështja e Kosovës nuk është një kapitull i mbyllur dhe se duhet angazhimi i të gjithë veprimtarëve shqiptarë kudo në botë.

“Të punojmë së bashku që ta mbajmë Kosovën të fortë ashtu siç e duam. Sepse ajo në fakt, rënia e Kosovës është rënie për çdo shqiptar. Nuk është rënie për qytetarët e Kosovës. Ajo është një dështim për të gjithë botën shqiptare”, thotë zoti Berisha.Më 2016 Sir Noel Malcolm është nderuar nga shteti i Kosovës me dekoratën ”Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit”. /VoA/

JU REKOMANDOJMË

Vuçiq në hapjen e një fabrike kineze në Serbi: Robotët kinezë së shpejti në ushtrinë serbe

Vuçiq në hapjen e një fabrike kineze në Serbi: Robotët kinezë së shpejti në ushtrinë serbe
29/08/2026 - 22:59

Serbia do të prezantojë përdorimin e parë të robotëve kinezë në ushtrinë e vendit brenda dy javëve, tha presidenti Aleksandar Vuçiq të shtunën në Shabac, ku u hap...

Më shumëDetails

Parashikimi i moti për nesër, IHMK: Temperatura të larta edhe në dhjetëditëshin e parë të shtatorit

Parashikimi i moti për nesër, IHMK: Temperatura të larta edhe në dhjetëditëshin e parë të shtatorit
29/08/2026 - 22:54

Mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë pritet të mbajë të dielën në Kosovë. Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 12–16°C, ndërsa ato maksimale 29–33°C. Era do të...

Më shumëDetails

Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim për Bekim Sejdiun President, gjyqtari raportues që rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit në vitin 2020

Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim për Bekim Sejdiun President, gjyqtari raportues që rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit në vitin 2020
29/08/2026 - 22:41

Bekim Sejdiu është emri që Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, janë pajtuar në parim që ta kenë...

Më shumëDetails

LAJMI I FUNDIT: Ky është deklarimi i Kurtit pas takimit të sontëm me Abdixhikun

LAJMI I FUNDIT: Ky është deklarimi i Kurtit pas takimit të sontëm me Abdixhikun
29/08/2026 - 21:58

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka zhvilluar sërish një takim sonte me kryetarin e LDK-së Lumir Abdixhiku në ambientet e Kuvendit të Kosovës, raporton Gazeta Online Veriu.info. Pas...

Më shumëDetails

Ankohet punëtori i ndërmarrjes “Trepça”: U sulmova nga inxhineri, dhe më pas u penalizova me 30% të pagës për 6 muaj dhe ndërrim të vendit të punës

Ankohet punëtori i ndërmarrjes “Trepça”: U sulmova nga inxhineri, dhe më pas u penalizova me 30% të pagës për 6 muaj dhe ndërrim të vendit të punës
29/08/2026 - 21:53

Punonjësi i ndërmarrje “Trepça”, Meriman Ismajli, përmes një shkrimi në Facebook ka shprehur pakënaqësitë e tij pas një vendimi të ndërmarrjes për penalizimin e tij me 30% të...

Më shumëDetails

Kamberi: Serbia s`mund të integrohet në BE duke glorifikuar kriminelët e luftës

Shqiptarët e Luginës në fokus, Kamberi paraqet rezolutë në parlamentin serb
29/08/2026 - 21:41

Deputeti shqiptar në Serbi, Shaip Kamberi, ka reaguar ashpër ndaj vendimit që ish-komandanti serb Ratko Mladiq, i dënuar përfundimisht për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim për Bekim Sejdiun President, gjyqtari raportues që rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit në vitin 2020

    Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim për Bekim Sejdiun President, gjyqtari raportues që rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit në vitin 2020

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • LAJMI I FUNDIT: Ky është deklarimi i Kurtit pas takimit të sontëm me Abdixhikun

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • “Kosova si Kandahar” dhe rasti Sheholli – Myftiu Naim Tërnava me deklaratë publike

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Zbulohet kontrata e bashkëjetesës- I dënuari me burgim të përjetshëm dhe modelja Ziza Pajaziti firmosin marrëveshje pas ‘vizitës speciale’ në burg

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Dermo By Simoneta” gjobitet 5 mijë euro për Botox, fillerë e mezoterapi pa licencë, por vazhdon aktivitetin edhe pas vendimit

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë