Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, mbrëmë ka biseduar me homologun e saj gjerman, Frank-Walter Steinmeier.
Në një postim në profilin e saj në X, Osmani njoftoi se bashkë me presidentin gjerman folën për anëtarësimin e Kosovës në KiE, shkruan Indeksonline.
Osmani deklaroi se gjatë bisedës ka theksuar rëndësinë kritike për përfundimin me sukses të këtij procesi.
“Dje fola me presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier për të diskutuar anëtarësimin e Kosovës në KiE. Theksova rëndësinë kritike për përfundimin me sukses të këtij procesi, për të siguruar që të gjithë qytetarët tanë të përfitojnë sa më shpejt nga instrumentet e Këshillit. Anëtarësimi ynë nuk do të ishte vetëm një fitore për të drejtat e njeriut në Kosovë, por edhe një fitore për kontinentin tonë dhe vlerat mbi të cilat ai qëndron fuqishëm” shkroi Osmani.
Në mbledhjen e djeshme të Komitetit të Ministrave, përsëri nuk u adresua rekomandimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në lidhje me aplikimin e Kosovës.
Yesterday, I spoke with German President Frank-Walter Steinmeier to discuss Kosovo's membership in the @CoE.
I emphasized the critical importance for the successful conclusion of this process, to ensure that all our citizens benefit from the Council’s instruments as soon as… pic.twitter.com/XB82jnDx9b
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) May 15, 2024













