Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kapja e armatimit të rëndë në Zveçan, nënkryetari i LDK’së hodhi dyshime – Sveçlën e quan “Nastradin”

15/05/2024 - 15:12
në Kryesore, Lajme
A A
Kapja e armatimit të rëndë në Zveçan, nënkryetari i LDK’së hodhi dyshime – Sveçlën e quan “Nastradin”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Armatim i rëndë u gjet dje gjatë bastisjes në tri lokacione në Zveçan. Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se janë mbetje kriminale të Milan Radojçiqit, teksa policia tashmë veçse ka nisur hetimet për këtë rast. Ndërkaq, nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri ka hedhur pikëpyetje lidhur me atë se pse nuk po arrestohet askush në aksionet për kapjen e armatimit në veri.

1588 copë municion, 10 armë të llojeve të ndryshme, 62 shok bomba, 1.5 kg. eksploziv plastik, 1 palë dylbi, 4 radiolidhje, 1 shurdhues, pajisje rezervë për radiolidhje, 33 karikatorë të mbushur, 8 karikatorë të zbrazët, maska, antiplumb, uniforma serbe, uniforma të PK-së, tenda, pajisje për dronë si dhe pajisje rezervë të armëve është bilanci i armë që u kapën dje nga Policia e Kosovës gjatë një aksioni në Zveçan, shkruan Gazeta Express.

Për të arrestuar nuk u raportua, teksa ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se këto janë mbetje kriminale të Milan Radojçiqit.

Tutje, Sveçla tha se me këtë armatim kanë sulmuar apo kanë planifikuar të sulmojnë zyrtarët dhe institucionet e Kosovës.

“Në çdo ditë të punës sonë po zbulojmë përmasat e krimit dhe kapacitetet e armatimit që kanë pasur grupet kriminale në veri, të cilat kanë sulmuar apo kanë planifikuar të sulmojnë zyrtarët tanë dhe institucionet tona. Mbetjet kriminale të Milan Radojçiqit po i ç’rrënjosim nga veriu i vendit tonë. Është e qartë kush qëndron prapa kësaj veprimtarie si edhe pas depove të tjera të armatimit, sulmeve ndaj zyrtarëve tanë, pjesëtarëve të KFOR, gazetarëve e qytetarëve. Të njejtit e sulmit të Banjskës, të cilët strehohen në Serbi e mbrohen dhe glorifikohen nga Aleksandër Vuçiq”, shkroi Sveçla në një postim në “Facebook”.

E drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha, gjatë një konference për media dje ka thënë se për vendndodhjen e këtij armatimi kanë pranuar informata nga Agjencia Kosovare e Inteligjencës.

Kreu i Policisë theksoi se tashmë është ndaluar për intervistim një person, ish-zyrtar i Policisë së Kosovës, pasi dyshohet se është i lidhur me armët, të cilat janë gjetur në afërsi të shtëpisë së tij.

Kritika për mos arrestimin e askujt pas këtyre aksioneve të policisë për kapjen e armatimit në veri hodhi nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gazmend Muhaxheri. Ai shtroi pyetjen se si është e mundur që pas disa aksioneve që nga sulmi i shtatorit të vitit të kaluar në Banjskë, nuk është arrestuar askush në aksionet për kapjen e armatimeve në veri.

Tutje, Muhaxheri tha se aksioneve për kapjen e armatimeve po u japin pompozitet, por arrestime s’po ka të askujt.

Madje në Klan Kosova, ministrin Sveçla ai e quajti “Nastradin”.

“Ky pushtet me këtë Nastradinin që e kanë bërë ministër të Punëve të Brendshme, që prej Banjskës që janë duke ndodhë, a e din sa armatimin e kanë zënë, çdo të dytën, tretën javë del në televizion që u zu ky armatim, u zu ky armatim. A e kanë zënë një njeri që e ka në veri atë armatim. A e ka burgos veç një njeri me atë armatim. A duhet me lodh pak kokën dhe me mëndu ngadalë more se ky qenka duke u koordinu me atë atje, me ministrin e Punëve të Brendshme në Serbi dhe centroma topin ta japi unë një gol. Lëshoma ti mu topin unë e japi një gol, se po më duhet për zgjedhjet lokale mu. Duhet me mëndu pse po ndodh kjo që asnjë njeri nuk është arrestu, asnjë njeri domethënë. Kap armatim, pse s’po i qet kamerat e me përcjell kush e solli atë armatim, kush e zuri atë armatim, kujt po i duhet ajo politikë që me i ngjallë këndej njerëzit, se shiheni se çfarë po bëhet. A e ka një të arrestuar?”, ka thënë ai.

Rasti tashmë duke u hetuar nga Policia e Kosovës.

Ata përmes raportit 24 orësh konfirmuan sot se aksioni është zhvilluar në tri lokacione dje gjatë ditës në Zveçan.

Detaje u dhanë edhe për llojin dhe sasinë e armatimit që u gjet dhe u sekuestrua.

Nuk u përmend në raport nëse është intervistuar apo arrestuar dikush lidhur me këtë rast, teksa rasti u cilësua “armëmbajtje pa leje”.

“Zveçan 14.05.2024, 15:30. Njësitet hetimore policore kanë bërë bastisjen në tri lokacione (shtëpi të pa banuara) dhe gjatë kontrollit kanë gjetur dhe sekuestruar 1588 copë municion,10 armë të llojeve të ndryshme, 62 shokë bombë, 1.5 kg. Eksploziv plastik, 1 palë dylbi, 4 radiolidhje, 1 shurdhues, pajisje rezervë për radiolidhje, 33 karikatorë të mbushur, 8 karikatorë të zbrazët, maska, antiplumb, uniforma serbe, uniforma të PK-së, tenda, pajisje për dron si dhe pajisje rezervë të armëve. Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet relevante policore”, thuhet në njoftimin 24 orësh të policisë. /Express/

JU REKOMANDOJMË

Vuçiq në hapjen e një fabrike kineze në Serbi: Robotët kinezë së shpejti në ushtrinë serbe

Vuçiq në hapjen e një fabrike kineze në Serbi: Robotët kinezë së shpejti në ushtrinë serbe
29/08/2026 - 22:59

Serbia do të prezantojë përdorimin e parë të robotëve kinezë në ushtrinë e vendit brenda dy javëve, tha presidenti Aleksandar Vuçiq të shtunën në Shabac, ku u hap...

Më shumëDetails

Parashikimi i moti për nesër, IHMK: Temperatura të larta edhe në dhjetëditëshin e parë të shtatorit

Parashikimi i moti për nesër, IHMK: Temperatura të larta edhe në dhjetëditëshin e parë të shtatorit
29/08/2026 - 22:54

Mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë pritet të mbajë të dielën në Kosovë. Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 12–16°C, ndërsa ato maksimale 29–33°C. Era do të...

Më shumëDetails

Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim për Bekim Sejdiun President, gjyqtari raportues që rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit në vitin 2020

Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim për Bekim Sejdiun President, gjyqtari raportues që rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit në vitin 2020
29/08/2026 - 22:41

Bekim Sejdiu është emri që Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, janë pajtuar në parim që ta kenë...

Më shumëDetails

LAJMI I FUNDIT: Ky është deklarimi i Kurtit pas takimit të sontëm me Abdixhikun

LAJMI I FUNDIT: Ky është deklarimi i Kurtit pas takimit të sontëm me Abdixhikun
29/08/2026 - 21:58

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka zhvilluar sërish një takim sonte me kryetarin e LDK-së Lumir Abdixhiku në ambientet e Kuvendit të Kosovës, raporton Gazeta Online Veriu.info. Pas...

Më shumëDetails

Ankohet punëtori i ndërmarrjes “Trepça”: U sulmova nga inxhineri, dhe më pas u penalizova me 30% të pagës për 6 muaj dhe ndërrim të vendit të punës

Ankohet punëtori i ndërmarrjes “Trepça”: U sulmova nga inxhineri, dhe më pas u penalizova me 30% të pagës për 6 muaj dhe ndërrim të vendit të punës
29/08/2026 - 21:53

Punonjësi i ndërmarrje “Trepça”, Meriman Ismajli, përmes një shkrimi në Facebook ka shprehur pakënaqësitë e tij pas një vendimi të ndërmarrjes për penalizimin e tij me 30% të...

Më shumëDetails

Kamberi: Serbia s`mund të integrohet në BE duke glorifikuar kriminelët e luftës

Shqiptarët e Luginës në fokus, Kamberi paraqet rezolutë në parlamentin serb
29/08/2026 - 21:41

Deputeti shqiptar në Serbi, Shaip Kamberi, ka reaguar ashpër ndaj vendimit që ish-komandanti serb Ratko Mladiq, i dënuar përfundimisht për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim për Bekim Sejdiun President, gjyqtari raportues që rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit në vitin 2020

    Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim për Bekim Sejdiun President, gjyqtari raportues që rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit në vitin 2020

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • LAJMI I FUNDIT: Ky është deklarimi i Kurtit pas takimit të sontëm me Abdixhikun

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • “Kosova si Kandahar” dhe rasti Sheholli – Myftiu Naim Tërnava me deklaratë publike

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Zbulohet kontrata e bashkëjetesës- I dënuari me burgim të përjetshëm dhe modelja Ziza Pajaziti firmosin marrëveshje pas ‘vizitës speciale’ në burg

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Dermo By Simoneta” gjobitet 5 mijë euro për Botox, fillerë e mezoterapi pa licencë, por vazhdon aktivitetin edhe pas vendimit

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë