Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

PDK-ja mohon se ka bërë marrëveshje me VV-në: Hendeku ynë me ta është i madh

24/05/2024 - 10:35
në Kryesore, Lajme
A A
PDK-ja mohon se ka bërë marrëveshje me VV-në: Hendeku ynë me ta është i madh
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Liderishipi i PDK-së e ka mohuar në mënyrë kategorike se në takimin me kryeministrin Albin Kurti kanë bërë marrëveshje për bashkëqeverisje në mandatin e ardhshëm.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, dhe shefit i Grupit Parlament të PDK-së, Abelard Tahiri, të cilët kanë qenë në darkë me shefin e qeverisë, kanë bërë me dije se atë natë kanë diskutuar vetëm për mundësinë e zgjedhjeve të reja.

I pari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka bërë me dije se hendiku i PDK-së me VV-në është i madh.

“Më të thanë të drejtën unë rezervohem nga kualifikimet, por këto komente janë qesharake, po hajt se i kuptoj se u jemi afru zgjedhjeve. Koalicionet janë tema të partive e të analistëve, por s’janë halle të qytetarëve. Ne jemi të interesum me ua paraqit qytetarëve ofertën tonë. Hendeku jonë i madh me VV-në nuk kryhet me dy orë.”, ka thënë Krasniqi në një intervistë në “Rubikon” në Klan Kosova.

Ai ka bërë me dije se partitë tjera opozitare nuk duhet të shqetësohen shumë për mashtrimin e PDK-së nga Kurti.

“Nuk jemi ne fëmijë me na mashtru Albini, në analiza është më ndryshe. Ne me zotërinë Haradinaj e kemi pasur edhe listën e përbashkët, nuk e kemi absorbu njëri-tjetrin, ky prapë i ka votat e tij, PDK-ja i ka të vetat, e le më që nuk ka kurrfarë koalicioni. Te LDK-ja nuk i ka absorbu Kurti, por i ka absorbu Vjosa Osmani, sepse kandidatja e LDK-së, që e ka pasur rezultatin më të madh LDK-ja me të, ka shku ia ka udhëheqë listën Kurtit”, është shprehur ai, duke shtuar se ka kush kujdeset për PDK-në. “Gjërat janë pak më të qarta dhe më të thjeshta dhe në fund të fundit më takon mua dhe lidershipit të PDK-së me i bajtë dertet e PDK-së dhe ne tjetër punë nuk kemi. Unë nuk i frikësohem Albin Kurtit bash hiç, as politikisht as në asnjë formë, jam ulë me Kurtin me e pru kërkesën time të zgjedhjeve”, është shprehur Krasniqi.

Ndër të tjera, ai ka treguar se shpërndarja e Kuvendit mund të bëhet vetëm nëse këtë gjë e duan LDK-ja dhe AAK-ja.

Ai ka bërë me dije se nuk e preferon një shpërbërje të Kuvendit vetëm me votat e VV-së dhe të minoriteteve.

“Sa i përket kësaj çështje unë kam preferu nga fillimi që ne të ishim si parti opozitare të trija në mënyrë që ta iniciojmë që të dalim edhe para opinionit publik që s’kemi dallime sa i përket jetëgjatësisë së Qeverisë Kurti, prandaj besoj se e njëjta formë duhet të jetë kjo, nuk besoj se përkundër numrit mbi 80 duhet që vetëm PDK dhe LVV ta shpërndajnë kuvendin”, ka thënë Krasniqi.

Mundësinë e marrëveshjes me VV-në e ka mohuar edhe shefi i Grupit Parlament të PDK-së, Abelard Tahiri, i cili ka qenë prezent në darken me Kurtin.

Ai ka bërë me dije se në atë takim është diskutuar vetëm për agjendën parlamentare dhe për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të reja.

“Jo, s’ka marrëveshje. Kjo darkë nuk ka ndodhur për bashkëqeverisjen e ardhshme me LVV-në. Aty kemi diskutuar për agjendën parlamentare, ne iu kemi përgjigj ftesës se vazhdimisht kërkojmë zgjedhje, nga korriku i vitit të kaluar kemi kërkuar që Kuvendi të shpërndahet dhe vendi t’u drejtohet kutive të votimit. E tani nga ajo ditë në Kosovë diskutohet vetëm për zgjedhje, komplet ajo darkë ka shku duke diskutuar për mundësitë e shkuarjes në zgjedhje”, ka thënë Tahiri për “Frontal”.

Pas takimit të Memli Krasniqit me kryeministrin Albin Kurti janë shtuar zërat për një marrëveshje të mundshme në mes të PDK-së dhe VV-së për mandatin e ardhshëm. Dyshime të tilla kanë shprehur edhe dy partitë opozitare, LDK-ja dhe AAK-ja, të cilat kanë qenë të ftuara në këtë takim, por nuk kanë shkuar.

JU REKOMANDOJMË

Shtetësia për Abazin e VV-së, Rama tallet keq: Urime Kosovë, u shpërblye ai që e kundërshtoi shtetësinë e Kosovës

Shtetësia për Abazin e VV-së, Rama tallet keq: Urime Kosovë, u shpërblye ai që e kundërshtoi shtetësinë e Kosovës
28/08/2026 - 10:09

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka komentuar vendimin e deputetes së VV-së, Albulena Haxhiu, e cila e ushtron edhe pozitën e detyrës së presidentes, për dhënien e shtetësisë...

Më shumëDetails

Kadetët e FSK-së përfaqësojnë Kosovën në Akademinë Ushtarake në Gjermani

Kadetët e FSK-së përfaqësojnë Kosovën në Akademinë Ushtarake në Gjermani
28/08/2026 - 09:54

Një delegacion i kadetëve nga Qendra për Studime Universitare e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka marrë pjesë në Javën Ndërkombëtare të Kadetëve, e cila është mbajtur në...

Më shumëDetails

Zjarri në hotelin në Vlorë, ndrron jetë 25-vjeçarja që pësoi djegie në 85% të trupit

Zjarri në hotelin në Vlorë, ndrron jetë 25-vjeçarja që pësoi djegie në 85% të trupit
28/08/2026 - 09:52

Ana Dyrmishi, 25-vjeçarja nga Durrësi, ka vdekur pasi nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të rënda të marra nga zjarri që përfshiu një hotel në Lungomare të Vlorës, më...

Më shumëDetails

Grabitje në mesnatë te “Maxi24” në Prishtinë – personi me kapuç kërcënon arkëtarin, merr 250 euro dhe zhduket

Grabitje në mesnatë te “Maxi24” në Prishtinë – personi me kapuç kërcënon arkëtarin, merr 250 euro dhe zhduket
28/08/2026 - 09:40

Një grabitje nën kërcënimin e një mjeti të mprehtë ka ndodhur pas mesnate në Prishtinë, ku një person ende i paidentifikuar ka hyrë në një market, ka kërcënuar...

Më shumëDetails

Këto janë çmimet e derivateve për sot

Naftëtarët kërkojnë anulimin e kontrollit të çmimeve: Po dëmtohen bizneset dhe konkurrenca
28/08/2026 - 09:19

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës për 28 gusht 2026. Sipas njoftimit, çmimi maksimal për naftën...

Më shumëDetails

Suspendohet nga puna gjyqtari i arrestuar nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Suspendohet nga puna gjyqtari i arrestuar nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare
28/08/2026 - 08:52

Pas arrestimit nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare, Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka pezulluar nga detyra gjyqtarin Avdirrahman Gashi. Vendimi është marrë gjatë takimit të 371-të të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Standarde të dyfishta në Doganë: Llugaliu hesht pse për të njëjtën shkelje njërin doganier e shkarkoi e tjetrin e ktheu në punë

    Standarde të dyfishta në Doganë: Llugaliu hesht pse për të njëjtën shkelje njërin doganier e shkarkoi e tjetrin e ktheu në punë

    446 Shpërndaje
    Shpërndaje 178 Tweet 112
  • “6 emra në tavolinë”, “negociata të vështira” dhe dakordim për t’u takuar përsëri – çfarë thanë Kurti e Abdixhiku mbrëmë

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • “Pse bre më le vetëm”, lamtumira e gruas për burrin që humbi jetën tragjikisht në autostradë

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Dogana konfirmon raportimin e Veriu.info: Hetime penale për Lushakun e E.K., por me masa të ndryshme disiplinore

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • “Na i copëtove zemrat”/ Familja njofton për vde’kjen e të riut në aksident trafiku në autostradë

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë