Nga Partia Demokratike e Kosovës janë deklaruar në lidhje me Rezolutën që do të paraqesë sot në Kuvend, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës për shkarkimin ose dorëheqjen e qeverisë.
Deputeti i kësaj partie, Rashit Qalaj, tha për “Gazeta Blic” se sot do të diskutohet në Kuvend për punën 3 -vjeçare te qeverise dhe ne lidhje me kete Rezolut.
“Fillimisht ne do të mbajmë një debat në lidhje me punën 3-vjeçare të qeverisë dhe do të shohim se si do të rrjedhin gjërat. Ju e dini se ne jemi duke kërkuar zgjedhje sa më shpejt dhe është kërkesë e vazhdueshme e PDK-së që kjo qeveri të shkojë sa më parë në shtëpi. Do e votojmë apo jo e shohim gjatë rrugës “tha deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj për “Gazeta Blic.










