Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“E thirra unë në telefon, jo ai mua, e pyeta ‘qysh je t’u e mendu”: Opozita s’e priti hiç mirë (a)venturën e Krasniqit

26/05/2024 - 11:43
në Kryesore, Lajme
A A
“E thirra unë në telefon, jo ai mua, e pyeta ‘qysh je t’u e mendu”: Opozita s’e priti hiç mirë (a)venturën e Krasniqit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pa virtuozitetin gjuhësor të dikurshëm prej opozitari përzbutja e Memli Krasniqit – Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës – ka dhënë mjaftueshëm brum për debat të ashpër dhe spekulim rreth një peizazhi krejt ndryshe që në dukje po shpaloset në skenën politike.

Mbetet e hëna të dëshmojë a ia ka vlejtur barra qeranë për Krasniqin që i vetëm u nis në një (a)venturë për të gjetur ‘pakt’ me Lëvizjen Vetëvendosje për ta çuar vendin në zgjedhje të parakohshme përmes shpërndarjes së Kuvendit – për çka si mjet këmbimi drejt kësaj ‘të mire’ i dha votat e PDK-së për marrëveshjet ndërkombëtare të mbetura peng.

Në dy intervistat e fundit të Krasniqit (Debat Plus, Rubikon) ka qenë vështirë të dëgjohet diçka goditëse për të prodhuar së paku edhe një titull nga një lider politik që udhëheq partinë më të madhe opozitare, ku tonet e tij kundrejt Albin Kurtit kanë qenë vërejtshëm të pangarkuara me ashpërsinë e – të themi – para një muaje.

Edhe për vetë kolegët-opozitarë të Krasniqit takimi në ‘Garden’ u interpretua pa-një-pa-dy si “shkrirje” – me AAK-në që ka suspenduar gjykimin se në çka përkthehet përfundimisht kjo “shkrirje” ndërsa me LDK-në që e ka vlerësuar prerazi për “partneritet”.

Krasniqi në anën tjetër – deklarativisht – mohon të ketë pasur ndofarë pajtimi të brenda-e-jashtë-kuptueshëm me Kurtin për partneritet ndonëse ‘vijat e kuqe’ i përjashton; duke folur thjesht për ‘hendek’.

Haradinaj në një intervistë në “Blic” tregoi që “u befasua” me mësymjen krye më vete të Krasniqit në krejt këtë nismë të tij bashkë me Kurtin.

“E thirra në telefon, unë atë, jo ai mua, e pyeta ‘çka është tu ndodh, ‘si po mendon me ndodh ky proces’, ‘të lutem të bëjmë kujdes’, ‘si do që të vendosim të vendosin krejt bashkë’ – kujdesin duhet me pas te opozita, mos m’e prish opozitën; sot PDK është e sigurt që vjen në pushtet, si LDK, si AAK e NISMA nëse nuk punojmë ndaras”, tha Ramush Haradinaj duke e elaboruar situatën siç e pa.

Kreu i AAK-së – në dritën e këtyre zhvillimeve – e dha që opozita si e tillë, “nuk duhet m’e lëndu formulën e një qeverisje ‘pa Kurtin’”; teksa shtroi pyetjen nëse në të vërtetë PDK ka ndofarë analiza për këto veprime; ndërsa për LDK-në tha se me Kryetarin Lumir Abdixhiku patën qëndrime thuajse të njëjta rreth ftesës së Kurtit.

“Nuk është prit mirë kjo nga AAK; e besoj që nuk është prit mirë as nga LDK” .

Në anën tjetër, Krasniqi pyetur rreth krejt diskursit çdo ditë e më të madh për ‘afritë përzgjedhëse’ mes tij dhe Kurtit, i ka quajtur “konspiracione dhe tituj senzacional” por në të njëjtën kohë duke mbajtur tone të buta.

Tonet, megjithatë – në kuptimin e një ‘testi litmusi’ – e tradhtojnë kur fjala bile për Ministren e Jashtme Donika Gërvalla ku s’pret një sekond të shprehet si ‘zoti na rujt’; ndërsa në deklaratën e lëshuar nga intervistuesi i tij në Rubikon kur Kurti shprehej se “zhduket opozita po qe se shkojmë në zgjedhje” Memli Krasniqi s’e trajton fare.

Për kritikat e ashpra të Lidhjes Demokratike të Kosovës të drejtuara masivisht ndaj tij dhe subjektit të PDK-së, Krasniqi pati thënë në ‘Debat Plus’ se “as këta (LDK-ja) s’kanë vija të kuqe”.

Krasniqi: Nuk e di pse janë prek kaq shumë (LDK-ja). Të ftum kanë qenë, kanë mujt me ardh.

Intervistuesi: Duke e ditë që s’keni ju vija të kuqe nashta…

Krasniqi: S’kanë as këta vija të kuqe, me sa e di unë…

Intervistuesi: Kanë thanë që kanë…

Krasniqi: Qashtu kanë pas thanë edhe më herët, veç ishalla i majnë…

Argumenti i opozitës – LDK-së dhe AAK-së është përkthyer në argumentin që s’duhet të merren veprimet drejt zgjedhjeve ashtu siç e do Kurti e që në ndonjë mënyrë këtë të fundit “e ndihmojnë me rimarrë edhe një mandat”.

JU REKOMANDOJMË

Hektor Beqiri: Mërgata shqiptare mobilizohet fuqishëm për 16 shtatorin në Hagë, çlirimtarët nuk janë vetëm!

Hektor Beqiri: Mërgata shqiptare mobilizohet fuqishëm për 16 shtatorin në Hagë, çlirimtarët nuk janë vetëm!
28/08/2026 - 00:21

Më 16 shtator, Haga pritet të jehojë nga zëri i mërgatës shqiptare, e cila po mobilizohet për të shprehur mbështetjen e fuqishme për krerët e UÇK-së, në ditën...

Më shumëDetails

Parashikimi i motit për të premten – do të jetë jashtëzakonisht nxehtë

Parashikimi i motit për të premten – do të jetë jashtëzakonisht nxehtë
27/08/2026 - 23:04

Të premten parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën e parë të ditës, ndërsa pasdite priten vranësira të pjesshme. Do të jetë jashtëzakonisht nxehtë. Rrezik i...

Më shumëDetails

“LVV-ja është në rënie të lirë”, Kasapolli: Kurtit nuk i konvenon të shkojë në zgjedhje

“LVV-ja është në rënie të lirë”, Kasapolli: Kurtit nuk i konvenon të shkojë në zgjedhje
27/08/2026 - 22:41

Analisti Gëzim Kasapolli në emisionin “Click” në RTV21 vlerësoi se Vetëvendosjes nuk i konvenon të shkojë në zgjedhje. “Rezultatet e fundit kanë treguar se është në rënie të...

Më shumëDetails

Nënsekretari amerikan i luftës zbarkon në NATO – temë diskutimi çështja e pranisë së trupave amerikane në Europë

Nënsekretari amerikan i luftës zbarkon në NATO – temë diskutimi çështja e pranisë së trupave amerikane në Europë
27/08/2026 - 22:36

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka pritur në selinë e NATO-s Nënsekretarin e Luftës të SHBA-së për Politikë, Elbridge A. Colby. Z. Colby u takua me...

Më shumëDetails

Haradinaj: Sheholli dëshmoi kundër meje dhe Thaçit në UDB, ekziston një incizim 2-orësh

Haradinaj: Sheholli dëshmoi kundër meje dhe Thaçit në UDB, ekziston një incizim 2-orësh
27/08/2026 - 22:24

Daut Haradinaj, ka folur për informatat që, sipas tij, u dërgohen deputetëve dhe zyrtarëve të ndryshëm, duke thënë se disa prej tyre shoqërohen edhe me prova. “Personalisht, kontakte...

Më shumëDetails

Paralajmërohet protestë në Hagë më 16 shtator

Paralajmërohet protestë në Hagë më 16 shtator
27/08/2026 - 21:52

Veprimtari i çështjes kombëtare, Hektor Beqiri, ka bërë thirrje që mërgata shqiptare të mobilizohet më 16 shtator pranë Gjykatës Speciale në Hagë, në ditën kur pritet të shpallet...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Standarde të dyfishta në Doganë: Llugaliu hesht pse për të njëjtën shkelje njërin doganier e shkarkoi e tjetrin e ktheu në punë

    Standarde të dyfishta në Doganë: Llugaliu hesht pse për të njëjtën shkelje njërin doganier e shkarkoi e tjetrin e ktheu në punë

    445 Shpërndaje
    Shpërndaje 178 Tweet 111
  • “6 emra në tavolinë”, “negociata të vështira” dhe dakordim për t’u takuar përsëri – çfarë thanë Kurti e Abdixhiku mbrëmë

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • “Pse bre më le vetëm”, lamtumira e gruas për burrin që humbi jetën tragjikisht në autostradë

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Dogana konfirmon raportimin e Veriu.info: Hetime penale për Lushakun e E.K., por me masa të ndryshme disiplinore

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • “Na i copëtove zemrat”/ Familja njofton për vde’kjen e të riut në aksident trafiku në autostradë

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë