Darkën e Memli Krasniqit me kryeministrin Albin Kurti, analisti Nexhmedin Spahiu e ma vlerësuar si veprim të mençur të të parit të PDK-së.
Ai në emisionin “Pressing” ka thënë se me këtë veprim PDK fiton në dy rrafshe, e para sepse një pjesë e simpatizantëve të Vetëvendosjes shkëputen dhe shkojnë sërish tek LDK, dhe e dyta i shtyn njerëzit që ta mbeshtesin PDK-në pasi njerëzit kanë dëshirë të jenë me pushtetin, transmeton Veriu.info.
Ai madje ka thënë se shqiptarët janë tucana dhe kanë dëshirë të jenë me pushtetin, ku sipas tij PDK po përhap në terren se do të bëjë koalicion me VV-në.
“PDK-ja po përhap në terren që kemi me bë koalicion me VV-në, dhe kjo i ka dy të mira për PDK-në, e para është që ia largon një pjesë të simpatizantëve të Vetëvendosjes sidomos ata që vijnë nga LDK-ja. E dyta, shqiptarët zakonisht janë tucana dhe kanë qef me qenë me pushtetin dhe kur e dinë që VV-ja po fiton patjetër, e nëse ka koalicon me PDK-në që është e dyta ose e treta atëherë PDK-ja paska me qenë në pushtet”, ka thënë Spahiu.













