Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Konjufca e quan të paqëllimshëm përplasjen e Osmanit me Qeverinë

29/05/2024 - 13:02
në Kryesore, Lajme
A A
Konjufca e quan të paqëllimshëm përplasjen e Osmanit me Qeverinë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, e ka vlerësuar si të paqëllimshëm, moskordinimin e Qeverisë me presidenten Vjosa Osmani, rreth çështjes së anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, raporton Ekonomia Online.

Pas letrës që ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, i kishte dërguar KiE-së, se do ta dërgojnë në fund të majit një draft-statut për Asociacionin, kishte reaguar presidentja Osmani, për mos koordinim me të.

Por, sipas kreut të legjislativit, përplasja ka ardhur për shkak se e para e shtetit ka qenë jashtë vendit dhe qeveria, përkatësisht MPJD-ja, nuk kanë arritur ta informojnë Osmanin me kohë.“Kuvendi, Presidenca, unë e kam kuptuar këtë si një pamundësi që të njoftohet presidentja për çdo hollësi nga ana e Ministrisë së Jashtme, e kjo mua kam hamendësua që ka mundur me ndodh për shkak të vizitës që ajo e kishte në ShBA e për shkak të largësisë me siguri. Jo çdo hollësi e cila ndryshonte çdo minutë, në ditën e votimit të Këshillit të Ministrave për Këshill të Evropës mund të ndahet dhe koordinohet, pra unë nuk shoh mosvullnet nga ana e Qeverisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme që të bëjë diçka të qëllimshme kundër Presidentes. Ka qenë thjesht teknikisht një largësi e madhe gjë që ka pamundësi që ndryshimet çdo minutë që i ka bërë Qeveria e Kosovës, të arrijnë të krijojnë atmosferën që Kosova të hynte në agjendë, nuk ka mundur t’i ndajë të gjitha me Presidencën dhe Presidenca e ka pas reagimin e saj. E keni parë e ky reagim vjen me siguri si pasojë e asaj që ata kanë menduar që çdo hollësi do duhej të ishte ndarë”, theksoi Konjufca.

Kreu i Kuvendit ka folur edhe për kritikat që shefi i EULEX-it ia bërë institucionit që ai drejton për mos kalimin e raportit vjetor për vitin 2022 të institucionit të Avokatit të Popullit.

“Kjo ka ndodh për shkak se mazhoranca konstatoi që raporti ishte i paplotë, deputet kishin secili vërejtjet e tyre në përgjithësi një numër i madh i deputetëve nga ana e mazhorancës herë pas here e kanë kritikuar institucionin e avokatit të popullit. Unë dua të rezervohem nga ajo, nga mendimet e mia për avokatin e popullit sepse këtë deklaratë po e jap në cilësinë e kryetarit të parlamentit. Zyra e avokatit është e ndarë prej institucioneve tjera, është zyrë e pavarur e cila do duhej ta kryente punën e vet, por në anën tjetër edhe gjithçka që kemi, mendoj që duhet të dëgjohet më mirë prej avokatit të popullit edhe kur ne japim kritika si deputet po prej institucioneve të Republikës së Kosovës”, tha Konjufca.

JU REKOMANDOJMË

Hektor Beqiri: Mërgata shqiptare mobilizohet fuqishëm për 16 shtatorin në Hagë, çlirimtarët nuk janë vetëm!

Hektor Beqiri: Mërgata shqiptare mobilizohet fuqishëm për 16 shtatorin në Hagë, çlirimtarët nuk janë vetëm!
28/08/2026 - 00:21

Më 16 shtator, Haga pritet të jehojë nga zëri i mërgatës shqiptare, e cila po mobilizohet për të shprehur mbështetjen e fuqishme për krerët e UÇK-së, në ditën...

Më shumëDetails

Parashikimi i motit për të premten – do të jetë jashtëzakonisht nxehtë

Parashikimi i motit për të premten – do të jetë jashtëzakonisht nxehtë
27/08/2026 - 23:04

Të premten parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën e parë të ditës, ndërsa pasdite priten vranësira të pjesshme. Do të jetë jashtëzakonisht nxehtë. Rrezik i...

Më shumëDetails

“LVV-ja është në rënie të lirë”, Kasapolli: Kurtit nuk i konvenon të shkojë në zgjedhje

“LVV-ja është në rënie të lirë”, Kasapolli: Kurtit nuk i konvenon të shkojë në zgjedhje
27/08/2026 - 22:41

Analisti Gëzim Kasapolli në emisionin “Click” në RTV21 vlerësoi se Vetëvendosjes nuk i konvenon të shkojë në zgjedhje. “Rezultatet e fundit kanë treguar se është në rënie të...

Më shumëDetails

Nënsekretari amerikan i luftës zbarkon në NATO – temë diskutimi çështja e pranisë së trupave amerikane në Europë

Nënsekretari amerikan i luftës zbarkon në NATO – temë diskutimi çështja e pranisë së trupave amerikane në Europë
27/08/2026 - 22:36

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka pritur në selinë e NATO-s Nënsekretarin e Luftës të SHBA-së për Politikë, Elbridge A. Colby. Z. Colby u takua me...

Më shumëDetails

Haradinaj: Sheholli dëshmoi kundër meje dhe Thaçit në UDB, ekziston një incizim 2-orësh

Haradinaj: Sheholli dëshmoi kundër meje dhe Thaçit në UDB, ekziston një incizim 2-orësh
27/08/2026 - 22:24

Daut Haradinaj, ka folur për informatat që, sipas tij, u dërgohen deputetëve dhe zyrtarëve të ndryshëm, duke thënë se disa prej tyre shoqërohen edhe me prova. “Personalisht, kontakte...

Më shumëDetails

Paralajmërohet protestë në Hagë më 16 shtator

Paralajmërohet protestë në Hagë më 16 shtator
27/08/2026 - 21:52

Veprimtari i çështjes kombëtare, Hektor Beqiri, ka bërë thirrje që mërgata shqiptare të mobilizohet më 16 shtator pranë Gjykatës Speciale në Hagë, në ditën kur pritet të shpallet...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Standarde të dyfishta në Doganë: Llugaliu hesht pse për të njëjtën shkelje njërin doganier e shkarkoi e tjetrin e ktheu në punë

    Standarde të dyfishta në Doganë: Llugaliu hesht pse për të njëjtën shkelje njërin doganier e shkarkoi e tjetrin e ktheu në punë

    445 Shpërndaje
    Shpërndaje 178 Tweet 111
  • “6 emra në tavolinë”, “negociata të vështira” dhe dakordim për t’u takuar përsëri – çfarë thanë Kurti e Abdixhiku mbrëmë

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • “Pse bre më le vetëm”, lamtumira e gruas për burrin që humbi jetën tragjikisht në autostradë

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • “Ka keqpërdorur fondet”, Haradinaj akuzoi Gucatin, vjen reagimi i OVL-UÇK

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Dogana konfirmon raportimin e Veriu.info: Hetime penale për Lushakun e E.K., por me masa të ndryshme disiplinore

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë