Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

BQK: Rritja ekonomike e Kosovës për vitin 2024 do të jetë 3.9 për qind

08/06/2024 - 10:01
në Kryesore, Lajme
A A
BQK: Rritja ekonomike e Kosovës për vitin 2024 do të jetë 3.9 për qind
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Projeksionet e BQK-së për vitin 2024 sugjerojnë për një rritje ekonomike prej 3.9 përqind si rezultat i rritjes së të ardhurave reale të disponueshme, për shkak të rënies së inflacionit dhe rritjes së burimeve të tjera të financimit.

BQK në raporton “Vlerësimi Tremujor i Ekonomisë shkruan se në TM1 2024 se është shënuar ngadalësim i rritjes (3.3 përqind), si pasojë e vlerësimeve për rënie të eksportit të mallrave si dhe rritjes së importit të mallrave dhe shërbimeve, përderisa investimet e përgjithshme, konsumi, si dhe eksporti i shërbimeve, vlerësohet se ndikuan pozitivisht rritjen e BPV-së.

Në këtë raport flitet edhe për perspektivën e inflacionit në Kosovë.

“BQK parashikon që inflacioni në vitin 2024 të ngadalësohet në 2.5 për qind. Faktorët që pritet të kontribuojnë në këto dinamika përfshijnë stabilizimin e ofertës dhe çmimeve në tregjet ndërkombëtare krahas ngadalësimit të aktivitetit ekonomik global, trendin zbritës të inflacionit në eurozone, transmetimin e shtrëngimit të kushteve të financimit në kërkesën e brendshme, e të tjera”, thuhet në raport.

o ashtu në raport flitet për rreziqet e ndërlidhura me inflacionin që anojne nga kahu i lartë dhe që kryesisht përbëhen nga rreziqet për pengesa në zinxhirët e furnizimit si pasojë e tensioneve gjeopolitike, reduktimin e sasisë së prodhimit nga OPEC+, ndikimin e migrimit potencial në paga pas liberalizimit të vizave, e të tjera.

Ndryshe ditë më parë Bordi Ekzekutiv i FMN-së përfundoi shqyrtimin e dytë të Kosovës në kuadër të Marrëveshjes Stand-By dhe Marrëveshjes në kuadër të Lehtësimit dhe Qëndrueshmërisë dhe Kërkesës për Modifikimin e Masës së Reformës.

Sipas FMN-së, ekonomia e Kosovës vazhdon të performojë mirë, përkundër një mjedisi sfidues. “Rritja reale e PBB-së u moderua në 3.3 për qind në vitin 2023, mes kërkesës së jashtme të ndrydhur dhe parashikohet të përshpejtohet në 3.8 për qind në vitin 2024, e nxitur nga kërkesa e brendshme. Inflacioni është ngadalësuar ndjeshëm, duke arritur në 2 për qind nga viti në vit në tremujorin e parë të 2024. /RTK

JU REKOMANDOJMË

“Ngriten dyshime për kurdisje”, Tenderi 200 mijë eurosh i KRU “Mitrovicës” për kamera dhe rrethoja përfundon në OSHP

“Ngriten dyshime për kurdisje”, Tenderi 200 mijë eurosh i KRU “Mitrovicës” për kamera dhe rrethoja përfundon në OSHP
26/08/2026 - 14:29

Kompania “Professional Alarm LLC” ka dorëzuar ankesë në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) ndaj KRU “Mitrovicës” të udhëhequr nga kryshefi Bashkim Kurti, lidhur me aktivitetin e prokurimit “Furnizim dhe montim të sistemit të...

Më shumëDetails

Sa mund të dënohet Fatmir Sheholli për spiunazh dhe shantazh?

Sa mund të dënohet Fatmir Sheholli për spiunazh dhe shantazh?
26/08/2026 - 14:10

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj Fatmir Shehollit për spiunazh te Agjencia e Sigurisë dhe Informacionit të Serbisë (BIA) në dëmtim të interesave të...

Më shumëDetails

Kremlini thotë se shefi i CIA-s zhvilloi takime me shërbimet ruse të inteligjencës

Kremlini thotë se shefi i CIA-s zhvilloi takime me shërbimet ruse të inteligjencës
26/08/2026 - 13:48

Kremlini ka konfirmuar se drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, zhvilloi takime me agjencitë ruse të inteligjencës gjatë vizitës së papritur në Moskë. Ratcliffe udhëtoi në kryeqytetin rus të...

Më shumëDetails

Kurti nga RMV: Një hap i ri drejt lidhjes Kosovë-Maqedoni e Veriut

Kurti nga RMV: Një hap i ri drejt lidhjes Kosovë-Maqedoni e Veriut
26/08/2026 - 13:41

Albin Kurti ka marrë pjesë në nisjen e punimeve për autostradën Shkup-Bllacë, duke e cilësuar projektin si një lidhje të rëndësishme infrastrukturore mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut,...

Më shumëDetails

E rëndë: Gruaja dyshohet se u vra nga burri i saj në Prizren

Aksident i rëndë në afërsi të Plavës, katër të vdekur
26/08/2026 - 13:10

Një grua 80-vjeçare është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj në Prizren, ndërsa Policia e Kosovës e ka konfrimuar për Gazetën Nacionale, se dyshon se është...

Më shumëDetails

Ramadani: VV-ja është në panik ligjor, për zgjedhjen e presidentit duhet marrëveshje politike

Ramadani: Faktin që zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi menjëherë pas Banjskës as s’po tentojnë ta mohojnë
26/08/2026 - 13:05

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është në “panik ligjor” për veprimet që ka ndërmarrë, ndërsa ka thënë se veprimet e tjera politike të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Shënime nga fletoret e xhepit të Shehollit – çfarë shkroi për Digën e Ujmanit

    Shënime nga fletoret e xhepit të Shehollit – çfarë shkroi për Digën e Ujmanit

    152 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Standarde të dyfishta në Doganë: Llugaliu hesht pse për të njëjtën shkelje njërin doganier e shkarkoi e tjetrin e ktheu në punë

    136 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Pse përmendet vëllai i Hashim Thaçit në dosjen e Shehollit?

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • KFOR’i deklarohet për hapjen e Urës së Ibrit

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Dokumenti: Ja sa paguhej Fatmir Sheholli nga Serbia

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë