Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pse përmendet vëllai i Hashim Thaçit në dosjen e Shehollit?

25/08/2026 - 17:13
në Lajme
A A
Pse përmendet vëllai i Hashim Thaçit në dosjen e Shehollit?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Dosja voluminoze e Prokurorisë Speciale ndaj të pandehurit Fatmir Sheholli, përveç akuzave për spiunazh në favor të Shërbimit Informativ të Serbisë (BIA), përmban detaje të hollësishme edhe për veprën penale të shantazhit. Në këtë kuadër, në përgjimet e siguruara figuron edhe emri i vëllait të ish-presidentit Hashim Thaçi, Nazmi Thaçi, si pjesë e skemës së pretenduar të mbledhjes së materialeve komprometuese.

Sipas dosjes së Prokurorisë Speciale Sheholli kishte ngritur një rrjet presioni ndaj biznesmenit Arben Jetullahu, nga i cili dyshohet se ka nxjerrë mbi 13,000 euro përmes kërcënimeve për publikimin e video-incizimeve dhe materialeve me karakter personal e komprometues.

Nga paraburgimi, gjatë vizitave familjare të bashkëshortes dhe dy djemve të tij, Sheholli komunikonte indirekt me biznesmenin Jetullahu duke e kërcënuar dhe shantazhuar për të njëjtin audio-incizim.

Sipas bisedave të përgjuara në burgun e Gjilanit, ku ndodhej në paraburgim, Sheholli udhëzonte djemtë e tij, Alor dhe Imer Shehollin, që përmes një personi të identifikuar me emrin “Lorik”, të binin në kontakt me Jetullahun.

Fatmiri: duhet mi thirr ata eeee. Mi thirr Lorikun… vazhdimisht mos e le kete pune ashtu… Se edhe une kur jom kon jasht… qishtuuu u kon, se qishtu jan ata… Pa jau bo qishtu

Imeri: ani de une, sot mka thon qe sot ka mu taku se nuk u kon ksajde

Alori: Bablok une po ju thom bonju presion kapak, ky po thot une ss….

Fatmiri: mire de… edhe ju tregon qe ni video thuj qe ja ki qu nihere e qe e keni shantazhu thuj… Baba thuj, Arbeni e din qysh e ka shantazhu Fatmirin, kur ma ka pru ni video me ma kallxu aj, e din aj kush ja ka dhon… Thuj aj ska fol per kete pune, pooo nese flet thuj, ta dish qe puna osht koxhaa…

Kjo bisedë ishte përgjuar në dhjetorin e vitit 2025, gjatë një vizite të bashkëshortes dhe dy djemve të Shehollit në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan.

Në një tjetër vizitë, në janarin e vitit 2026, Sheholli udhëzon djalin, Imerin, që të shkojë te Nazmija, të cilin e identifikon si “vëllai i Hashimit”. Dyshohet se bëhet fjalë për Nazmi Thaçin, vëllain e ish-presidentit Hashim Thaçi.

Në dosjen e Prokurorisë dëshmohet se Sheholli i thotë djalit, Imerit, që të shkojë te Nazmiu në mënyrë që t’ia dërgoi një porosi viktimës së tij, biznesmenit Jetullahu. Idriz Thaçi, vëllai tjetër i ish-presidentit Thaçi, është ortak me Arben Jetullahun në një biznes në Mal të Zi.

Fatmiri: a u lajmeru Loriku a?

Imeri: ncuk

Fatmiri: ndegjom, shkon te Nazmija

Imeri: Kush osht Nazmija?

Fatmiri: Vllavi i Hashimit

Imeri: ku osht aj?

Fatmiri: perball shpis tina atje, perball ne Çagllavic

Imeri: poooo?

Fatmiri: edhe ne te thirr ne telefon Arbenin edhe ne ti thot kqyr mos e le djalin qishtu qishtu. Qe tek stu lajmru deri tash aj ja ka nis me (nuk kuptohet). A po kupton?

Imeri: u kry

Fatmiri: qaty perball, veq shkon

Alori: e di une ku osht shpija e tina

Fatmiri: tani del perjasht dikun me ta edhe i thu… se po ju percjell kush a najsan.

Në dosjen e Prokurorisë Speciale, nuk vërtetohet nëse djemtë e Shehollit e realizojnë takimin me personin me emrin “Nazmi”, e që Sheholli e identifikon si “vëllai i Hashimit”.

Sheholli përballet me dy akuza: spiunazh dhe shantazh.

JU REKOMANDOJMË

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”
25/08/2026 - 16:58

Fatmir Sheholli do të ulet tashmë në bankën e të akuzuarve pas ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, që e ngarkon për spiunazh. Në...

Më shumëDetails

Latifi: Plani i BIA-s që iu gjet Shehollit e konfirmon atë që e kemi paralajmëruar, Serbia do shkatërrimin e Kosovës përmes arabizimit

Latifi: Plani i BIA-s që iu gjet Shehollit e konfirmon atë që e kemi paralajmëruar, Serbia do shkatërrimin e Kosovës përmes arabizimit
25/08/2026 - 16:38

Analisti politik dhe profesori Blerim Laitfi ka reaguar pas publikimit të informatave nga dosja për spiunazh ndaj Fatmir Shehollit. Latifi thotë se plani i madh i BIA-s që...

Më shumëDetails

Dokumenti i RDB-së: Si tentoi inteligjenca serbe ta rekrutonte Albin Kurtin në burgun e Nishit

Dokumenti i RDB-së: Si tentoi inteligjenca serbe ta rekrutonte Albin Kurtin në burgun e Nishit
25/08/2026 - 16:30

Në aktakuzën e Prokurorisë Speciale për Fatmir Shehollin i dyshuar për spiunazh, përmendet edhe kryeministri në detyrë Albin Kurti. Në dosjen e Prokurorisë Speciale flitet për misionin e...

Më shumëDetails

‘‘Keni shkuar në Serbi pas Banjskës’’ – Riparimi i vagonëve që përplasi Aleancën me VV’në

‘‘Keni shkuar në Serbi pas Banjskës’’ – Riparimi i vagonëve që përplasi Aleancën me VV’në
25/08/2026 - 16:18

Një postimi i ish-deputetit të Aleancës, Daut Haradinaj, lidhur me riparimin e disa vagonëve ka nisur një përplasje në skenën politike. Në dokumentin e publikuar nga Haradinaj, kuptohej...

Më shumëDetails

Një javë pa takim për “emrat konkretë” për President, Kurti e Abdixhiku thanë se do të flisnin me partitë

Një javë pa takim për “emrat konkretë” për President, Kurti e Abdixhiku thanë se do të flisnin me partitë
25/08/2026 - 16:08

Albin Kurti dhe Lumir Abdixhiku thanë pas një takimi në Kuvend para një jave se do të flisnin me partitë e tyre për Presidentin e ri, përpara se...

Më shumëDetails

Dokumenti: Ja sa paguhej Fatmir Sheholli nga Serbia

RTK publikon një audio-incizim që e inkriminon Fatmir Shehollin
25/08/2026 - 15:47

Prokuroria Speciale ka zbuluar një shumë të të hollave në vlerë të përgjithshme prej 681 mijë dinarësh, apo afër gjashtë mijë euro, të cilat Fatmir Sheholli i kishte...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • RTK publikon një audio-incizim që e inkriminon Fatmir Shehollin

    Dokumenti: Ja sa paguhej Fatmir Sheholli nga Serbia

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • E dhimbshme: Ky është kosovari që vdiq në detin e Shëngjinit

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Arma e babait, kthimi nga Gjermania dhe vdekja e 25-vjeçares shtatzënë– krejt çka dihet për tragjedinë në Malishevë

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • QKUK-ja jep detaje për gjendjen e Egzon Bytyqit, të dyshuarit për vrasjen e bashkëshortes

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Detaje të reja nga hetimet për tragjedinë në KEK – si ndodhi ngjarja ku humbi jetën 32-vjeçari dhe çfarë zbuluan dëshmitë e punëtorëve?

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë