Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

KFOR’i deklarohet për hapjen e Urës së Ibrit

25/08/2026 - 21:28
në Kryesore, Lajme
A A
KFOR’i deklarohet për hapjen e Urës së Ibrit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka njoftuar për përditësimin e procesit të optimizimit të pranisë së tij në Kosovë, duke theksuar se mandati i misionit mbetet i pandryshuar dhe se siguria e të gjitha komuniteteve vazhdon të jetë prioritet.

KFOR thekson se procesi i optimizimit, i paralajmëruar më 12 qershor 2026, po zhvillohet në mënyrë graduale, të koordinuar dhe transparente me institucionet e Kosovës, Bashkimin Evropian, Policinë e Kosovës dhe EULEX-in.

Sipas misionit, procesi mund të kthehet mbrapsht nëse zhvillimet e ardhshme ndikojnë në sigurinë afatgjatë në Kosovë apo në stabilitetin rajonal.

Në kuadër të kësaj, kalimi gradual nga prania e përhershme e KFOR-it në Urën mbi Ibër është pjesë e procesit më të gjerë të optimizimit dhe pasqyron përmirësimin e situatës së sigurisë.

“Vendimet lidhur me praninë e KFOR-it në Urën e Mitrovicës bazohen në vlerësimin tonë të situatës së sigurisë. KFOR-i nuk ka mandat për të përcaktuar nëse ura duhet të hapet apo jo. Këtë duhet ta përcaktojnë BE-ja dhe institucionet përkatëse në Kosovë, pasi KFOR-i të përfundojë praninë e tij në këtë urë”, tha admirali George Wikoff, Komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli.

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Okzan Ulutash, ka theksuar se përkushtimi i misionit ndaj sigurisë së të gjithë qytetarëve mbetet i palëkundur.

“Përkushtimi i KFOR-it për sigurinë e të gjithë njerëzve që jetojnë në Kosovë është i palëkundur”, ka deklaruar Ulutaş, duke shtuar se prania e misionit do të vazhdojë përmes patrullimeve, pikave të vëzhgimit dhe kontakteve me komunitetet lokale.

Ky mision ka njoftuar se prania e KFOR-it do të rritet në disa zona, përfshirë, pjesën veriore të Kosovës.

Në njoftim, KFOR ka sqaruar edhe raportin e tij me Policinë e Kosovës, duke theksuar se zbatimi i ligjit nuk është pjesë e mandatit të KFOR-it.

“Zbatimi i ligjit nuk është pjesë e mandatit të KFOR-it”, thuhet në njoftim, ndërsa theksohet se misioni vazhdon bashkëpunimin me organizatat e sigurisë në Kosovë, përfshirë Policinë e Kosovës.

KFOR e përshkruan Policinë e Kosovës si institucion të ligjshëm vendor të zbatimit të ligjit dhe si reaguesin e parë të sigurisë për zbatimin e ligjit civil dhe sigurinë publike.

JU REKOMANDOJMË

Ish-kongresisti amerikan DioGuardi: Kalova jetën duke treguar kush janë shqiptarët – babai im vinte nga Kukësi

Ish-kongresisti amerikan DioGuardi: Kalova jetën duke treguar kush janë shqiptarët – babai im vinte nga Kukësi
25/08/2026 - 21:22

Në Prishtinë është shënuar 37-vjetori i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe Fondacionit Qytetar Shqiptaro-Amerikan, me seminarin “Një Premtim i Mbajtur: AACL dhe Rruga e Kosovës Drejt Lirisë dhe Pavarësisë”....

Më shumëDetails

Shantazhi ndaj biznesmenit, dosja zbulon përgjimet në paraburgim të Shehollit me familjarët

Shantazhi ndaj biznesmenit, dosja zbulon përgjimet në paraburgim të Shehollit me familjarët
25/08/2026 - 21:09

Aktakuza e Prokurorisë Speciale ndaj Fatmir Shehollit për spiunazh dhe shantazh përmban edhe detaje nga përgjimet e bisedave të tij me familjarët, të zhvilluara gjatë kohës sa ai...

Më shumëDetails

SHBA-ja largon minat nga Hormuzi, Trump paralajmëron Iranin për ‘tolerancë zero’

SHBA-ja largon minat nga Hormuzi, Trump paralajmëron Iranin për ‘tolerancë zero’
25/08/2026 - 20:43

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar të martën se të gjitha minat që egzistonin në ujërat ndërkombëtare të Ngushticës së Hormuzit janë larguar ose shkatërruar. Përmes një postimi...

Më shumëDetails

Kurti viziton familjen e policit Altin Kryeziu

Kurti viziton familjen e policit Altin Kryeziu
25/08/2026 - 20:10

Zgjidh gjuhën sq Albanian Kurti viziton familjen e policit Altin Kryeziu Viber Icon INDEKSONLINEE Martë, 25 Gusht 2026 20:05 Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti,...

Më shumëDetails

Kanada i “hakmerret” SHBA-së me tarifa

Kanada i “hakmerret” SHBA-së me tarifa
25/08/2026 - 20:08

Kanadaja thotë se do të përputhet në mënyrë efektive me tarifat amerikane “dollar për dollar” dhe do të vendosë kundërtaksa për çelikun, produktet e qumështit, pajisjet dhe një...

Më shumëDetails

Vizitë e paparalajmëruar, shefi i CIA-s raportohet se ka shkuar në Moskë

Vizitë e paparalajmëruar, shefi i CIA-s raportohet se ka shkuar në Moskë
25/08/2026 - 20:01

Drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, raportohet se ka udhëtuar të martën drejt Moskës në një vizitë të papritur. Mediat amerikane raportojnë se Ratcliffe ndodhet në kryeqytetin rus, por...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Shënime nga fletoret e xhepit të Shehollit – çfarë shkroi për Digën e Ujmanit

    Shënime nga fletoret e xhepit të Shehollit – çfarë shkroi për Digën e Ujmanit

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Pse përmendet vëllai i Hashim Thaçit në dosjen e Shehollit?

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Dokumenti: Ja sa paguhej Fatmir Sheholli nga Serbia

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Dokumenti i RDB-së: Si tentoi inteligjenca serbe ta rekrutonte Albin Kurtin në burgun e Nishit

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Ekskluzive: Ky është Viktor Petrushevski për të cilin Sheholli ndërmjetësoi takim me zyrtarin e BIA-s për planin e radikalizimit fetar të Kosovës

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë